Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mazhoranca tërhiqet nga neni që dënonte gazetarët, ja varianti i ri

2016/09/02 at 11:43 AM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Reforma në Drejtësi/ Çfarë janë ‘vendet e rezervuara’ që kërkon PD?

Mazhoranca duket se  është tërhequr nga nenet e përfshira me fshehtësi në projektligjet paketës së Reformës në Drejtësi, që dënonin gazetarët për “influencë të papërshtatshme” në punën e prokurorëve.

Është pikërisht neni 13 në pikën 3 që thotë se çdo influencë mbi punën e prokurorëve dënohet me burg, përfshirë këtu specifikisht edhe mediat.

Tërheqja e shumicës erdhi dje gjatë një konsultimi që kryetari i Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj, zhvilloi me shoqatat e gazetarëve.

Mësohet se gjatë takimit me dyer të mbyllura, kreu i Komisionit është shprehur se formulimet e neneve nuk kanë pasur për qëllim të dënojnë gazetarët. Ai, së bashku me Artan Hoxhën, kryetari i grupit të ekspertëve të nivelit të lartë, u kanë propozuar përfaqësuesve të mediave një variant të ri të riformulimit të neneve problematike, duke ua lënë atyre në dorë zgjedhjen.

Këtë fakt e ka konfirmuar për “Panoramën” kryetari i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa.

“Ne ramë dakord, të gjithë përfaqësuesit që ishim të thërritur në konsultë, në prani dhe të Artan Hoxhës, që është kryetar i grupit të ekspertëve për Reformën në Drejtësi. Nga tri versionet e ndryshimeve që bëhen në pikat e neneve 13 dhe 6, ne zgjodhëm variantin e tretë që na sugjeruan ata. Nga ky hiqet stilema për “ndikimin apo influencën e papërshtatshme”, dhe në nenin e riformuluar flitet në parim dhe hiqen adresimet dhe kërcënimet për mediat”, u shpreh Çipa.

JA RIFORMULIMI

Në variantin e ri të nenit që flet për “pavarësinë e prokurorëve” është hequr parashikimi ligjor që flet për dënimin me burg të gazetarëve për “influencë të papërshtatshme”. Në këtë nen të ri flitet për të drejtën që i jep ligji vendimmarrjes së pavarur që kanë prokurorët në funksionin e tyre, pavarësisht ndikimeve të paligjshme, të brendshme apo të jashtme, që mund të kenë nga autoritetet publike apo private.

“Ligji garanton pavarësinë dhe autonominë e nevojshme për marrjen e vendimeve gjatë ushtrimit nga prokurorët të funksionit të tyre kushtetues e ligjor, pavarësisht ndikimit të paligjshëm të brendshëm apo të jashtëm nga çdo autoritet publik a privat”, thuhet në nenin e ri. Ky nen do të jetë i njëjtë si në projektligjin “Për Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion”, po ashtu dhe në projektligjin “Për Prokurorinë e Përgjithshme”.

Etiketa: denimigazetaretmazhorancanenivarianti

Ju sugjerojmë

“Jemi besnikë të BE”, Rama në forumin e Bledit: Marta Kos e do Shqipërinë në Union
Politikë

“Jemi besnikë të BE”, Rama në forumin e Bledit: Marta Kos e do Shqipërinë në Union

1 Shtator, 2025 1:45 pm
Berisha mesazh ngushëllimi për Anagnostin: Dielli perëndoi për kolosin e regjisë
Aktualitet

Berisha mesazh ngushëllimi për Anagnostin: Dielli perëndoi për kolosin e regjisë

1 Shtator, 2025 12:58 pm
“U intimiduan dëshmitarët”, Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK
Aktualitet

“U intimiduan dëshmitarët”, Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK

1 Shtator, 2025 12:53 pm
Hakerat rusë “sulmojnë” avionin e Von der Leyen,avioni u detyrua të ulet në Bullgari
Bota

Hakerat rusë “sulmojnë” avionin e Von der Leyen,avioni u detyrua të ulet në Bullgari

1 Shtator, 2025 12:15 pm
Tërmeti në Afganistan, shkon mbi 800 numri i viktimave
Bota

Tërmeti në Afganistan, shkon mbi 800 numri i viktimave

1 Shtator, 2025 11:47 am
Cila do të jetë strategjia e opozitës në paralament? Flet Berisha
Kryesore

Cila do të jetë strategjia e opozitës në paralament? Flet Berisha

1 Shtator, 2025 11:02 am
Tërmet në Afganistan, mbi 600 persona humbin jetën
Bota

Tërmet në Afganistan, mbi 600 persona humbin jetën

1 Shtator, 2025 9:51 am
Profil/ Kush ishte Dhimitër Anagnosti, realizoi 14 filma dhe 10 dokumentarë
Aktualitet

Profil/ Kush ishte Dhimitër Anagnosti, realizoi 14 filma dhe 10 dokumentarë

1 Shtator, 2025 9:40 am
Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, Rama: Babai i kinemasë shqiptare, lamtumirë
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, Rama: Babai i kinemasë shqiptare, lamtumirë

1 Shtator, 2025 9:02 am
Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare regjisori i shquar, Dhimitër Anagnosti
Aktualitet

Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare regjisori i shquar, Dhimitër Anagnosti

1 Shtator, 2025 8:38 am
Para
Adrola Dushi nis punën në SHBA, ja brandi për të cilin pozon

Adrola Dushi nis punën në SHBA, ja brandi për të cilin pozon

Policia e Kosovës: Ja çfarë iu gjet deputeteve të arrestuara të Vetëvendosjes

Policia e Kosovës: Ja çfarë iu gjet deputeteve të arrestuara të Vetëvendosjes

Bio/ Ja kush është ministri i ri i Transporteve

Bio/ Ja kush është ministri i ri i Transporteve

Please login to join discussion

TE FUNDIT

“Jemi besnikë të BE”, Rama në forumin e Bledit: Marta Kos e do Shqipërinë në Union

“Jemi besnikë të BE”, Rama në forumin e Bledit: Marta Kos e do Shqipërinë në Union
1 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama ndodhen në Slloveni ku ka marrë pjesë në edicionin e 20 të Forumit Strategjik të Bledit, në diskutimin...

Lexo më shumë

Berisha mesazh ngushëllimi për Anagnostin: Dielli perëndoi për kolosin e regjisë

Berisha mesazh ngushëllimi për Anagnostin: Dielli perëndoi për kolosin e regjisë
1 Shtator, 2025

Anagnosti. Kryedemorkati shkruan në një postim në rrjetet sociale, se “dielli” perëndoi përgjithmonë për kolosin e regjisë dhe filmit dhe...

Lexo më shumë

“U intimiduan dëshmitarët”, Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK

“U intimiduan dëshmitarët”, Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK
1 Shtator, 2025

Sot deputetja e PL, Monika Kryemadhi u paraqit në SPAK, në zbatim të masës “detyrim paraqitjeje” për dosjen e lobimit...

Lexo më shumë

Hakerat rusë “sulmojnë” avionin e Von der Leyen,avioni u detyrua të ulet në Bullgari

Hakerat rusë “sulmojnë” avionin e Von der Leyen,avioni u detyrua të ulet në Bullgari
1 Shtator, 2025

Një sulm kibernetik, i cili dyshohet se është kryer nga Rusia shënjestroi të dielën Avionin me të cilin po udhëtonte...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com