Kryesore

Maskat me detyrim/ Basha: 1 në 3 shqiptarë s’ka para ta blejë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:47 - 13/10/20 |
Al Do

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi sot në një konferencë për shtyp se jemi para një rritjeje të frikshme të kurbës së infektimeve me COVID-19 ndërkohë sipas tij qeveria nuk ka marrë asnjë masë.

Kryedemokrati u shpreh i shqetësuar për situatën për të cilën fajsoi kryeministrin Rama. Ai shtoi se numri i të infektuarve është rritur me 30% në 10 ditë.

Basha u ndal edhe tek rregulli i ri sipas të cilit mbatja e maskave do të jetë e detyrueshme edhe në ambientet e hapura. Ai e cilësoi kriminale këtë masë pasi siç tha ai 1 në 3 shqiptarë nuk kanë para të paguajnë maskën.

“Shqipëria e papërgatitur për valën e parë të pandemisë, pasojat i paguan qytetarët dhe ekonomia. Kapacitetet e spitaleve Covid 1 dhe Covid 2 kanë shteruar, vendet në spitale janë plotësuar 100%. Sistemi shëndetësor është ne kolaps. Numri i të infektuarve është rritur me 30% në 10 ditë. Paralajmërimet tona ranë në vesh të shurdhër. Ndërkohë që gjithë bota i ka kaluar muajt e qershorit, korrikut, gushtit për një valë të dytë i vetmi që nuk ka marrë asnjë masë është Edi Rama. I është kthyer dërdëllitjeve në Facebook. E gjithë përgjigja e Ramës për pandeminë është “Vini maskë”! Maskën 1 në 3 shqiptarë nuk kanë lekë ta paguajnë sepse ose janë të papunë ose nuk plotësojnë nevojat bazë. Kjo është për ndjekje penale dhe do të ketë kohë për këtë, ajo që ka rëndësi  sot është të lërë dërdëllitjet dhe bredhjet në të njëjtin kantier por të marrë masat. I gjithë personeli shëndetësor duhet të pajiset me maskat mbrojtëse dhe t’i jepet bonusi. Jemi para një rritjeje të frikshme të kurbës së infeksionit dhe kjo është përgjegjësi e Edi Ramës dhe kukullave të tij.”, deklaroi Basha. /Opinion.al

Pas