Pas debateve në mbledhjen e tij të parë, Komisioni Hetimor Parlamentar për zgjedhjet e 25 prillit është mbyllur me bojkotin e socialistëve në mbledhjen e dytë.
Përmes një postimi në Facebook, deputeti demokrat Gazment Bardhi shprehet se pavarësisht kësaj, nuk mund ta pengojnë opozitën në hetimin parlamentar të asaj që e cilëson si masakra zgjedhore.
“Bojkoti i Komisionit Hetimor për masakrën zgjedhore të 25 Prillit nga anëtarët e Partisë Socialiste është dëshmi e qartë e papërgjegjshmërisë së tyre në raport me interesin e qytetarëve. Edhe pse kërkuan vetë që mbledhja e Komisionit të vijonte në datën 20, sot zgjodhën bojkotin. Është e qartë që ato që vodhën zgjedhjet, përdorën krimin dhe paratë e korrupsionit për të blerë vota, që përdorën shtetin në zgjedhje, nuk kanë interes për të faktuar masakrën zgjedhore. Opozitën nuk e pengojnë dot në ushtrimin e të drejtave dhe përgjegjësive të saj për hetimin parlamentar të masakrës zgjedhore të 25 Prillit”, shkruan Bardhi./Opinion.al