Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Maska e Mbappe “pushton” rrjetin, por UEFA nuk ia lejon të luajë me të

2024/06/21 at 9:09 AM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Maska e Mbappe “pushton” rrjetin, por UEFA nuk ia lejon të luajë me të

Stafi mjekësor i Francës po bën gjithçka që është e mundur për të vënë Kylian Mbappe nën urdhrat e Didier Deschamps në ndeshjen e sotme përballë Holandës.

Edhe pse hunda e tij u thye dhe u la në gjak pas përplasjes me një nga mbrojtësit e Asutrisë në ndeshjen e parë në grup, Mbappe ia ka dalë të shmangë operimin dhe pasditen e djeshme u stërvit me shokët, duke përdorur një maskë.

“Mbappé u stërvit dje dhe sot, kështu që do të shohim dhe do të bëjmë gjithçka me stafin mjekësor që ta kemi atë në dispozicion për nesër. Si të gjithë lojtarët ai dëshiron të jetë në fushë. Ai pati një dëmtim të rëndë, por hunda e tij nuk është aq delikate sa kyçet e këmbës apo gjunjët. Mbappé  është më mirë, ne do të vendosim nesër nëse ai mund të luajë. Gjithçka po shkon në drejtimin e duhur pas goditjes që mori dhe pasojave që pati. Gjithçka duket se po evoluon në një drejtim pozitiv, por le të shohim”, tha tekniku i Transalpinëve.

Në prag të ndeshjes ndaj Holandës në Leipzig, vendimtare për kryesimin e grupit D të Euro 2024, sulmuesi i Real Madridit ka përdorur një maskë mbrojtëse trikolore, me ngjyrat e flamurit francez, simbolin e “Gjelave” dhe inicialet e tij të shkruara në të.

Fotot e Mbappe nga stërvitja e Francës kanë bërë xhiron e rrjetit, pasi sulmuesi tashmë ngjan pothuajse si personazhi me të cilin është krahasuar për pamjen fizike, breshka-ninxha e filmave të animuar, me emrin Donatello.

Pavarësisht se maska e Mbappe është bërë virale, ylli i Francës nuk do të lejohet të zbresë në fushë me të. Kjo pasi, rregullat e UEFA-s përcaktojnë se futbollistët lejohen të mbajnë maskë me vetëm një ngjyrë, përveç rasteve kur bëhet një përjashtim i veçantë.

“Pajisjet mjekësore të veshura në fushën e lojës duhet të jenë një ngjyrë dhe pa identifikimin e ekipit dhe prodhuesit”, thuhet në një pjesë të rregullores së UEFA-s.

Ju sugjerojmë

Sezoni veror 2025, kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda
Aktualitet

Sezoni veror 2025, kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda

17 Qershor, 2025 4:21 pm
KQZ urdhëron numërimin të dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan
Aktualitet

Xhemal Gjunkshi kërkon në KQZ pamjet filmike të numërimit të votave të diasporës

17 Qershor, 2025 4:02 pm
Ndihmonte emigrantë të kalonin ilegalisht Shqipërinë, pranga 18 vjeçarit sirian
Aktualitet

Tiranë/ Plagosi në këmbë me armë zjarri një shtetas, arrestohet 32 vjeçari

17 Qershor, 2025 3:33 pm
Draftraporti i KE: Përpjekjet për presion mbi gjyqësorin ngjallin shqetësime serioze
Aktualitet

Draftraporti i KE: Përpjekjet për presion mbi gjyqësorin ngjallin shqetësime serioze

17 Qershor, 2025 3:20 pm
Transformimi i hyrjes së Shkodrës/ Vijon puna nga kthesa e Velipojës te Ura e Bunës
Aktualitet

Transformimi i hyrjes së Shkodrës/ Vijon puna nga kthesa e Velipojës te Ura e Bunës

17 Qershor, 2025 3:01 pm
Kur drita nuk mjafton
Te Fundit

Kur drita nuk mjafton

17 Qershor, 2025 2:47 pm
“Situatë monstruoze”/ Mjekët pa Kufij në Gaza: 1 kg sheqer 57 dollarë. S’ka më ujë
Bota

“Situatë monstruoze”/ Mjekët pa Kufij në Gaza: 1 kg sheqer 57 dollarë. S’ka më ujë

17 Qershor, 2025 2:39 pm
Kërkoi lirim nga burgu, Gjykata e Fierit shtyn seancën për Ervin Salianjin
Kronikë

Kërkoi lirim nga burgu, Gjykata e Fierit shtyn seancën për Ervin Salianjin

17 Qershor, 2025 2:20 pm
“Se ku kanë ikur vulat!”/ Demokrati tregon parregullsitë gjatë rinumërimit të votave
Aktualitet

“Se ku kanë ikur vulat!”/ Demokrati tregon parregullsitë gjatë rinumërimit të votave

17 Qershor, 2025 2:16 pm
Debati në urdhrin e psikologut, Laboviti letër Ramës: E ka marrë peng Treska
Aktualitet

Debati në urdhrin e psikologut, Laboviti letër Ramës: E ka marrë peng Treska

17 Qershor, 2025 2:07 pm
Para
I akuzuar për 7 vepra penale, arrestohet 43-vjeçari në Peqin

I akuzuar për 7 vepra penale, arrestohet 43-vjeçari në Peqin

Do trafikonte armë zjarri në Itali, 23-vjeçari nga Kosova arrestohet në Rinas

Do trafikonte armë zjarri në Itali, 23-vjeçari nga Kosova arrestohet në Rinas

Ndeshja me Spanjën/ Shqipëria do tentojë për një vend më tej, skenarët që kualifikojnë kuqezinjtë

Ndeshja me Spanjën/ Shqipëria do tentojë për një vend më tej, skenarët që kualifikojnë kuqezinjtë

TE FUNDIT

Sezoni veror 2025, kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda

Sezoni veror 2025, kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda
17 Qershor, 2025

Nga data 16 qershor deri më 15 shtator 2025, në të gjithë vendin do të ndalohet qarkullimi i automjeteve të...

Lexo më shumë

Xhemal Gjunkshi kërkon në KQZ pamjet filmike të numërimit të votave të diasporës

KQZ urdhëron numërimin të dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan
17 Qershor, 2025

Xhemal Gjunkshi kërkon nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pamjet filmike të numërimit të votave të diasporës, pasi dështoi të hapte...

Lexo më shumë

Tiranë/ Plagosi në këmbë me armë zjarri një shtetas, arrestohet 32 vjeçari

Ndihmonte emigrantë të kalonin ilegalisht Shqipërinë, pranga 18 vjeçarit sirian
17 Qershor, 2025

Plagosi në këmbë për motive të dobëta 29 vjeçarin, arrestohet nga policia shtetasi F.C, 32 vjeç. Uniformat blu bëjnë me...

Lexo më shumë

Draftraporti i KE: Përpjekjet për presion mbi gjyqësorin ngjallin shqetësime serioze

Draftraporti i KE: Përpjekjet për presion mbi gjyqësorin ngjallin shqetësime serioze
17 Qershor, 2025

Në draftraportin e Komisionit Europian për shtetin e së drejtës në Shqipëri, thuhet se 47% e popullsisë së përgjithshme e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com