Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Matura Shtetërore 2025/ Manastirliu takim me administratorët e qendrave të provimit

2025/05/28 at 2:32 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Matura Shtetërore 2025/ Manastirliu takim me administratorët e qendrave të provimit
Në prag të nisjes së Maturës Shtetërore 2025, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, zhvilloi një takim me 145 administratorët e provimeve në të gjithë vendin, duke vënë në qendër të vëmendjes rolin kyç që ata mbajnë në mbarëvajtjen e këtij procesi kombëtar.
”Ju që jeni pjesë e rëndësishme dhe faktor kyç për mbarëvajtjen e një prej proceseve më të rëndësishme të sistemit arsimor, Maturës Shtetërore.
Matura Shtetërore është një çertifikatë cilësie për sistemin arsimor, një moment i rëndësishëm për nxënësit tanë, për maturantët, pasi ne kemi mundësi që përmes një testi të unifikuar për lëndët që keni në testim, duke filluar nga Gjuha e Huaj, te Matematika, te Gjuha dhe Letërsia dhe te lëndët me zgjedhje, ne të kemi një evidencë të plotë të stadit ku gjendet sistemi arsimor në raport me arritjet.

Prandaj Matura Shtetërore është e rëndësishme në disa aspekte, pikë së pari për të matur arritjet e nxënësve tanë, e dyta për të vendosur urën e komunikimit mes sistemit parauniversitar dhe universitetit.

Sepse është një moment i rëndësishëm për nxënësit, për prindërit, për të garantuar që përmes këtij çertifikimi transparent, meritokratik, me integritet, t’u hapet rruga për zgjedhjen e degëve të studimit fëmijëve tanë, nxënësve tanë, maturantëve tanë, dhe kjo është shumë e rëndësishme që ne ta garantojmë.

Duhet që ju si administratorë të provimeve të Maturës Shtetërore të ruani dhe të jeni garant të këtij procesi”, tha Ministrja.

Manastirliu foli për rëndësinë e administrimit korrekt të procesit të Maturës Shtetërore:

“Që nga momenti i ndarjes së tezave të provimeve, pra nga momenti i marrjes në Qendra e Shërbimeve Arsimore dhe deri te shpërndarja e tyre në mënyrë diskrete, të kujdesshme, duke zbatuar të gjitha rregullat e administrimit të procesit të Maturës Shtetërore, për të cilat jeni njohur dhe sot gjithashtu do të keni një trajnim për këto rregulla, dhe deri te mbledhja e testeve dhe dorëzimi pranë QSHA për të filluar procesi i vlerësimit.

Janë 145 qendra testimi për Maturën Shtetërore të përfshira në këtë hartë të Maturës Shtetërore që kërkon saktësi maksimale, korrektësi maksimale, transparencë maksimale, përgjegjësi maksimale nga të gjithë ne.

Ka një rëndësi maksimale puna juaj si administratorë të testimit dhe do të doja shumë ta shihni veten si garant të këtij procesi. Nuk duhet të ketë asnjë tolerancë në raport me procesin, në raport me të gjitha ato procedura standarde që do duhet të ndiqen nga secili prej jush në mënyrë shembullore.”

Ministrja Manastirliu theksoi se ky proces nuk është vetëm teknik apo administrativ por është një pasqyrë e cilësisë së arsimit që Ministria e Arsimit dhe Sporteve po ndërton çdo ditë.

“Ju jeni të përzgjedhur për aftësitë tuaja, të përzgjedhur për kapacitetet e treguara në punën tuaj për të menaxhuar procese të rëndësishme brenda sistemit arsimor.

Jemi të bindur që me punën që kemi bërë në këto vite, me angazhimin që kemi treguar dhe në raport me përmirësimin e infrastrukturës, në raport me investimet në teknologji informacioni dhe gjithashtu me mbështetjen që u kemi dhënë mësuesve, ne do të kemi dhe do të shohim një përmirësim të cilësisë, dhe jam e bindur që këtë do ta tregojnë pikërisht vlerësimet ndërkombëtare dhe ato kombëtare”, tha Manastirliu.




