Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Matura Shtetërore/ Deri në 19 Gusht afati për korrigjimet

2016/08/16 at 9:24 AM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Studentët votuan për rektorët/ Ata vizatuan një penis në fletë

Të gjithë kandidatët që janë bërë pjesë e Maturës Shtetërore, tashmë kanë të publikuar në Librin e Transparencës 6 elementet e vlerësimit.


Në këto elemente vlerësimi përfshihen 5 notat e provimeve të maturës, si dhe nota mesatare e viteve të gjimnazit. Nëse kandidatët vërejnë ndonjë mangësi në këto të dhëna, ata kanë mundësinë që nëpërmjet Formularit të Korrigjimit të Pasaktësive të bëjnë korrigjimin e këtyre elementeve.

Afati i fundit që ata kanë për të bërë plotësimin e këtij formuari është deri ditën e premte, 19 gusht 2016. AKP­ja njofton se për çdo ndryshim që do të bëhet do të kërkohet dokument zyrtar nga drejtoria e shkollës. Në këtë libër janë pasqyruar rreth 27.672 maturantë të cilët janë bërë edhe pjesë e garës në universitet, pasi të listuara këta kandidatë kanë edhe 10 preferencat që kanë përzgjedhur.

Sipas AKP­së, nuk përfshihen në Librin e Transparencës, maturantët që nuk kanë kaluar qoftë edhe në njërin prej pesë provimeve, pra janë vlerësuar me notën 4 (katër).

Formulari i Korrigjimeve

Libri i Transparencës është një libër pune, ku secili maturant/kandidat mund të kontestojë me anë të Formularit të Korrigjimit të Pasaktësive, ndonjë parregullsi që vëren në të dhënat e tij në Librin e Transparencës.

Sipas udhëzimit të AKP­së, për çdo ndryshim, do të kërkohet dokumentim zyrtar nga Drejtoritë e Shkollave dhe Drejtoritë Arsimore të rretheve (Formularin e Korrigjimit të Pasaktësive e gjeni në tabelën bashkëngjitur). Sa i përket mënyrës së plotësimit të këtij formulari, AKP­ja sqaron më poshtë hapat se si do të procedojnë kandidatët që kanë kontestime të të dhënave të tyre.

“Në pjesën e parë të formularit, është e detyrueshme të plotësohen të dhënat për rrethin, bashkinë/komunën, shkollën dhe ID­në e maturantit. Në çdo kuti shkruhet vetëm një shkronjë ose një numër. Shkronjat duhet të jenë kapitale dhe numrat me shifra arabe. Këto të dhëna janë të domosdoshme për identifikimin e maturantit që kërkon ndryshime të dhënash në bazën e të dhënave. Në pjesën e dytë, në seksionin “Si ishte”, janë të detyrueshme të plotësohen të gjitha të dhënat: Emri, atësia, mbiemri, datëlindja, nota mesatare(me shifra dhe me shkrim). Praktikisht këto të dhëna janë si në Librin e Transparencës.

Në seksionin “Si bëhet”, do të plotësohen vetëm ato të dhëna ku kërkohet ndryshimi: P.sh., nëse kërkohet ndryshim tek emri, te rreshti “Emri” shkruhet si duhet të jetë emri i saktë. Mund të ndodhë të kërkohen dy ose më shumë ndryshime: p.sh., datëlindja dhe nota mesatare sipas VKM­së nr.407, datë 1.6.2016. Pasi kërkesa për ndryshimet të jetë plotësuar me kujdes, maturanti shkruan emrin, mbiemrin dhe firmos në vendin përkatës”, përcaktohet në udhëzim.

Po ashtu, këto ndryshime që kërkohen nga maturanti duhet të konfirmohen nga mësuesi kujdestar, drejtori i shkollës, që pasi firmos vendos dhe vulën e shkollës, si dhe nga drejtori i DAR/ZA, që gjithashtu firmos dhe vulos këtë formular.

