Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mashtroi në emër të Ermal Mamaqit, 3 vjet burg për menaxherin e modeleve

2017/01/08 at 7:41 PM
në Aktualitet, InstaBIZ, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Video/ Ermal Mamaqi tregon si arriti të bëhet i famshëm dhe i pasur

jykata e Apelit në Tiranë dënon me tre vjet burg Tedi Durishtin, “menaxherin e agjencive të modës” të akuzuar për mashtrim ndaj disa vajzave.


Më 23 dhjetor 2016, Gjykata e Apelit Tiranë ka dhënë dënimin e formës së prerë për ndëshkimin me tre vjet burg të Tedi Durishtit, 23 vjeç, i arrestuar në shkurt 2015. Ai ishte dënuar 4.8 vjet burg nga Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë, me akuzën e mashtrimit.

Në një nga episodet për të cilat është akuzuar i dyshuari, ai kishte përmendur e madje kishte pretenduar se ishte pjesë e kompanisë “Ami Event”, në pronësi të Ermal Mamaqit. “Për këtë fakt shtetasi Ermal Mamaqi ka bërë menjëherë njoftim në adresat e tij dhe të agjencisë “Ami Event”, se i pandehuri nuk ishte i punësuar në agjencinë e tyre dhe se nuk kishte lidhje me ta”. Aktori dhe prezantuesi i njohur ka dëshmuar gjatë hetimit të këtij rasti, por edhe në mesazhet e shpërndara në faqet e tij publikisht, se nuk kishte asnjë lidhje me Tedi Durishtin. Më poshtë publikohet një pjesë e vendimit të dhënë nga Gjykata e Apelit, ku shpjegohet mashtrimi i kryer nga i akuzuari.

DENONCIMI

Denoncuesja D.V. është njohur me të pandehurin Tedi Durishti në një sfilatë mode në Kosovë, në vitin 2014. Ata janë takuar disa herë edhe në qytetin e Tiranës. Durishti i është prezantuar gjithmonë si menaxher e parukier i agjencisë së modës “Fashion Art Agenci”. Në një nga këto takime, ai i ka propozuar për të bashkëpunuar, meqenëse ai ishte pjesë e ndërmarrjeve në këtë fushë, brenda dhe jashtë vendit. Durishti i ka kërkuar vajzës që të gjente edhe pesë vajza të tjera, të cilat do t’i shërbenin si pjesë e ekipit të tij në rolin e modeleve. I akuzuari i ka propozuar vajzës pjesëmarrjen në një aktivitet, që do të zhvillohej në datën 30.06.2014 në Itali, në kompaninë e njohur me emrin “Shtëpia e Modës Italiane”. Në këtë aktivitet, ai do të ishte pjesëmarrës, dhe ka kërkuar të njihet me vajzat, që shtetasja në fjalë kishte gjetur më parë, për rolet e kërkuara nga Durishti.

Ajo më parë kishte biseduar me to për këtë iniciativë të propozuar nga i pandehuri dhe i ka garantuar për shpërblimin e tyre. I pandehuri ka arritur që të realizojë edhe takimet me vajzat që pretendohej se do të ishin pjesë e aktivitetit. Pas takimeve dhe njohjes me vajzat, me justifikimin se shpenzimet e udhëtimit për në Itali do të mbuloheshin prej tyre, ai u ka kërkuar paraprakisht secilës prej tyre paratë që do të shërbenin për të bërë pagesat e biletave të udhëtimit, duke i sqaruar gjithashtu se shpenzimet e tjera do të përballoheshin prej tij. Këtë propozim ai e ka bërë në prezencë të vajzave të ofruara nga shtetasja D.V. Vajzat me të cilat është takuar dhe ua ka bërë të besueshme historinë e aktivitetit jashtë shtetit, ishin shtetaset S.B., L.M., E.B., A.B. dhe E.LL. Rezulton se i pandehuri ka arritur të marrë prej secilës shumën prej 50 euro, si justifikim për shpenzimet e biletës së udhëtimit si dhe kopje të pasaportave të secilës prej tyre. Prej shtetases D.V. ai ka përfituar edhe një vlerë shtesë prej 30 000 lekësh, për shpenzime personale të tjera, sepse do të largohej nga banesa e prindërve të tij, për shkak se ata ishin në prag divorci.

