Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mbahet sot takimi i ri në Bruksel për dinarin

2024/03/25 at 10:00 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Mbahet sot takimi i ri në Bruksel për dinarin

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviq, do të takohen sot në Bruksel për t’i vazhduar diskutimet për çështjen e dinarit serb, përdorimi i të cilit u ndalua në Kosovë muajin e kaluar.

Takimi i tyre, nën ndërmjetësimin e përfaqësuesit të posaçëm të Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak, është vazhdim i takimit të javës së kaluar, kur të dyja palët u pajtuan për të propozuar një zgjidhje për çështjen e dinarit.

Në takimin e sotëm, ata pritet t’i diskutojnë propozimet e secilës palë.

Përdorimi i dinarit për pagesa me para të gatshme në Kosovë u ndalua më 1 shkurt, kur Banka Qendrore e Kosovës e futi në fuqi një rregullore të re e cila përcaktoi euron si valutën e vetme zyrtare në vend.

Kjo çështje, pos që zemëroi Serbinë, nxiti mospajtime edhe mes Qeverisë së Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare, pasi komuniteti serb në Kosovë, prej vitesh, merr pagesa në dinarë nga buxheti i Serbisë.

Diplomatë perëndimorë i kërkuan Kosovës që ta pezullojë rregulloren, për t’iu dhënë kohë qytetarëve të prekur që të përshtaten me praktikën e re.

Në një intervistë dhënë REL-it javën e kaluar, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se nuk do të pranohen propozime për dinarin që janë në kundërshtim me rregulloren e BQK-së.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha pas takimit javën e kaluar se pret në takimin e 25 marsit të vazhdohen diskutimet për të gjetur një zgjidhje për çështjen e dinarit serb.

Stano tha se takimi i javës së kaluar “ishte i rëndësishëm për të saktësuar faktet dhe për të sqaruar disa çështje”.

“Palët u pajtuan që të vazhdojnë diskutimet për këtë çështje të hënën me 25 mars, me qëllim që të diskutojnë propozimet konkrete dhe të gjejnë një zgjidhje afatshkurtër”, shtoi ai.

Kjo ishte hera e parë që zyrtarë të Qeverisë së Kosovës morën pjesë në bisedime të tilla prej së hyri në fuqi rregullorja e BQK-së./REL

Ju sugjerojmë

OKB: Sulmet e Rusisë me dronë në Herson të Ukrainës përbëjnë krim lufte
Bota

OKB: Sulmet e Rusisë me dronë në Herson të Ukrainës përbëjnë krim lufte

29 Maj, 2025 1:16 pm
Kontroll i befasishëm në IEVP Durrës, sekuestrohen 10 celularë
Aktualitet

Kontroll i befasishëm në IEVP Durrës, sekuestrohen 10 celularë

29 Maj, 2025 1:00 pm
“Dyqan privat i partisë së krimit”/Berisha:Parlamenti po shndërrohet si bodrum mafie
Aktualitet

“Dyqan privat i partisë së krimit”/Berisha:Parlamenti po shndërrohet si bodrum mafie

29 Maj, 2025 12:55 pm
Opozita thirrje kundër maxhorancës, Peleshi: Jemi në Parlament, jo në cirk!
Aktualitet

Opozita thirrje kundër maxhorancës, Peleshi: Jemi në Parlament, jo në cirk!

29 Maj, 2025 12:50 pm
Mbyllet pas 15 minutash tensione seanca plenare, Berisha përplaset me Spiropalin
Aktualitet

Mbyllet pas 15 minutash tensione seanca plenare, Berisha përplaset me Spiropalin

29 Maj, 2025 12:40 pm
“Koha juaj ka mbaruar, ka perënduar”/ Spiropali i mbyll mikrofonin Berishës
Aktualitet

“Koha juaj ka mbaruar, ka perënduar”/ Spiropali i mbyll mikrofonin Berishës

29 Maj, 2025 12:38 pm
Nis me tensione seanca plenare në Kuvend/Berisha:Farsa zgjedhore me paratë e krimit
Aktualitet

Nis me tensione seanca plenare në Kuvend/Berisha:Farsa zgjedhore me paratë e krimit

29 Maj, 2025 12:29 pm
Jashtë Parlamentit, Kryemadhi: S’më vjen keq, karrigia nuk është e imja
Aktualitet

Jashtë Parlamentit, Kryemadhi: S’më vjen keq, karrigia nuk është e imja

29 Maj, 2025 12:27 pm
Nuk arriti të merrte një mandat/Alibeaj: Dal me kokën lart, këtu mbetën pazarxhinjtë
Aktualitet

Nuk arriti të merrte një mandat/Alibeaj: Dal me kokën lart, këtu mbetën pazarxhinjtë

29 Maj, 2025 12:20 pm
Deputeti i PS: Nëse u ble një votë nga njerëzit e mi për mua, shkoj me qejf në burg!
Aktualitet

Deputeti i PS: Nëse u ble një votë nga njerëzit e mi për mua, shkoj me qejf në burg!

29 Maj, 2025 12:17 pm
Para
Berisha kërkon kthimin në Kuvend/ Apeli i Gjykatës së Posaçme shqyrton sot kërkesën e ish-kryeministrit

Berisha kërkon kthimin në Kuvend/ Apeli i Gjykatës së Posaçme shqyrton sot kërkesën e ish-kryeministrit

Reshje dëbore në pranverë, në Kukës trashësia arrin deri në 10 cm

Reshje dëbore në pranverë, në Kukës trashësia arrin deri në 10 cm

Albana Fico largohet nga drejtimi i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë

Albana Fico largohet nga drejtimi i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë

TE FUNDIT

OKB: Sulmet e Rusisë me dronë në Herson të Ukrainës përbëjnë krim lufte

OKB: Sulmet e Rusisë me dronë në Herson të Ukrainës përbëjnë krim lufte
29 Maj, 2025

Ushtria ruse ka kryer krime lufte dhe krime kundër njerëzimit duke i sulmuar me dronë shënjestrat civile në rajonin jugor...

Lexo më shumë

Kontroll i befasishëm në IEVP Durrës, sekuestrohen 10 celularë

Kontroll i befasishëm në IEVP Durrës, sekuestrohen 10 celularë
29 Maj, 2025

Një kontroll i befasishëm është kryer në paraburgimin e Durrësit paraditen e sotme. Sipas tvklan mësohet se janë sekuestruar 10...

Lexo më shumë

“Dyqan privat i partisë së krimit”/Berisha:Parlamenti po shndërrohet si bodrum mafie

“Dyqan privat i partisë së krimit”/Berisha:Parlamenti po shndërrohet si bodrum mafie
29 Maj, 2025

Pas mbylljes së seancës plenare që zgjati rreth 15 minuta, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli për mediat, duke...

Lexo më shumë

Opozita thirrje kundër maxhorancës, Peleshi: Jemi në Parlament, jo në cirk!

Opozita thirrje kundër maxhorancës, Peleshi: Jemi në Parlament, jo në cirk!
29 Maj, 2025

Niko Peleshi, kreu i grupit parlamentar të PS, ka mbajtur fjalën e tij në Parlament pas rikthimit pas rreth dy...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com