Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mazhoranca e bën fakt të kryer, drafti i Drejtësisë do të kalojë në seancë

2016/06/22 at 8:28 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Mazhoranca e bën fakt të kryer, drafti i Drejtësisë do të kalojë në seancë

Në përfundim të mbledhjes së Këshillit të Rregullores dhe Mandateve, kryetari i komisionit për reformën në drejtësi, Fatmir Xhafaj deklaroi se drafti për reformën do të kalojë për miratim në seancë.

Xhafaj theksoi se pritshmëria e qytetarëve për këtë reformë është shuëm e lartë, ndaj kjo gjë e kalon interesin e çdo individi apo force politike.

“Ajo çfarë ka shkruar Gramoz Ruçi (në një letër dërguar Ilir Metës për çuarjen në seancë të draftit) është çfarë kanë kërkuar Paloka dhe Bylykbashi për dekriminalizimin, që produkti i komisionit parlamentar të kalonte në seancë dhe kjo po ndodh”, tha Xhafaj.

Ai ka theksuar se në rastin e dekriminalizimit, drafti kaloi në seancë me vetëm me 2 firma deputetësh, të Bylykbashit dhe Ballës, si kryetar dhe nënkryetar të komisionit të posaçëm parlamentar.

“Precedenti është njësoj sikur është një grup, ashtu edhe kur janë disa grupe. Nuk mund të thuash që kur jemi disa grupe ta bëjmë kështu, kur jemi një ta bëjmë ashtu. Rregullorja është një e vetme”, ka insistuar Xhafaj.

Ai ka sqaruar se, “drafti do të hyjë në procedurë, më pas konferenca e kryetarëve do të vendosë që të hyjë në kalendar e pastaj do ta shqyrtojnë ligjvënësit”, në vartësi të disa aspekteve.

Deputeti socialist ka shtuar më tej se, është momenti që për ndryshimet kushtetuese të shprehen grupet parlamentare, raporton express. 

“Komisioni ka përmbushur detyrën e tij. Dhe është në procesin kushtetues për t’ia kaluar Kuvendit. Komisionet e posaçme parlamentare janë komisione kushtetuese”, tha Xhafaj.

Pas mbledhjes deputeti demokrat Arben Ristani tha se deputetë të mazhorancës u përpoqën që të anashkalojnë nenin 77 të rregullores për kalimin e draftit të reformës në drejtësi.

“Ishte një kërkesë jashtë ligjit, jashtë normales me sa duket menduan ta shtrojnë në komisionin e Rregullores për t’ju përgjigjur pyetjes nëse duhet të zbatohet neni 77. Neve nuk na bind logjika e të majtëve por rregullorja e kuvendit. Edhe ne duhet ta fusim shpejt, por rregullores nuk kemi çfarë të bëjmë. Do kalojë nga konferenca e kryetarëve e cila do vendosë sigurisht në bazë të rregullores. Kemi të bëjmë me një reformë të rëndësishme që me sa duket do shkojë pa konsensus sepse ata nuk duan të ecin me shpejtësinë veneciane. Është një ecje arrogante, shumë vite prapa për Shqipërinë. Edhe për dekriminalizimin është ndjekur e njëjta procedurë sipas nenit 77.  Kur kalohet në seancë kalohet mbi bazën e nenit 77 të rregullores. Kjo është e shkruar dhe nuk di tjetër. Duhet të ecim në bazë të rregullave të shkruara. Praktika e kësaj mazhorance që ecën sipas kohës së Enverit: “Pse ligjet tona do na pengojnë ne?!”, deklaroi Ristani.

Ju sugjerojmë

Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
Aktualitet

Situata me zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orë 18 vatra, 3 ende aktive

10 Korrik, 2025 9:56 am
Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
Rajoni

Rreziku i një situate të paprecedentë në Kosovë pas afatit të 26 korrikut

10 Korrik, 2025 9:54 am
“35 vjetori i rënies së Dëshmorit të Parë të Demokracisë”/Berisha vizitë në Kavajë
Aktualitet

“35 vjetori i rënies së Dëshmorit të Parë të Demokracisë”/Berisha vizitë në Kavajë

10 Korrik, 2025 9:44 am
Moska akuzon Merzin se dëshiron të marrë pjesë në luftë
Bota

Moska akuzon Merzin se dëshiron të marrë pjesë në luftë

10 Korrik, 2025 9:31 am
Shumë njerëz në Gjermani nuk mund të jetojnë nga rroga
Bota

Shumë njerëz në Gjermani nuk mund të jetojnë nga rroga

10 Korrik, 2025 9:24 am
Berlin: Bundestagu debaton për buxhetin për vitin 2025
Bota

Berlin: Bundestagu debaton për buxhetin për vitin 2025

10 Korrik, 2025 9:17 am
Rama: Kaltërsi dhe relaks në plazhin publik të Velipojës
Aktualitet

Rama: Kaltërsi dhe relaks në plazhin publik të Velipojës

10 Korrik, 2025 9:09 am
Pogradec/Humbi kontrollin e mjetit dhe përfundoi në liqen, ndërron jetë 34-vjeçari
Aktualitet

Pogradec/Humbi kontrollin e mjetit dhe përfundoi në liqen, ndërron jetë 34-vjeçari

10 Korrik, 2025 9:06 am
Ndryshon skema kombëtare e bujqësisë për 2025, shtohen masa të reja financimi
Aktualitet

Ndryshon skema kombëtare e bujqësisë për 2025, shtohen masa të reja financimi

10 Korrik, 2025 8:51 am
Gjendet trupi i heroit të Shkodrës! Kapiteni humbi jetën duke shpëtuar dy turistë
Aktualitet

Gjendet trupi i heroit të Shkodrës! Kapiteni humbi jetën duke shpëtuar dy turistë

10 Korrik, 2025 8:44 am
Para
A po përgatitet SHBA për luftën e tretë botërore?

A po përgatitet SHBA për luftën e tretë botërore?

Drejtoria e Bizneseve: Kopështi Diren nuk rezulton i regjistruar

Drejtoria e Bizneseve: Kopështi Diren nuk rezulton i regjistruar

Kuqezinjtë mbërrijnë nesër, ja pritja madhështore organizuar për ta

Kuqezinjtë mbërrijnë nesër, ja pritja madhështore organizuar për ta

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Situata me zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orë 18 vatra, 3 ende aktive

Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
10 Korrik, 2025

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 18 vatra zjarri, nga të cilat 3 janë ende aktive. Këto vatra zjarri...

Lexo më shumë

Rreziku i një situate të paprecedentë në Kosovë pas afatit të 26 korrikut

Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
10 Korrik, 2025

Situata në Kosovë mbetet e bllokuar, ndërsa heqja e mandateve të deputetëve – një opsion i përmendur në rast të...

Lexo më shumë

“35 vjetori i rënies së Dëshmorit të Parë të Demokracisë”/Berisha vizitë në Kavajë

“35 vjetori i rënies së Dëshmorit të Parë të Demokracisë”/Berisha vizitë në Kavajë
10 Korrik, 2025

Kreu i Partisë Demokratike do të vizitojë sot Kavajën. Kështu shkruan në rrjetin social “Facebook”, ku ndër të tjera tregon...

Lexo më shumë

Moska akuzon Merzin se dëshiron të marrë pjesë në luftë

Moska akuzon Merzin se dëshiron të marrë pjesë në luftë
10 Korrik, 2025

Ministria e Jashtme e Rusisë akuzon qeverinë gjermane se synon të marrë pjesë në sulmet ushtarake të Ukrainës përtej kufijve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com