Kujt i nevojiten maskat e shtrenjta për fytyrë kur mund t’i përgatisim lehtësisht në shtëpi me metoda alternative. Kafja është shumë e mirë për lëkurën, pasi e pastron dhe e bën më të shndritshme. Ajo është ideale për të gjitha llojet e lëkurës.
Për përgatitjen e kësaj maske nevojiten këto përbërës:
½ filxhan kafe të
bluar organike
½ filxhan me
pluhur kakaoje
1 filxhan qumësht
1 lugë gjelle lëng
limoni (për lëkurë
të thatë provoni vaj
ulliri ose bajame)
1 lugë gjelle mjaltë
Përgatitja:
Përzieni kafen e bluar me pluhurin e kakaos në një enë. Shtoni qumështin dhe përzieni mirë derisa të formohet një pastë. Shtoni lëngun e limonit dhe mjaltin. Aplikojeni në fytyrë dhe lëreni të thahet (deri në 20 minuta). Në fund lajeni fytyrën.
1. Kafja e pasuron fytyrën me antioksidues.
2. Kafja përmban kafeinë që mbron lëkurën nga rrezet e dëmshme ultraviolet.
3. Ajo parandalon daljen e rrudhave dhe ruan elasticitetin e lëkurës.
4. Kafja është e mirë edhe për eliminimin e celulitit.