Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mbahet mesha e parë pas rihapjes së Katedrales Notre Dame

2024/12/08 at 6:04 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Mbahet mesha e parë pas rihapjes së Katedrales Notre Dame

Në Katedralen Notre Dame të Parisit u mbajt sot mesha e parë në pesë vjet, një ditë pasi ajo u rihap me një ceremoni zyrtare.

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara Donald Trump dhe zonja e parë Jill Biden iu bashkuan dhjetëra krerëve të shteteve në ceremonitë e rihapjes së Katedrales të shtunën, pesë vjet pasi ndërtesa ikonike e Parisit i shpëtoi shkatërrimit total nga një zjarr i madh.

Ceremonitë, përfshirë dy mesha të mbajtura sot, ofrojnë një moment shkëlqimi për Francën mes paqëndrueshmërisë politike në vend.

Udhëheqës botërorë dhe besimtarë morën pjesë në meshën e parë pas pesë vjetësh në Katedralen Notre Dame sot në Paris. Mesha e drejtua nga kryepeshkopi i Parisit Laurent Ulrich.

“Ngado që na ndiqni, këtu katedrale, përballë një ekrani kudo në botë apo jashtë duke dëgjuar me çdo mjet tjetër komunikimi. Ju përshëndes me emocione të forta”, tha ai.

Mesha pasoi frymën festive të ceremonive të rihapjes, të mbajtura të shtunën.

Kryepeshkopi i Parisit Laurent Ulrich hapi dyert e Katedrales Notre Dame të shtunën në mbrëmje përmes trokitjes rituale të portës me një skeptër të veçantë.

Presidenti i zgjedhur Donald Trump ishte në mesin e më shumë se 1500 të ftuarve që morën pjesë në ceremoninë e mbrëmjes, duke shënuar udhëtimin e tij të parë jashtë vendit pas fitores në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara.

Papa Françesku dërgoi një mesazh, duke ndarë gëzimin e tij për restaurimin dhe rihapjen e Katedrales Notre Dame

Presidenti francez Emmanuel Macron falënderoi të gjithë ata që kishin ndihmuar për rindërtimin e Katedrales Notre Dame. Kombet e mëdha, tha ai, mund të realizojnë atë që duket e pamundur.

Më herët të shtunën, Macron dhe Trump zhvilluan bisedime private dhe më pas takuan presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

Zonja e parë Jill Biden ishte gjithashtu e pranishme në ceremonitë e rihapjes së Katedrales Notre Dame të shtunën, të cilat u shoqëruan me muzikë.

Notre Dame sot u hap për publikun.

“Si katolik, për mua, është shumë e rëndësishme. Kjo është e rëndësishme për historinë e Francës dhe për fenë time. Kjo është gjithashtu e rëndësishme sepse dëshmon aftësitë tona”, tha biznesmeni francez Gaspard De Franssu.

“Unë jam e besimit hindu, por ashtu si njerëzit e tjerë nga mbarë bota, erdha këtu për të vizituar këto objekte fetare”, thotë turistja amerikane Palak Arora.

Zjarri i vitit 2019, që pothuajse shkatërroi Katedralen Notre Dame, tronditi botën. Qindra miliona dollarë dhe puna e qindra artizanëve ndihmuan në realizimin e premtimit të Presidentit Macron për ta rindërtuar atë në pesë vjet.

Ceremonitë festive për rihapjen e Katedrales Notre Dame vijnë në fund të një viti të vështirë për Francën, e cila po përballet me një borxh dhe deficit të lartë, pakënaqësi të punonjësve dhe rënien e qeverisë konservatore të Macronit.

