Sot zhvillohet provimi i fundit i Maturës Shtetërore, ai i lëndës me zgjedhje, për rreth 28 mijë maturantë në gjithë Shqipërinë.
Siç ka ndodhur edhe në rastet e tjera, 15 minuta pas nisjes së provimit në rrjetet sociale janë bërë publike tezat.
Bëhet fjalë për provimin e Ekonomisë, për të cilin në rrjet është bërë publik varianti A.
Ndërkohë është bërë publike edhe varianti A i provimit të Fizikës.
Kujtojmë se edhe më herët në provimet e Gjuhës së Huaj, Letërsisë dhe Matematikës, tezat e provimit dolën në rrjete sociale vetëm disa minuta pasi kishte filluar testimi.