Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur gjatë pasdites në fshatin Gurrë të Matit mes policisë dhe një trafikanti. Ngjarja ka ndodhur sot në fshatin Gurrë. Në bazë të të dhënave paraprake, përplasja mendohet se ka ndodhur midis policisë dhe Rasim Kurit, 19 vjeç, i cili dyshohet se është trafikant i lëndëve narkotike, i cili ka mbetur i plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit.