Aktualitet

Mazhoranca miraton Aktin Normativ “anti-KÇK” në Komisionin e Sigurisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:31 - 19/02/20 |
Al Do

Mazhoranca miratoi sot në Komisionin e Sigurisë Aktin Normativ për anti-KÇK-në. Që prej miratimit të tij nga qeveria më 31 janar, Parlamenti duhet të shprehet brenda 45 ditëve nëse do ta miratojë ose rrëzojë.

Zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda argumentoi se ky akt i jep policisë akses në të dhëna që nuk i ka pasur më parë por pranoi se nuk është llogaritur ende shifra e saktë për ndikimin që do të ketë në buxhet hetimet nga ekspertë të fushave të tjera.

OFL përbëhet nga ekspertë që janë brenda Policisë Shtetit. Në hetime të posaçme, kryesisht hetime pasurore, do të kërkohet mendimi i ekspertëve në fusha të tjera, të cilët do të kenë ndikim në buxhet, por nuk është llogaritur saktë shifra. Policia do të pasurohet me një flotë mjetesh të reja. OFL do të ketë degët e saj edhe në drejtoritë vendore në qarqe. Aksesi në databaza ka filluar. Policia e Shtetit mund të ketë të dhëna në databaza ku nuk ka pasur më parë”, deklaroi Voda.

Deputeti socialist Spartak Braho  justifikoi masat e jashtëzakonshme të parashikuara duke marrë si shembull Italinë dhe SHBA-në.

Nuk jemi ne të parët që aplikojmë masa të jashtëzakonshme kundër kriminalitetit. Italia në vitet ’80, i ka aplikuar ato. SHBA pas 11 shtatorit aplikoi masa të forta që preknin të drejtat e njeriut. Edhe ne kemi zgjedhur këtë masë.” tha ai.

Pas diskutimeve, akti normativ u miratua. /Opinion.al

Pas