Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mavraj thumbon Canën e larguar: “Kapiteni duhet ti shërbejë ekipit jo publikut”

2016/08/30 at 2:19 PM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Mavraj thumbon Canën e larguar: “Kapiteni duhet ti shërbejë ekipit jo publikut”

Në konferencën e sotme për shtyp të kombëtares, para mediave është paraqitur mbrojtësi i Këlnit Mërgim Mavraj dhe mesfushori i Peskarës, Ledian Memushaj. Gjatë përgjigjeve të pyetjeve të bëra nga gazetarët, Mavraj shfaqi bindje se eksperienca e fituar në Europian do t’i shërbejë skuadrës për mirë në të ardhmen.


Vëmendja më e madhe gjatë fjalës së tij ishte te kapiteni i ardhshëm i kombëtares, temë për të cilën Mavraj dha një përgjigje shumë thumbuese ndaj ish­kapitenit Cana. Ai gjithashtu mohoi një largim të mundshëm nga Këlni, duke qënë se mediat e kanë lidhur emrin e tij me një transferim drejt Sampdorias. Sa e njihni Marokun? Fillimisht është një ndeshje me rëndësi shumë të madhe, pasi tani fillon realiteti. Kemi pasur një aventurë shumë të madhe, shumë të bukur, kurse tani është një miqësore që na duhet për t’u kthyer në realitet dhe për të qenë gati për sfidat e ardhshme. Për Marokun mund të them se njohim lojtarët por si skuadër nuk e kemi parë shpesh. Por ne do të përgatitemi maksimalisht me cilësitë tona dhe do të mundohemi të bëjmë maksimumin. Si është atmosfera në skuadër pas Europianit dhe a i druheni euforisë? Besoj se pas kësaj eksperiencë mund të jemi pak edhe të frymëzuar, është e drejta jonë pasi e kemi merituar, kemi luftuar shumë dhe kemi pasur sfida shumë të mëdha për të arritur këtë sukses. Na lejohet ta shijojmë maksimalisht dhe besoj që jemi rritur si skuadër. Kjo eksperiencë që kemi fituar duhet të na shpërbejë në të ardhmen. Kemi avantazh ndaj kundërshtarëve që kemi në group si Izraeli e Maqedonia pasi kemi më shumë eksperiencë se ata dhe duhet ta shfrytëzojmë maksimalisht.

Si e shihni veten në mbrojtje pa Canën në krah dhe a është diskutuar për kapitenin e ri? Në përgjithësi kemi treguar jo vetëm në Europian por edhe më herët se zëvendësohet edhe Mërgimi, edhe Loriku. Ndaj nuk është aspak problem në aspektin e lojës. Me Ajetin kemi dëshmuar që luajmë bashkë mirë, jemi një dyshe me cilësi shumë të mëdha dhe besoj në të ardhmen nuk do të kemi problem. Gjimshiti gjithashtu është gati për të luajtur, është një lojtar me shumë përvojë, edhe pse është i ri, ndaj nuk kam frikë nga ky aspekt. Për rolin e kapitenit nuk flasim fare pasi nuk ka rëndësi kush e mban shiritin. Në një skuadër e cila është e suksesshme, çdo lojtar ka vendin e vet dhe kontribon për skuadrën. Nuk është vetëm kapiteni ai që lufton dhe luan, por të gjithë lojtarët duhet të bëjnë diçka të tillë për të patur sukses. A jeni ju gati personalisht për të marrë shiritin? Për mua nuk shtrohet kjo pyetje tani sepse nuk ka rëndësi a do jem unë apo dikush tjetër. Rëndësi ka që kapiteni t’i shërbejë çunave dhe jo publikut, të jetë një kapiten që mundohet e sakrifikon për grupin e jo për gjërat rreth skuadrës.

Si e ndjeni veten fizikisht? Veten e ndjej shumë mirë. Si para Europianit, edhe gjatë Europianit dhe tani jam pa problem ose dëmtime, ndaj e ndjej veten shumë mirë.

Sa i përket merkatos, flitet që për ju interesohet Sampdoria në Serinë A? Flitet shumë në përgjithësi pasi këtë detyrë keni ju, por unë nuk e kam problem. Këlni nuk ndërrohet aq lehtë sepse eshtë një qytet shumë i bukur, një klub fantastik, me tifozeri fantastike. Gjithashtu kampionati gjerman është shumë i vlefshëm për mua dhe nuk e ndërroj për çdo lloj skuadre. Në kokën time nuk ka qenë asnjëherë kjo pyetje për t’u larguar. Atëherë nuk do të largoheni? Jo, nuk do të lëviz nga Këlni. Si po përjetohet zhurma mediatike për largimin e disa lojtarëve drejt Kosovës? E thashë dhe më parë, mediat këtë detyrë kanë, kurse ne nuk fokusohemi te këto lajme. Zgjedhjet janë personale dhe besoj se ne lojtarëve nuk na takon të komentojnë zgjedhjet e shokëve tanë. Respektojmë maksimalisht zgjedhjen e tyre dhe ju urojmë çdo të mirë. Ju personalisht a keni marrë ftesë për të kaluar te Kosova? Jo, nuk kemi pasur kontakt fare. Vota juaj për kapitenin? Vota është e fshehtë. Sekretet personale nuk tregohen (qesh). Mërgimi nuk voton fare pasi mendimi i Mërgimit nuk luan rol fare në këtë aspekt. Ky është vendim i trajnerit dhe stafit.

