Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Zmines në Livadhja.
Një 52-vjeçare kishte dalë për të kullotur bagëtitë e tij por ka gjetur vdekjen si pasojë e shkëputjes së një masivi shkëmborë i cili e zuri poshtë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:15 sipas policisë e cila ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 15:15, në fshatin Zmines, Livadhja, si pasojë e shkëputjes së një masivi shkëmborë, ka gjetur vdekjen në mënyrë aksidentale shtetësia S.F., 52 vjeçe, e cila ka qenë duke kullotur bagëtitë.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale. /Opinion.al