Kronikë

Mashtruan me TVSH-në/ Jepet masa e sigurisë për biznesmenët, burg…


               Publikuar në : 18:30 - 07/09/19 |
Opi Nion

Ditën e sotme Gjykata e Tiranës ka caktuar masat e sigurisë për 15 biznesmenët e arrestuar të cilët akuzohen se kanë mashtruar përmes skemës së TVSH-së.

Mësohet se Gjykata ka vendosur të lerë në burg me afat 20 ditë të 6 nga të akuzuarit dhe pikërisht  Vasil Koritën, Besnik Pelivanin, Vangjush Mbriçin, Mhill Ndrecën, Ardian Bejkon, Fatmir Firin, ndërsa për 9 të akuzuarit e tjerë Haxhi Sala, Ilia Dimo, Shkëlqim Prodani, Shpresa Joanidhi, Paqësor Buzi, Astrit Lala, Rabi Kurti, Riza Roshi dhe Rrapo Baduni trupi gjykues dha masën e sigurisë arrest shtëpie.

Kutojmë që prokurorja Elisabeta Imeraj, ngrti të tjera akuza ndaj 15 biznesmenëve të arrestuar si krijimi i skemave mashtruese, falsifikimit të vulave e stampave si edhe fshehjes së të ardhurave. Arrestimi i biznesmenëve u bë në kuadër të hetimeve disa mujore të nga ana e Sektorit të Krimit Ekonomik në Policisë e Shtetit.

Po ashtu, ditën e sotme u arrestua një tjetër biznesmen, Drilon Bareti, administrator i një firme ndërtimi, duke e çuar kështu 16 numrin e të arrestuarve./ Opinion.al E.Xh.

Pas