-U tha në Opinion

Mazniku:Bashkia ka legjitimitet që të përfshihet në çështjen e zgjedhjeve në FSHF


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:20 - 24/01/22 |
Opi Nion

Nënkryetari i PD, Arbi Mazniku ka shpjeguar pozicionin e kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj për akuzat ndaj kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka dhe zgjedhjet që do të zhvillohen në këtë institucion.

Mazniku tha në emisionin “Opinion” se Bashkia është aksionere me 36 % tek një klub, gjë e cila i lejon Veliajt që të përfshihet në çështjen e zgjedhjeve të Federatës Shqiptare të Futbollit.

“Erion Veliaj është aksioner i një prej klubeve të Tiranës me 36 % dhe përveç kësaj me titullin si kryetar Bashki është dhe pronar i pjesës më të madha dhe të fushave ku shumica e shoqatave të vogla sportive zhvillojnë aktivitetin e tyre. Përsa kohë që një person ka legjitimitet për të qenë brenda kësaj gare. Por a është i rëndësishëm futbolli në punë e Bashkisë? Padyshim që po. Për këtë arsye Bashkia përveç se është aksionere e drejtpërdrejtë dhe e legjitimuar për të qenë pjesë e kësaj gare jos i pjesë e politikës por si e legjitimuar. Sporti ndodh në Bashki për qytetarët e këtij qyteti dhe ka rëndësi që futbolli të ketë zërine e tij.”-tha Mazniku./Opinion.al

Pas