MASHTRIMI

Edhe pse ka kaluar çdo lloj afati i njoftuar më parë nga i pandehuri, vajzat nuk janë njoftuar asnjëherë për zhvillimin e aktivitetit. Shtetasja D.V., duke dyshuar, ka këmbëngulur për të rimarrë paratë e dhëna prej saj e shoqeve të saj, por i pandehuri jo vetën që është munduar të shmangë takimet me të dhe vajzat e tjera, por edhe kur e ka bërë një gjë të tillë, ka nxjerrë justifikime si anulim i aktivitetit, mosparaqitje të vajzave për tërheqjen e biletave të udhëtimit etj. Pas këmbënguljes së saj, D.V. ka mundur të marrë vetëm pasaportat e vajzave të sipërpërmendura. Me shtetasen në fjalë dhe bashkëshortin e saj, i pandehuri është konfrontuar edhe fizikisht në datën 16.02.2015. Edhe pse ka ndodhur një gjë e tillë, i pandehuri nuk i ka kthyer paratë e vjedhura nëpërmjet gënjeshtrës e për rrjedhojë shtetasja në fjalë është drejtuar në organin e policisë, ku ka bërë kallëzimin përkatës. /panorama



Ju sugjerojmë

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë
-U tha në Opinion

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë

4 Qershor, 2025 11:24 pm
“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive
Kryesore

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive

4 Qershor, 2025 10:44 pm
Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike
-U tha në Opinion

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike

4 Qershor, 2025 10:37 pm
Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri

4 Qershor, 2025 10:24 pm
Spanjë/ Kapen me plantacion marijuhane, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë
Bota

Spanjë/ Kapen me plantacion marijuhane, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë

4 Qershor, 2025 9:53 pm
Lufta në Gaza, numri i incidenteve antisemite rritet ndjeshëm
Bota

Lufta në Gaza, numri i incidenteve antisemite rritet ndjeshëm

4 Qershor, 2025 9:46 pm
Mbi 1.5 milion pelegrinë nisin Haxhin nën diellin përvëlues
Bota

Mbi 1.5 milion pelegrinë nisin Haxhin nën diellin përvëlues

4 Qershor, 2025 9:28 pm
“Ec, vazhdo po të them”, vajza i vjedh biznesin të atit me falsifikim firme
Aktualitet

“Ec, vazhdo po të them”, vajza i vjedh biznesin të atit me falsifikim firme

4 Qershor, 2025 9:19 pm
Ankimi i PD për qarkun Kukësin, vendimi merret ditën e nesërme
Aktualitet

Ankimi i PD për qarkun Kukësin, vendimi merret ditën e nesërme

4 Qershor, 2025 9:08 pm
Kanadaja prej ditësh në luftë me flakët e zjarrit, tymi mbulon 1/3 e SHBA-ve
Bota

Kanadaja prej ditësh në luftë me flakët e zjarrit, tymi mbulon 1/3 e SHBA-ve

4 Qershor, 2025 8:57 pm
Para
Video/ Patinazh mbi liqen…

Video/ Patinazh mbi liqen...

Kërcënohet deputeti shqiptar

Kërcënohet deputeti shqiptar

Martin Shkreli mban premtimin pas fitores së Donald Trump

Eshtë i ftuar në inaugurimin e Trumpit, por Martin Shkreli s'ka një shoqëruese...
















TE FUNDIT

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë
4 Qershor, 2025

Të shtunën luhet një nga ndeshjet më të rëndësishme të Shqipërisë, kjo edhe për shkak të ngarkesës emocionale që mbart...

Lexo më shumë

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive
4 Qershor, 2025

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka e ka quajtur ndeshjen me Serbinë si një ndeshje me rëndësi edhe...

Lexo më shumë

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike
4 Qershor, 2025

Kur na ndajnë pak ditë nga sfida e Kombëtares Shqiptare me Serbinë, emocionet e futbollistëve dhe tifozëve duket se janë...

Lexo më shumë

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri
4 Qershor, 2025

Në Shqipëri është konfirmuar zyrtarisht rasti i parë i murtajës tek dhitë. Rasti është shënuar në Postribë të Shkodrës në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com