Aktualitet

Mashtronte përmes call-center duke përfituar para, arrestohet 30-vjeçari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:44 - 06/04/22 |
Opi Nion

Një 30-vjeçar është vënë në pranga në kuadër të një operacioni policor të koduar “Call me”.

Arrestimi i tij u bë pasi, nëpërmjet platformave të ndryshme elektronike, kryente mashtrime dhe transaksione financiare, duke përfituar shuma të konsiderueshme parash, nën mbulimin e aktivitetit si call center.

Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit E. B., F. S., E. D. dhe A. D.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”./Opinion.al

Pas