Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mbajtën peng një person për 2 javë për t’i marrë 70 mijë euro, arrestohen 3 persona

2025/12/12 at 9:53 AM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Vlorës pasi mbanin peng prej 2 javësh një person nga Kosova duke e kërcënuar për t’i marrë 70 mijë euro.

Vilson Agaj, Orest Çorapaj dhe Julian Zogaj janë 3 personat e arrestuar nga fshatrat e Lumit të Vlorës. Burime për Report Tv kanë bërë me dije se ka qenë e motra e personit të marrë peng, e cila ka dënoncuar në polici nga Suedia marrjen peng të vëllait të saj.

Personi nga Kosova është identifikuar si Fisnik Xhaka ndërsa është dhunuar nga 3 të arrestuarit. Gjatë operacionit të zhvilluar nga Policia e Vlorës dhe forcat Operacionale, janë gjetur dhe sekuestruar në banesën e Julian Zogajt, ku dhe është mbajtur peng Xhaka, sasi canabisi dhe një radio marrëse-dhënëse e ngjashme me ato të Policisë.

“Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Hostage”.

Mbajtën peng dhe dhunuan një shtetas nga Kosova, me qëllim përfitimin e 70 000 eurove, arrestohen në flagrancë 3 shtetas.

Sekuestrohen lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa dhe një radio marrëse-dhënëse e ngjashme me ato të Policisë.

Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë dhe Seksioni për Mbështetjen Operacionale të Hetimit në DVP Vlorë, pas marrjes së informacionit nga familjarët se një pjesëtar i familjes së tyre mbahej peng në një apartament në qytetin e Vlorës, organizuan menjëherë punën për lokalizimin e banesës, kapjen e autorëve dhe lirimin e shtetasit të mbajtur peng.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale, në kuadër të operacionit policor të koduar “Hostage”,  u bë e mundur kapja në flagrancë e shtetasve:

  • J. Z., 25 vjeç, O. Ç., 18 vjeç dhe V. A., 35 vjeç, të tre banues në Vlorë.

Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas në një apartament në rrugën “Janaq Kilica”, lagjja “Osman Haxhiu”, kishin rrëmbyer dhe mbajtur peng që prej datës 28.11.2025 shtetasin F. X., 39 vjeç, banues në Mitrovicë, Kosovë, duke e dhunuar fizikisht dhe duke i kërkuar shumën prej 70 000 eurosh për lirimin e tij.

Gjatë operacionit policor u bë e mundur lirimi i menjëhershëm i shtetasit të mbajtur peng, i cili ka marrë dhe kujdesin e nevojshëm shëndetësor.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, në posedim të shtetasit J. Z., u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa, si dhe një radio marrëse-dhënëse e ngjashme me ato të Policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprat penale “Rrëmbim ose mbajtja peng e personit”, e kryer në bashkëpunim,

“Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, njofton policia.

Ju sugjerojmë

“Aplikoni për kreditë e buta”, Veliaj thirrje qytetarëve nga qelia: Janë 1200 kuota në dispozicion
Aktualitet

GJKKO, Veliaj shfuqizon avokatin e tij dhe kërkon të dalë nga kafazi i qelqit

12 Dhjetor, 2025 11:14 am
Banka Qendrore e Rusisë:Planet e BE për përdorimin e aseteve tona, të jashtëligjshme
Bota

Banka Qendrore e Rusisë:Planet e BE për përdorimin e aseteve tona, të jashtëligjshme

12 Dhjetor, 2025 10:46 am
Pezullimi i Ballukut/S’ka unanimitet në kolegj, çështja kalon në mbledhje gjyqtarësh
Aktualitet

Padia e kryeministrit/ Kushtetuesja mblidhet për të vendosur për shqyrtimin

12 Dhjetor, 2025 10:19 am
Forbes rendit 100 gratë më të fuqishme në botë
Bota

Forbes rendit 100 gratë më të fuqishme në botë

12 Dhjetor, 2025 10:08 am
Arrestimi i Alket Xhixhës dhe Elvin Merlikës, policia publikon pamjet
Kronikë

Arrestimi i Alket Xhixhës dhe Elvin Merlikës, policia publikon pamjet

12 Dhjetor, 2025 9:27 am
Orban: Trump ka një vizion të qartë për rënien e Evropës
Bota

Orban: Trump ka një vizion të qartë për rënien e Evropës

12 Dhjetor, 2025 9:14 am
Policia aksion në Dobraç dhe Fushë Kuqe, dy persona të arrestuar
Kronikë

Policia aksion në Dobraç dhe Fushë Kuqe, dy persona të arrestuar

12 Dhjetor, 2025 9:11 am
Me 81 vota, Parlamenti miraton buxhetin më të madh ndonjëherë
Kryesore

Me 81 vota, Parlamenti miraton buxhetin më të madh ndonjëherë

12 Dhjetor, 2025 9:08 am
Avokat i Popullit me firmat e PD dhe me votat e PS, reagon Endrit Shabani
Aktualitet

Avokat i Popullit me firmat e PD dhe me votat e PS, reagon Endrit Shabani

12 Dhjetor, 2025 8:39 am
Miratohet “paqja fiskale” në Kuvend, pavarësisht kundërshtive ndërkombëtare
Kryesore

Miratohet “paqja fiskale” në Kuvend, pavarësisht kundërshtive ndërkombëtare

12 Dhjetor, 2025 8:29 am
Para
Forbes rendit 100 gratë më të fuqishme në botë

Forbes rendit 100 gratë më të fuqishme në botë

Pezullimi i Ballukut/S’ka unanimitet në kolegj, çështja kalon në mbledhje gjyqtarësh

Padia e kryeministrit/ Kushtetuesja mblidhet për të vendosur për shqyrtimin

Banka Qendrore e Rusisë:Planet e BE për përdorimin e aseteve tona, të jashtëligjshme

Banka Qendrore e Rusisë:Planet e BE për përdorimin e aseteve tona, të jashtëligjshme

TE FUNDIT

GJKKO, Veliaj shfuqizon avokatin e tij dhe kërkon të dalë nga kafazi i qelqit

“Aplikoni për kreditë e buta”, Veliaj thirrje qytetarëve nga qelia: Janë 1200 kuota në dispozicion
12 Dhjetor, 2025

Në GJKKO po zhvillohet seanca për gjyqin paraprak të dosjes Veliaj. Avokati Artan Gërmenji ka kërkuar sërish që Erion Veliaj të...

Lexo më shumë

Banka Qendrore e Rusisë:Planet e BE për përdorimin e aseteve tona, të jashtëligjshme

Banka Qendrore e Rusisë:Planet e BE për përdorimin e aseteve tona, të jashtëligjshme
12 Dhjetor, 2025

Banka Qendrore e Rusisë tha të premten se planet e Bashkimit Evropian për t’i përdorur asetet e saj janë të...

Lexo më shumë

Padia e kryeministrit/ Kushtetuesja mblidhet për të vendosur për shqyrtimin

Pezullimi i Ballukut/S’ka unanimitet në kolegj, çështja kalon në mbledhje gjyqtarësh
12 Dhjetor, 2025

Gjykata Kushtetuese mblidhet sot për të vendosur marrjen në shqyrtim të padisë së kryeministrit, pas pezullimit nga detyra të numrit...

Lexo më shumë

Forbes rendit 100 gratë më të fuqishme në botë

Forbes rendit 100 gratë më të fuqishme në botë
12 Dhjetor, 2025

Pavarësisht të gjitha pengesave që hasën në vitin 2025 nga humbje vendesh pune që rivalizojnë ato të pandemisë, te përkeqësimi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com