Shumë pak kush e di, që këngëtarja e muzikës popullore Maya Aliçkaj i ka përfunduar studimet për aktrim dhe këtë javë do ta shihni të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar me premierën e re, “Spiuni i Ballkanit”. Kjo komedi që vihet në skenë nga regjisori Spiro Duni, do ti japë mundësinë Mayas të interpretojë krah emrave të njohur të skenës shqiptar si, Ndriçim Xhepa, Albano Prodani, Besmir Bitraku dhe Alesia Xhemalajt. Vepra e Dushan Kovaçeviç dramaturgut të njohur serb, i cili ka arritur të ndërtojë një dramë familjare, plot humor dhe batuta të ndërthurur mjeshtërisht dhe me pak personazhe, do të vijë për publikun kryeqytetas premierë në 14 nëntor.