Sociale

Maturantët shqiptarë duan të studiojnë jashtë vendit


               Publikuar në : 20:43 - 21/07/19 |
el ida

Edhe pse zgjedhja e universitetit pas përfundimit të gjimnazit mbetet një nga dilemat më të mëdha të të rinjve, duket se 10 mijë maturantë, ende pa përfunduar provimet e maturës, kishin vendosur që studimet e larta t’i ndjekin jashtë Shqipërisë.

Procesi i legalizimeve të dokumenteve për të aplikuar në universitetet e huaja ka nisur që prej 1 Korrikut, në Qendrën e Shërbimeve Arsimore dhe bazuar në pritshmëritë e tyre, rreth 4 mijë maturantë mendohet se do të jetë kontigjenti i atyre që do të shkojnë me studime jashtë vendit.

Të rinjtë kanë aplikuar kryesisht në universitetet e Gjermanisë, Austrisë, Francës, Italisë dhe Turqisë./Opinion.al

 

Pas