Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Maturantët që kanë fituar në universitete, ja procedurat dhe etapat e regjistrimit në fakultete

2017/07/15 at 11:46 AM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Maturantët që kanë fituar në universitete, ja procedurat dhe etapat e regjistrimit në fakultete

Të gjithë ata studentë fitues në Universitetet shtetërore në të gjithë vendin, do nisin nga regjistrimet. Qendra e Shërbimeve Arsimore ka publikuar dje faturën e arkëtimit për aplikimin në Institucionet e Arsimit të Lartë, i cili për këtë vit do të jetë 2000 lekë dhe do të paguhet në një nga bankat e nivelit të dytë. Me ndryshimet që janë bërë në rregulloren e Maturës 2017, regjistrimi do të bëhet me dy stade i ndarë në 7 faza me nga 48 orë. Procesi i regjistrimit i përket raundit të parë të pranimeve në universitete. Raundi i dytë i pranimeve do të realizohet për vendet që do të rezultojnë të paplotësuara në universitete, pas mbylljes së regjistrimit përfundimtar. Aplikimi për raundin e dytë do të bëhet pasi të mbyllet procesi për fazën e parë, nga ku do të dalin edhe vendet bosh që do të pozicionohen në listën e fituesve, mbi vijën e kuqe.


Në këtë raund të dytë dhe të fundit pranimesh do të ketë një fazë tjetër regjistrimesh, afatet dhe modalitetet e së cilës do të bëhen të ditura, jo më nga Ministria e Arsimit, por nga vetë universitetet. Maturantët fitues duhet të regjistrohen paraprakisht në programin e studimit, ku janë shpallur fitues, pranë sekretarive mësimore të fakulteteve. Ndërkaq në bazë të regjistrimeve paraprake të kryera dhe të vendeve të paplotësuara, universitet do të shpallin në fund të gushtit listën përfundimtare të kandidatëve fitues, duke ruajtur parimin Meritë-Preferencë. Sipas udhëzimit, deri në datën 18 korrik, QSHA do t’u përcjellë shkollave të mesme përllogaritjen e notës mesatare, pas së cilës do të bëhet listimi brenda datës 8 gusht.

Regjistrimi paraprak

Kandidatët fitues duhet të bëjnë regjistrimin e tyre paraprak në programin e studimit ku janë shpallur paraprakisht fitues pranë sekretarive mësimore të fakulteteve. Në kryerjen e procedurës së regjistrimit paraprak, sekretaritë mësimore të fakulteteve mbajnë regjistër të veçantë, ku kandidatët fitues shkruajnë vetë emrin, atësinë, mbiemrin dhe nënshkruajnë në momentin e regjistrimit për dorëzimin e dokumenteve, duke shënuar datën dhe orën e regjistrimit. Sipas këtij udhëzimi, sekretaria mësimore e pajis kandidatin që regjistrohet me një fletë regjistrimi paraprak, ku të shënohet numri i regjistrimit, emri i kandidatit, si dhe data e ora e regjistrimit. Fleta e regjistrimit paraprak duhet të jetë e nënshkruar nga dekani e nga kryesekretarja mësimore e fakultetit dhe duhet të jetë e vulosur. Kandidatët që nuk kryejnë regjistrimin paraprak brenda datave të përcaktuara në këtë udhëzim, për çfarëdo arsye, nuk do të përfshihen në listën përfundimtare të fituesve dhe do të humbasin të drejtën për të vazhduar studimet e larta për këtë vit.

Regjistrimi përfundimtar

Në periudhën 29 gusht-11 shtator të gjithë aplikantët, të cilët kanë aplikuar në raundin e parë dhe janë shpallur fitues, mund të kryejnë regjistrimin me dokumentacionin në sekretaritë mësimore të fakulteteve. Kandidatët që janë shpallur fitues në listat përfundimtare, në një program tjetër studimi, të një preference të tyre më të lartë, do të çregjistrohen nga programi i studimit ku janë regjistruar paraprakisht dhe do të regjistrohen në programin e studimit ku janë shpallur përfundimisht fitues. Kandidatët të cilët edhe në listat përfundimtare rezultojnë fitues në të njëjtin program studimi, nuk kanë nevojë të riregjistrohen. Në rast se konstatohen kuota të paplotësuara, zhvendoset vija e kuqe dhe shpallen fituesit e rinj të asaj faze, dhe ky grupim maturantësh.

Dokumentet që çohen në fakultet dhe ankesat

Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit, aplikantët fitues duhet të regjistrohen vetëm në një program studimi, me përjashtim të studentëve dhe nxënësve të shkëlqyer. Pas marrjes së dokumentacionit nga aplikanti dhe regjistrimit të tij, sekretaria pasqyron regjistrimin e tij edhe online në portalin u-albania. Aplikantët dorëzojnë personalisht, ose në mungesë nëpërmjet përfaqësuesit të autorizuar me prokurë nga ana e tyre 3 dokumente. I pari është dokumenti i identifikimit (karta e identiteti ose pasaporta). Në dosje mbahet vetëm fotokopja.  Gjithashtu, ata dorëzojnë fotokopjen e noterizuar të diplomës së Maturës Shtetërore ose të dëftesës së pjekurisë, së bashku me certifikatën e notave ose të një dëftese tjetër studimi të fituar jashtë vendit dhe të njehsuar nga MAS.  Maturantët po ashtu vendosin në dosje edhe një deklaratë, e cila plotësohet në prani të punonjëses së sekretarisë mësimore. Pas kësaj, sekretaritë mësimore mbajnë regjistër të veçantë për dorëzimin e dokumenteve. Brenda datës 13 shtator, fakultetet përcjellin në QSHA regjistrimet përfundimtare të raundit të parë bashkë me kuotat e paplotësuara. Maturantët fitues në një program studimi, të cilët nuk janë regjistruar sipas afateve të raundit të parë, humbasin të drejtën e regjistrimit.  Ata kanë të drejtë të plotësojnë formularin e aplikimit të raundit të dytë.