“Ky formular është përgatitur për të evidentuar pasaktësitë që mund të shfaqen në Librin e Transparencës për maturantë të ndryshëm. Pas plotësimit të tij nga maturanti përkatës dhe konfirmimit zyrtar me firmë dhe vulë nga drejtoritë e shkollave dhe drejtoritë e DAR/ZA­ve, këto të fundit i përcjellin brenda ditës së premte, datë 19.08.2016, ora 14:00, dhe ndërkohë duhet t’i përcjellin dhe zyrtarisht në format letër. Hedhja e korrigjimeve në bazën e të dhënave në sistem bëhet nga specialistët e AKP­së”, sqarohet nga AKP­ja.// Balkanweb

Etiketa: afatikorrigjimetmatura shteterore


Ju sugjerojmë

Zjarr i madh në Parkun Kombëtar të Prespës
Aktualitet

Zjarr i madh në Parkun Kombëtar të Prespës

26 Korrik, 2025 5:12 pm
Zjarri në malin e Shashicës, vijnë në ndihmë dy avionë zjarrfikës
Aktualitet

Zjarri në malin e Shashicës, vijnë në ndihmë dy avionë zjarrfikës

26 Korrik, 2025 5:10 pm
Orban: Nuk do ta mbështes buxhetin e BE nëse nuk i zhbllokon fondet e pezulluara
Bota

Orban: Nuk do ta mbështes buxhetin e BE nëse nuk i zhbllokon fondet e pezulluara

26 Korrik, 2025 5:09 pm
Temperatura e larta, OST dhe OSHEE rrit gatishmërinë për furnizimin me energji
Aktualitet

Temperatura e larta, OST dhe OSHEE rrit gatishmërinë për furnizimin me energji

26 Korrik, 2025 4:47 pm
25 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza, disa po merrnin ndihma
Bota

25 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza, disa po merrnin ndihma

26 Korrik, 2025 4:45 pm
“Nuk u vetëvra”/ Intervista e vëllait të Epstein: Kishte informacione për Trump
Bota

“Nuk u vetëvra”/ Intervista e vëllait të Epstein: Kishte informacione për Trump

26 Korrik, 2025 4:35 pm
Thomas Muller “thyen” heshtjen: MLS është një mundësi serioze
Sport

Thomas Muller “thyen” heshtjen: MLS është një mundësi serioze

26 Korrik, 2025 4:30 pm
Izraeli plumba mbi të uriturit në Gaza, OKB paralajmëron për krizë humanitare
Bota

Izraeli plumba mbi të uriturit në Gaza, OKB paralajmëron për krizë humanitare

26 Korrik, 2025 4:28 pm
U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
Kronikë

Aksident i rëndë në Memaliaj/ Humb jetën një i mitur, plagosen tre të tjerë

26 Korrik, 2025 4:24 pm
Virusi Çikungunia, OBSH: Rrezik i mundshëm global
Bota

Virusi Çikungunia, OBSH: Rrezik i mundshëm global

26 Korrik, 2025 4:20 pm
Para
Fotot/ Ja si po e pret Kosova zëvendëspresidentin amerikan

Fotot/ Ja si po e pret Kosova zëvendëspresidentin amerikan

Fotot/ Ish-i dashuri i Madonna-s zbulon videot nga dhoma e gjumit me këngëtaren

Fotot/ Ish-i dashuri i Madonna-s zbulon videot nga dhoma e gjumit me këngëtaren

Fotot/ Ja kush është biznesmeni që vrau të dashurën studente në Golem

Vrau veten dhe të dashurën, miku i Sokratit: Ishte zemërmadh, ka ndihmuar shumë fermerë me para

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Zjarr i madh në Parkun Kombëtar të Prespës

Zjarr i madh në Parkun Kombëtar të Prespës
26 Korrik, 2025

Një vatër e re zjarri në Qarkun e Korçës. Një zjarr i madh ka përfshirë Parkun Kombëtar të Prespës, me...

Lexo më shumë

Zjarri në malin e Shashicës, vijnë në ndihmë dy avionë zjarrfikës

Zjarri në malin e Shashicës, vijnë në ndihmë dy avionë zjarrfikës
26 Korrik, 2025

Një vatër e fuqishme zjarri ka shpërthyer mesditën e sotme në malin e Shashicës, në Vlorë, duke vënë në alarm...

Lexo më shumë

Orban: Nuk do ta mbështes buxhetin e BE nëse nuk i zhbllokon fondet e pezulluara

Orban: Nuk do ta mbështes buxhetin e BE nëse nuk i zhbllokon fondet e pezulluara
26 Korrik, 2025

Qeveria e Hungarisë nuk do ta mbështesë buxhetin e ri 7-vjeçar të BE-së nëse Brukseli nuk i zhbllokon të gjitha...

Lexo më shumë

Temperatura e larta, OST dhe OSHEE rrit gatishmërinë për furnizimin me energji

Temperatura e larta, OST dhe OSHEE rrit gatishmërinë për furnizimin me energji
26 Korrik, 2025

Strukturat e sektorit energjetik kanë shtuar gatishmërinë në rang kombëtar për të minimizuar problematikat e furnizimit me energji elektrike në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com