Partia Socialiste do të mbledhë sot Kongresin Zgjedhor në orën 11:00 tek pallati i Kongreseve.
Në këtë kongres do të votohet Asamble e re, ku Rama ka kërkuar që të jenë të rinj dhe të filtrohen dy të punësuarit apo drejtorët që kanë poste në parti dhe administratë.
Një nga çështjet kryesore të diskutimeve për partinë që do të mbahet në fjalën e Sekretarit të Përgjithshëm dhe Kryetarit të PS do të jetë rienergjizimi dhe anëtarësimet e reja.
Gjithashtu Rama pas miratimit të Kuvendit për votën e emigranteve, pritet t’i kthehet edhe njëherë tureve jashtë vendit.
Po ashtu do të prezantojë edhe platforma për përzgjedhjen e kandidatëve.
Përpos partisë tre shtyllat objektiv të qeverisjes do të jenë turizmi-antikorrupsioni dhe mirëqeverisja.