Ju sugjerojmë

Si u bë prift Fortlumturia e tij Joan Pelushi
-U tha në Opinion

Si u bë prift Fortlumturia e tij Joan Pelushi

22 Tetor, 2025 11:23 pm
Kryepeshkopi i Shqipërisë rrëfen kontaktin e tij me fenë dhe sfidat në komunizëm
-U tha në Opinion

Kryepeshkopi i Shqipërisë rrëfen kontaktin e tij me fenë dhe sfidat në komunizëm

22 Tetor, 2025 10:28 pm
Zëdhënësi i Kremlinit: Politika e jashtme e Rusisë dhe ajo e SHBA-së janë në një linjë
Bota

Pse u pezulluan planet për takimin Trump-Putin?

22 Tetor, 2025 9:42 pm
Skandali me subvencionet bujqësore nga BE, 37 persona të arrestuar në Greqi
Rajoni

Skandali me subvencionet bujqësore nga BE, 37 persona të arrestuar në Greqi

22 Tetor, 2025 8:52 pm
PE miraton rezolutë për polarizimin dhe rritjen e represionit në Serbi
Rajoni

PE miraton rezolutë për polarizimin dhe rritjen e represionit në Serbi

22 Tetor, 2025 8:31 pm
Nigeri/ 39 të vdekur dhe 60 të plagosur nga shpërthimi i një cisterne nafte
Bota

Nigeri/ 39 të vdekur dhe 60 të plagosur nga shpërthimi i një cisterne nafte

22 Tetor, 2025 7:10 pm
Financial Times: Trump propozon forca paqeruajtëse kineze për Ukrainën
Bota

Trump anuloi takimin me Putinin, Rusia nis stërvitjet bërthamore

22 Tetor, 2025 6:08 pm
Spiropali mbërrin në Izrael, nderim viktimave të 7 tetorit 2023
Politikë

Spiropali mbërrin në Izrael, nderim viktimave të 7 tetorit 2023

22 Tetor, 2025 5:57 pm
Samiti i Procesit të Berlinit në Londër, Rama pritet nga kryeministri britanik
Aktualitet

Samiti i Procesit të Berlinit në Londër, Rama pritet nga kryeministri britanik

22 Tetor, 2025 5:53 pm
Rekord negativ historik për Serinë A
Sport

Rekord negativ historik për Serinë A

22 Tetor, 2025 5:41 pm
Para
Hetimet ndaj Ilir Beqajt, ish-ministri nuk konstatoi fryrjen e kostove

“Sterilizimi”/ Beqaj: Pushimi i procedimit, pafajësi! SPAK s’ma dha vendimin, por..

Zelensky: Nuk do të luaj lojërat e Putinit me armëpushime të shkurtra

Zelensky: Rusia ka mbledhur mbi 50 mijë trupa në verilindje të Ukrainës

“Sterilizimi”/ Ndahet dosja, Beqaj do të gjykohet veçmas me procedurë të zakonshme

“Sterilizimi”/ Ndahet dosja, Beqaj do të gjykohet veçmas me procedurë të zakonshme
















TE FUNDIT

Si u bë prift Fortlumturia e tij Joan Pelushi

Si u bë prift Fortlumturia e tij Joan Pelushi
22 Tetor, 2025

Çfarë do e shtynte një 18-vjeçar në kulmin e regjimit komunist shqiptar, që të lexojë fshehurazi Ungjillin dhe të vendosë...

Lexo më shumë

Kryepeshkopi i Shqipërisë rrëfen kontaktin e tij me fenë dhe sfidat në komunizëm

Kryepeshkopi i Shqipërisë rrëfen kontaktin e tij me fenë dhe sfidat në komunizëm
22 Tetor, 2025

Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Imzot Joan Pelushi ka folur në emisionin “Opinion” për fëmijërinë...

Lexo më shumë

Pse u pezulluan planet për takimin Trump-Putin?

Zëdhënësi i Kremlinit: Politika e jashtme e Rusisë dhe ajo e SHBA-së janë në një linjë
22 Tetor, 2025

Javën e kaluar, Presidenti i SHBA-së Trump foli në telefon me homologun e tij rus Putin dhe më pas u...

Lexo më shumë

Skandali me subvencionet bujqësore nga BE, 37 persona të arrestuar në Greqi

Skandali me subvencionet bujqësore nga BE, 37 persona të arrestuar në Greqi
22 Tetor, 2025

37 persona janë arrestuar në Greqi, disa javë pas zbulimit të një prej skandaleve më të mëdha me përvetësimin e ...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com