Maturantët po protestojnë në ditën e dytë radhazi për provimin e matematikës që u zhvillua ditën e premte.
Ata pretendojnë që teza e provimit të matematikës ishte tepër e vështirë dhe koha e vendosur në dispozicion për realizimin e saj sipas tyre, ishte e pamjaftueshme. Protestuesit fillimisht u ndalën para Ministrisë së Arsimit, për t’u zhvendosur më pas tek Zyra e Qendrës së Shërbimit Arsimor.
Maturantët kërkojnë rishikimin e testit, duke paralajmëruar bojkotimin e provimit të radhës.
“Nuk kanë ditur ta përkthenin provimin. Kemi mbështetje nga gjithë mësuesit të cilët janë shprehur se pyetjet nuk janë ndërtuar saktë. Nuk jemi budallenj të gjithë. E ardhmja jonë është në duar e këtyre kopjacëve”, thotë një maturante.
Maturantët kërkojnë që deri ditën e nesërme Ministria e Arsimit të vendosë për të ulur tavanin e pikëve duke marrë parasysh faktin që mësimin e kanë kryer në kushte të pazakonta, për shkak të pandemisë COVID-19./Opinion.al