Të paktën në këto momente vendi ka arsye për të festuar./VOA

Ju sugjerojmë

Gjykata Kushtetuese rikthen në detyrë Belinda Ballukun
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese rikthen në detyrë Belinda Ballukun

12 Dhjetor, 2025 4:24 pm
Rama shkarkon nga detyra zëvendësministrin e Brendshëm Julian Hodaj
Aktualitet

Rama shkarkon nga detyra zëvendësministrin e Brendshëm Julian Hodaj

12 Dhjetor, 2025 4:17 pm
PD kërkon përjashtimin e Ballës me 30 ditë nga punimet në Kuvend
Kryesore

PD kërkon përjashtimin e Ballës me 30 ditë nga punimet në Kuvend

12 Dhjetor, 2025 4:15 pm
Ankimi i qeverisë për pezullimin e Ballukut,Kushtetuesja vendos kalimin për shqyrtim
Aktualitet

Ankimi i qeverisë për pezullimin e Ballukut,Kushtetuesja vendos kalimin për shqyrtim

12 Dhjetor, 2025 3:54 pm
Zgjedhja e Brahos në krye të SPAK,Berisha:Prania e ambasadorëve, mesazh kundër Ramës
Kryesore

Zgjedhja e Brahos në krye të SPAK,Berisha:Prania e ambasadorëve, mesazh kundër Ramës

12 Dhjetor, 2025 3:52 pm
I akuzuar për 14 vepra të rënda kriminale, GJKKO kalon për gjykim Laert Haxhiun
Kronikë

I akuzuar për 14 vepra të rënda kriminale, GJKKO kalon për gjykim Laert Haxhiun

12 Dhjetor, 2025 2:50 pm
Sherri mes adoleshentëve në Shkodër, njëri qëllon edhe me thikë
Kronikë

Sherri mes adoleshentëve në Shkodër, njëri qëllon edhe me thikë

12 Dhjetor, 2025 2:26 pm
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Le Monde: Ukraina e gatshme të pranojë një zonë të demilitarizuar në Donbas

12 Dhjetor, 2025 1:16 pm
Fituesi i Eurovisionit rikthen trofeun në shenjë proteste kundër Izraelit
Bota

Fituesi i Eurovisionit rikthen trofeun në shenjë proteste kundër Izraelit

12 Dhjetor, 2025 12:38 pm
GJKKO shtyn për në 5 janar seancën për Veliajn
Aktualitet

GJKKO shtyn për në 5 janar seancën për Veliajn

12 Dhjetor, 2025 11:58 am
Para
Fadil Fazliu deklarohet i pafajshëm për akuzat e Speciales, Thaçi dhe Smakaj nuk deklarohen për akuzat

Fadil Fazliu deklarohet i pafajshëm për akuzat e Speciales, Thaçi dhe Smakaj nuk deklarohen për akuzat

Osmani takon Trump dhe Macron : Kemi besim në mbështetjen e fortë të SHBA-së!

Osmani takon Trump dhe Macron : Kemi besim në mbështetjen e fortë të SHBA-së!

E pazakontë, babai me 8 fëmijë zgjedh dhëndrin si kujdestar

E pazakontë, babai me 8 fëmijë zgjedh dhëndrin si kujdestar

TE FUNDIT

Gjykata Kushtetuese rikthen në detyrë Belinda Ballukun

Gjykata Kushtetuese rikthen në detyrë Belinda Ballukun
12 Dhjetor, 2025

Gjykata Kushtetuese vendosi të kthejë në detyrë zv.kryeministren Belinda Balluku, pasi mori në shqyrtim ankimin e Kryeministrit Edi Rama kundër...

Lexo më shumë

Rama shkarkon nga detyra zëvendësministrin e Brendshëm Julian Hodaj

Rama shkarkon nga detyra zëvendësministrin e Brendshëm Julian Hodaj
12 Dhjetor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra zëvendësministrin e Brendshëm Julian Hodaj. Vendimi u mor sot në mbledhjen e qeverisë...

Lexo më shumë

PD kërkon përjashtimin e Ballës me 30 ditë nga punimet në Kuvend

PD kërkon përjashtimin e Ballës me 30 ditë nga punimet në Kuvend
12 Dhjetor, 2025

Grupi i PD ka kërkuar përjashtimin e kreut të grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, me 30 ditë nga punimet...

Lexo më shumë

Ankimi i qeverisë për pezullimin e Ballukut,Kushtetuesja vendos kalimin për shqyrtim

Ankimi i qeverisë për pezullimin e Ballukut,Kushtetuesja vendos kalimin për shqyrtim
12 Dhjetor, 2025

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të kalojë për shqyrtim ankimin e kryeministrit Edi Rama kundër vendimit të GJKKO-së që pezulloi Belinda Ballukun...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com