Aktualitet

Mashtronin të huajt, arrestohet administratori i call center-it, nën hetim 5 vajza



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:18 - 10/08/22 |
Opi Nion

Administratori i një call center-i është arrestuar ndërsa pesë punonjëset e tij janë proceduar penalisht nga policia e Tiranës. Ata akuzohen se mashtronin shtetasit e huaj për të investuar në bursa fikstive.

Sipas policisë, në pranga ka rënë administrator i call center-it 28 vjeçari L. Ll, banues në Tiranë, ndërsa u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetaset V. L., 25 vjeçe, E. H., 22 vjeçe, I. P., 22 vjeçe, S. H., 26 vjeçe dhe A. Ç., 22 vjeçe, të pesta banuese në Tiranë, të punësuara si operatore në këtë subjekt. Ata akuzohen për veprat penale “Mashtrimi”, “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Ndërsa në kërkim është shpallur pronari i këtij subjekti, 31 vjeçari G. C, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit policia ka sekuestruar 4 aparate celulare, shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale, si dhe lista me të dhënat e shtetasve të huaj që dyshohet se janë mashtruar, për të investuar në bursa fiktive.

Policia po vijon hetimet për kapjen dhe arrestimin e pronarit të call center-it./Opinion.al

 

Pas