Ankimimi

Aplikantët kanë të drejtën e ankimimit në IAL në datat 1-2 tetor. Brenda 24 orëve nga momenti i paraqitjes së ankesave, IAL-të duhet të shprehen me vendim lidhur me ankimimet. Fakultetet pas përfundimit të afatit të ankimimit dhe shqyrtimit të ankesave, përcjellin zyrtarisht në QSHA, brenda datës 4 tetor 2017, vendimet lidhur e ankesave dhe i pasqyrojnë ato në portalin u-albania. Aplikantët, pavarësisht paraqitjes së ankesave, nëse janë shpallur fitues në një ose disa programe të tjera studimi, mund të vijojnë procedurat e regjistrimit. Nëse ankesa e tyre është e pranuar, ata mund të ç’regjistrohen nga programi i studimit dhe të regjistrohen sipas dëshirës në programin e studimit, në të cilin është pranuar ankimimi, vetëm në datën 16 tetor 2017.

Marrë nga Gazeta Shekulli

 

Etiketa: maturantetproceduratregjistrimiuniversiteti


Ju sugjerojmë

Macron telefonat me Netanyahun: Të bashkuar për të ndaluar armët bërthamore iraniane
Bota

Macron telefonat me Netanyahun: Të bashkuar për të ndaluar armët bërthamore iraniane

25 Qershor, 2025 10:23 pm
Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë
Bota

Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë

25 Qershor, 2025 10:03 pm
Serbia arreston tre persona nën dyshimet se planifikonin “ndryshimin e pushtetit”
Rajoni

Serbia arreston tre persona nën dyshimet se planifikonin “ndryshimin e pushtetit”

25 Qershor, 2025 9:47 pm
NATO miratoi objektivin prej 5% për Mbrojtjen,analiza e DW:U nxit nga Donald Trump!
Bota

NATO miratoi objektivin prej 5% për Mbrojtjen,analiza e DW:U nxit nga Donald Trump!

25 Qershor, 2025 9:27 pm
“Shpërdorim detyre e heqje fashikulli”, akuzë penale për prokuroren abuzuese
Aktualitet

“Shpërdorim detyre e heqje fashikulli”, akuzë penale për prokuroren abuzuese

25 Qershor, 2025 9:15 pm
Irani konfirmon vdekjen e komandantit të lartë ushtarak nga sulmet izraelite
Bota

Irani konfirmon vdekjen e komandantit të lartë ushtarak nga sulmet izraelite

25 Qershor, 2025 9:09 pm
Çfarë dihet për armët që Serbia ka ndaluar t’i eksportojë në Izrael?
Rajoni

Çfarë dihet për armët që Serbia ka ndaluar t’i eksportojë në Izrael?

25 Qershor, 2025 8:38 pm
Rama: Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë në 2027-ën
Kryesore

Rama: Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë në 2027-ën

25 Qershor, 2025 8:11 pm
Turisti u dëmtua teksa ishte duke eksporuar Valbonën, policia i vjen në ndihmë
Aktualitet

Turisti u dëmtua teksa ishte duke eksporuar Valbonën, policia i vjen në ndihmë

25 Qershor, 2025 7:48 pm
Cilësia e plazheve në Shqipëri, Fation Plaku: Ndotja mbetet ende shqetësuese
Aktualitet

Cilësia e plazheve në Shqipëri, Fation Plaku: Ndotja mbetet ende shqetësuese

25 Qershor, 2025 7:37 pm
Para
Noizy, plotë fjalë pozitive për Encën

Enca i thotë “ciao, ciao” Noizyt dhe grupit OTR!

Ekspertët këshillojnë femrat: 10 pozat më fotozhenike!

Ekspertët këshillojnë femrat: 10 pozat më fotozhenike!

Po rriten fajdet?! Bizneset dhe individët po përdorin paratë informale për financim, ulin kërkesën për kredi

Po rriten fajdet?! Bizneset dhe individët po përdorin paratë informale për financim, ulin kërkesën për kredi
















TE FUNDIT

Macron telefonat me Netanyahun: Të bashkuar për të ndaluar armët bërthamore iraniane

Macron telefonat me Netanyahun: Të bashkuar për të ndaluar armët bërthamore iraniane
25 Qershor, 2025

Presidenti francez Emmanuel Macron i ka kërkuar kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu që të respektohet armëpushimi aktual nga të gjitha palët....

Lexo më shumë

Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë

Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë
25 Qershor, 2025

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u tha udhëheqësve në samitin e NATO-s se armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit duhet...

Lexo më shumë

Serbia arreston tre persona nën dyshimet se planifikonin “ndryshimin e pushtetit”

Serbia arreston tre persona nën dyshimet se planifikonin “ndryshimin e pushtetit”
25 Qershor, 2025

Prokuroria Publike në Beograd njoftoi më 25 qershor se janë arrestuar tre persona, për të cilët tha se ekzistojnë dyshime...

Lexo më shumë

NATO miratoi objektivin prej 5% për Mbrojtjen,analiza e DW:U nxit nga Donald Trump!

NATO miratoi objektivin prej 5% për Mbrojtjen,analiza e DW:U nxit nga Donald Trump!
25 Qershor, 2025

Me nxitjen e Presidentit të SHBA-së, vendet e NATO-s janë zotuar të rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtjes masivisht. Samiti...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com