Sport

Mayweather provokon McGregor dhe Khabib: Ndeshem me të dy brenda një dite


               Publikuar në : 12:42 - 15/02/20 |
Opi Nion

Floyd Mayweather ka provokuar Conor McGregor dhe Khabib Nurmagomedov, duke u shprehur se mund të rikthehet në ring për t’u ndeshur brenda një dite me dy kundërshtarë

42-vjeçari është tërhequr dhe rikthyer në ring herë pas herë, por përballjen e fundit në ring e ka pikërisht kundër ish-kampionit të UFC, McGregor, në gusht 2017. Por tani ai ka zbuluar se është në bisedime për t’u rindeshur me irlandezin, por edhe me kundërshtarin e tij të flaktë, Khabib.

Në një postim në rrjetet sociale ai ka ngacmuar ndjekësit duke folur për të promovuar një ndeshje “Mayweather – McGregor 2, 2020”.

Mayweather, i cili mbylli karrierën pa asnjë humbje, foli për idenë në një intervistë që dha së fundmi. “Kam biseduar edhe për t’u ndeshur me Khabib dhe Conor në të njëjtën ditë”, zbuloi amerikani. “Në mëngjes kundër Khabib dhe në darkë kundër Conor. Ti si shikues paguan një herë, rreth 250 dollarë, dhe i sheh të dy ndeshjet”.

Presidenti i UFC, Dana White, nuk e ka fshehur asnjëherë dëshiron për të ndërmjetësuar një ndeshje të dytë Mayëeather-McGregor, pasi e para ishte një ndër më fitimprurëset në historinë e boksit./ Opinion.al

Pas