Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mateo Salvini zbulon telefonatën me Metën për krizën në Shqipëri

2019/06/26 at 7:38 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Arrestimi i 28-vjeçarit në Shqipëri, reagon ministri i Brendshëm italian

Italy’s Interior Minister and deputy Prime Minister Matteo Salvini looks on as he speaks during a joint press conference with Vice President of the Presidential Council of Libya at the Viminale palace in Rome, on July 5, 2018. / AFP PHOTO / ANDREAS SOLARO

Ministri i Brendshëm i Italisë, Mateo Salvini ka zbuluar sot se ka zhvilluar një telefonatë me Presidentin Meta në lidhje me krizën aktuale politike në Shqipëri. Në një video të postuar në Facebook Salvini flet për aktivitetet e tij ditore ku ndër të tjera përmend edhe telefonatën me Metën.


“Kam dëgjuar edhe presidentin e Shqipërisë Ilir Meta, pasi të dielën Shqipëria rrezikon shumë, sepse është një përplasje që mund të shkojë në një përplasje civile, siç është parë edhe në javët e fundit. Janë duke u mbajtur zgjedhje vendore nga ana e kryeministrit, të cilat janë anuluar nga presidenti i Republikës. Janë tërhequr partitë e opozitës dhe në to merr pjesë vetëm Partia Socialiste që është në qeveri dhe jam duke kërkuar që të komunikoj me të gjitha palët për të evituar një përplasje sepse Shqipëria është partnere kulturore, ekonomike, komerciale me Italianë. Por jo vetëm, duhet të kujtojmë njerëzit që emigrojnë dhe këtu duhet që të kujtojmë skenat e viteve ’90 dhe nuk do doja që të ktheheshin, pasi kemi mjaft probleme dhe nuk do donim që të shkonim në fronte të tjera”– ka thënë Salvini në një video live nga zyra e tij.

Kjo hera e parë që një nga liderët politikë nga vendet e BE zbulon komunikime me Presidentin Meta në lidhje me krizën politike në Shqipëri. Mateo Salvini gjithashtu ka mbështetur edhe hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE pas publikimit të raportit të Komisionit Europian.

Ndër të tjera në video mesazhin e tij ai foli për çështjet e emigracionit që po trajton tani në Itali. Në përshkrimin e videos ai shkruan: “Emigracioni nuk mund të menaxhohet nga anijet e jashtëligjshme: ne jemi të gatshëm të bllokojmë çdo lloj paligjshmërie. Kush bën një gabim, paguan. P.S. Evropa? Mungon, si gjithmonë”. /Opinion.al

Etiketa: kriza politikemateo salvinimeta


Ju sugjerojmë

Ka 253 hektarë me letra në Zvërnec, Artur Shehu: Investitorët nuk i njoh fare
-U tha në Opinion

Ka 253 hektarë me letra në Zvërnec, Artur Shehu: Investitorët nuk i njoh fare

4 Qershor, 2026 11:27 pm
Vrasja e policit, gazetarja: Sherri me çobanin e “nxori zbuluar” autorin
-U tha në Opinion

Vrasja e policit, gazetarja: Sherri me çobanin e “nxori zbuluar” autorin

4 Qershor, 2026 10:05 pm
Protesta e qytetarëve, Blendi Klosi: Tradhti është tërheqja nga projekti i Zvërnecit
-U tha në Opinion

Protesta e qytetarëve, Blendi Klosi: Tradhti është tërheqja nga projekti i Zvërnecit

4 Qershor, 2026 9:47 pm
Zvërneci, Blendi Klosi: Projekti vazhdon të jetë krenaria jonë
-U tha në Opinion

Zvërneci, Blendi Klosi: Projekti vazhdon të jetë krenaria jonë

4 Qershor, 2026 9:20 pm
5 kërkesat e protestuesve: Dorëheqje e qeverisë dhe anulimi i projektit në Zvërnec
Aktualitet

5 kërkesat e protestuesve: Dorëheqje e qeverisë dhe anulimi i projektit në Zvërnec

4 Qershor, 2026 8:27 pm
Mijëra qytetarë para Kryeministrisë, mesazh qeverisë: Ju erdhi fundi
Aktualitet

Mijëra qytetarë para Kryeministrisë, mesazh qeverisë: Ju erdhi fundi

4 Qershor, 2026 7:27 pm
Zvërneci/ Rama përgjigjet nga Mali i Zi: Na e kaluan njëherë, tani s’bëhet llaf më
Aktualitet

Zvërneci/ Rama përgjigjet nga Mali i Zi: Na e kaluan njëherë, tani s’bëhet llaf më

4 Qershor, 2026 7:22 pm
“Rama në burg, Berisha në burg”, dita e pestë e protestës së qytetarëve
Aktualitet

“Rama në burg, Berisha në burg”, dita e pestë e protestës së qytetarëve

4 Qershor, 2026 6:48 pm
Kafazi i xhamit gjatë seancave, reagon Komiteti Shqiptar i Helsinkit
Aktualitet

Kafazi i xhamit gjatë seancave, reagon Komiteti Shqiptar i Helsinkit

4 Qershor, 2026 6:41 pm
SHBA i kërkon Evropës dhe Kanadasë të forcojnë forcat ajrore dhe detare të NATO-s
Bota

SHBA i kërkon Evropës dhe Kanadasë të forcojnë forcat ajrore dhe detare të NATO-s

4 Qershor, 2026 5:32 pm
Para
Mbështetësit e opozitës e presin me protestë Ramën në Elbasan

Mbështetësit e opozitës e presin me protestë Ramën në Elbasan

Vendimi i KiE/ Presidenti i kongresit: Nuk vëzhgojmë zgjedhje pa opozitë

Vendimi i KiE/ Presidenti i kongresit: Nuk vëzhgojmë zgjedhje pa opozitë

Kur qeveritë do ta dëgjojnë njeriun, para se ky të kapë gurët?

Unë nuk mund të bëhem edhe pa dashje shok në këtë përgjegjësi!
















TE FUNDIT

Ka 253 hektarë me letra në Zvërnec, Artur Shehu: Investitorët nuk i njoh fare

Ka 253 hektarë me letra në Zvërnec, Artur Shehu: Investitorët nuk i njoh fare
4 Qershor, 2026

Në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ku u diskutua projekti në Zvërnec dhe protesta qytetare kundër investimit, Artur Shehu deklaroi...

Lexo më shumë

Vrasja e policit, gazetarja: Sherri me çobanin e “nxori zbuluar” autorin

Vrasja e policit, gazetarja: Sherri me çobanin e “nxori zbuluar” autorin
4 Qershor, 2026

Një ngjarje e rëndë tronditi sot zonën e Lozhanit në Maliq, ku efektivi i forcave “Shqiponja”, Enea Mekolli, 34 vjeç, ndërroi jetë...

Lexo më shumë

Protesta e qytetarëve, Blendi Klosi: Tradhti është tërheqja nga projekti i Zvërnecit

Protesta e qytetarëve, Blendi Klosi: Tradhti është tërheqja nga projekti i Zvërnecit
4 Qershor, 2026

Në emisionin “Opinion” Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi u është përgjigjur protestuesve shprehen se qeveria ka tradhtuar Shqipërinë...

Lexo më shumë

Zvërneci, Blendi Klosi: Projekti vazhdon të jetë krenaria jonë

Zvërneci, Blendi Klosi: Projekti vazhdon të jetë krenaria jonë
4 Qershor, 2026

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi është shprehur në emisionin “Opinion” se projekti në Zvërnec është krenaria e qeverisë....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}