Mateus Frroku këngëtari i “live” sapo ka hedhur në treg këngën e tij të re, “M’ka bo Like”. Ky projekt mba vulën e “Threedots Production” dhe muzika është krijuar nga kantautori i njohur, Kledi Bahiti.
Subjekti i këngës flet për marrëdhëniet apo keqkuptimet që krijohen në rrjetet sociale, aty ku pikërisht një “like” merr rëndësi të veçantë dhe ku mendohet se marrëdhëniet mes dy njerëzve po bëhen goxha “serioze”.