Bekim Jashari e ka të pamundur të mbajë lotët, ndërsa tregon për emisionin “Opinion”, masakrën në kullën e Jasharajve. Ai humbi nënën dhe babain, 7 vëllezër dhe motra, gjyshërit, dy xhaxhallarët dhe fëmijët e tyre. Masakrës i shpëtoi e gjallë motra Besarta, ndërsa vetë Bekimi ndodhej në Gjermani.
“Pushka e fundit, u shënua më 7 Mars ora 16 pasdite”, tregon Bekimi duke kujtuar për tre ditët e rezistencës së Jasharajve.
Ai ndalet në kërkesën personalisht të Milosheviçit për liukudimin e Adem Jasharit.
“Ka patur kërkesa dhe presioni qe edhe ta lënë Kosovën , të dalin jashtë dhe nuk do i ngucim. Për sulmin e fundit unë e kam parë një dokumentar, kur shefi i armatës jugosllave e thotë: Familja Jashari është kapitull më vete. Kam patur urdhër nga Milosheviçi që të likuidohet Adem Jashari. Nuk ka qenë fare diskutim në tavolinë se sa do dëmtohet pala jonë apo pala e kundërt”, ka treguar Bekimi i cili shton se sipas dëshmitarëve okularë e gjithë lagja është rrethuar brenda 5 minutave./Opinion.al