Te Fundit

Maxi Lopez ka denoncuar Wanda Narën e Icardit, mund të përfundojë në burg


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:26 - 18/10/18 |
el ida

Wanda është hedhur në gjyq nga ish-bashkëshorti i saj, Maxi Lopez, për shpërndarjen në rrjetet sociale të të dhënave personale, duke përfshirë edhe numrin e celularit të ish-burrit. Ngjarja ka ndodhur më 22 qershor të 2015-ës. Katër muaj burg është kërkesa e bërë nga zëvendësprokurori i Gjykatës së Milanos për bashkëshorten dhe menaxheren e kapitenit të Interit, Mauro Icardi.

Pas përfundimit të martesës dhe një serie akuzash ndaj njëri-tjetrit, bukuroshja argjentinase (sipas akuzës) ka vendosur të publikojë në në rrjetet sociale të dhënat personale të ish-burrit. Një situatë që i krijoi jo pak probleme ish-sulmuesit të Milan-it, i cili ka thënë se situata e krijuar pati pasoja edhe në merkato, duke e bërë të vështirë për sulmuesin që të gjente skuadër.

Ndërkohë, avokati i Nara, Giuseppe di Carlo, ka kërkuar shfajësimin e klientes së tij, sepse “nuk ka asnjë provë përgjegjësie” të gruas. “Nuk ka asnjë provë që ajo të ketë qenë autorja e postimeve në rrjetet sociale dhe as që i ka shkaktuar një dëm lojtarit”, ka thënë Di Carlo.

Vendimi i gjykatës do të jepet më 29 tetor.

Pas