Etiketa: Mergim Mavraj


Ju sugjerojmë

Durrës/ 29-vjeçari theu arrestin dhe grabiste lokale me dy bashkëpunëtorë
Kronikë

Durrës/ 29-vjeçari theu arrestin dhe grabiste lokale me dy bashkëpunëtorë

24 Nëntor, 2025 11:21 am
Pas përmbytjeve nis tërheqja e ujit, si paraqitet situata në Kukës dhe Fier
Aktualitet

Pas përmbytjeve nis tërheqja e ujit, si paraqitet situata në Kukës dhe Fier

24 Nëntor, 2025 11:16 am
Përfshirja e SHBA në konfliktin Iran-Izrael, ja kur do të marrë vendimin Trump
Bota

Plani i Trump, SHBA: Është “përditësuar” për ta mbrojtur plotësisht Ukrainën

24 Nëntor, 2025 11:13 am
Auto-Skicë
Kronikë

Qëllohet me armë zjarri një person në Kamzë, identifikohet autori

24 Nëntor, 2025 9:30 am
Greva tre-ditore paralizon Belgjikën/ Anulohen fluturimet, mbyllen edhe shkollat
Bota

Greva tre-ditore paralizon Belgjikën/ Anulohen fluturimet, mbyllen edhe shkollat

24 Nëntor, 2025 9:26 am
Kryesore

Parashikimi i motit, 24 nëntor 2025

24 Nëntor, 2025 8:24 am
Auto-Skicë
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

24 Nëntor, 2025 8:23 am
Europa me një propozim për paqen në Ukrainë, përballë 28 pikave të planit amerikan
Bota

Europa me një propozim për paqen në Ukrainë, përballë 28 pikave të planit amerikan

23 Nëntor, 2025 9:03 pm
Trump Kritika Zelenskyt: Asnjë mirënjohje për përpjekjet tona
Bota

Trump Kritika Zelenskyt: Asnjë mirënjohje për përpjekjet tona

23 Nëntor, 2025 7:16 pm
Euro të falsifikuara në qarkullim, arrestohen 4 të rinj në Tiranë
Kronikë

Euro të falsifikuara në qarkullim, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

23 Nëntor, 2025 1:35 pm
Para
Jessica Alba: Në funeralin tim dua tekila dhe mariaçi

Jessica Alba: Në funeralin tim dua tekila dhe mariaçi

Transferim rekord/ Ja për sa para do ta blejë Dinamo Zagreb ish-futbollistin e Kombëtares Amir Rahmanin

Transferim rekord/ Ja për sa para do ta blejë Dinamo Zagreb ish-futbollistin e Kombëtares Amir Rahmanin

Masakra e Palasës/ Rrëfimi rrënqethës i gjyshërve të Andreas

Masakra e Palasës/ Rrëfimi rrënqethës i gjyshërve të Andreas

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Durrës/ 29-vjeçari theu arrestin dhe grabiste lokale me dy bashkëpunëtorë

Durrës/ 29-vjeçari theu arrestin dhe grabiste lokale me dy bashkëpunëtorë
24 Nëntor, 2025

Një 29-vjeçar që duhej të ishte nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” ka rezultuar autor i disa vjedhjeve në...

Lexo më shumë

Pas përmbytjeve nis tërheqja e ujit, si paraqitet situata në Kukës dhe Fier

Pas përmbytjeve nis tërheqja e ujit, si paraqitet situata në Kukës dhe Fier
24 Nëntor, 2025

Vendi u përball me përmbytje gjatë javës së kaluar, teksa situata ka nisur të stabilizohet në disa qarqe. Situata e...

Lexo më shumë

Plani i Trump, SHBA: Është “përditësuar” për ta mbrojtur plotësisht Ukrainën

Përfshirja e SHBA në konfliktin Iran-Izrael, ja kur do të marrë vendimin Trump
24 Nëntor, 2025

Shtëpia e Bardhë ka thënë se bisedimet në Gjenevë me Kievin shënuan “përparim domethënës” drejt përfundimit të luftës në Ukrainë...

Lexo më shumë

Qëllohet me armë zjarri një person në Kamzë, identifikohet autori

Auto-Skicë
24 Nëntor, 2025

Policia e Tiranës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e plagosjes së Marilen Jatës, mbrëmjen e kaluar në zonën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com