Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mashtroi në emër të Ardit Gjebresë, kërkon falje live në emision, moderatori: Do të të jepja dhe një shpullë

2017/11/12 at 6:07 PM
në Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Mashtroi në emër të Ardit Gjebresë, kërkon falje live në emision, moderatori: Do të të jepja dhe një shpullë

Bujana është një zonjë nga Tropoja, e cila prej vitesh jeton në Londër. Ajo erdhi në “E Diela Shqiptare”, më rubrikën “Ka një mesazh për ty” për t’i përcjellë me mesazh babait të saj 93 – vjeçar. Për shkak të moshës, ai nuk mundi të vinte në studion e “E Diela Shqiptare.


Por stafi i emisionit kishte përgatitur një tjetër “surprizë” për zonjën Bujana.

Sëbashku me dëshirën për t’i përcjellë babait një mesazh, Zonja Bujana, e cila  solli në vëmendje një problematikë tjetër, atë të mashtruesve në internet.

Bujana ishte përpjekur që në Maj që të vinte në studion e “Ka një mesazh për ty”. Ajo kishte kontaktuar me një një faqe të rreme në Facebook, me emrin “Ka një mesazh për ty”.

Disa muaj më vonë, dikush i përgjigjet. Personi në fjalë, i kërkon numër telefoni dhe i premton se kur të vijë në Tiranë do t’i bëjnë një surprizë babait të saj.

E pasi i mori numrin e telefonit, ky njeri i shkruajti Zonjës Bujana sërish, por këtë herë duke i kërkuar që të ndihmonte një familje në nevojë.

“Përmes numrit të telefonit që më kërkoi, ai më bën një kërkesë dhe thotë: Zonjë e nderuar nëpërmjet stafit të këtij emisioni, kemi një familje në nevojë. Një vajzë 9 vjeçe ka nevojë për një ndërhyrje në zemër dhe ne kemi nxjerrë stafin tonë që të mbledhin para që ta nisim këtë vajzë jashtë vendit. Nëpërmjet këtij stafi, ju lutem të na ndihmoni sadopak.”

Vetë moderatori Gjebrea lexon një prej mesazheve të këtij personi, i cili shfrytëzoi zemërgjerësinë e emisionit e “E Diela Shqiptare”.

Zonja tregon se nuk i kishte dërguar një shifër të madhe pasi kishte nuhatur se diçka nuk shkonte. Ajo i nisi fillimisht vetëm 100 euro.

Personi në fjalë përdorte iu prezantua gruas me një emër te rremë, si Elton Gjoka. Në një mesazh ai madje i jepte detaje për pozicionin që kishte në “E Diela Shqiptare”.

“Rri në zyrën e zotit Ardit, menaxhoj faqen e tij, publikoj ato që jepen në emision, nëpërmjet programit dhe internetit. Do t’ju lë emrin e të atit të vajzës. Ai quhet Ramadan Metushi. Të lutëm ver dorën në zemër dhe ndihmojeni…”

Zonja kërkoi një llogari bankare, por ai tha se babai i vajzës së sëmurë nuk kishte, ndaj i tha që t’i sillte me MoneyGram, një shërbim që Gjebrea e përmend në program. Siç shpjegon vetëm drejtuesi i “E Diela Shqiptare”, në mesazhet që ky mashtrues i kishte nisur zonjës, ai përdorte detaje të cilat do t’i kishte besuar çdokush.

Moderatori Gjebrea u shpreh i keqardhur që emri i “E Diela Shqiptare” është përdorur për të mashtruar qytetarët, e në rastin konkret zonjën Bujana.

Kjo e fundit u shpreh se sapo kishte kontaktuar me stafin e vërtetë,të programit kishte kuptuar se ata nuk e njihnin dhe nuk kishin dijeni për gjithçka kishte ndodhur.

“Unë e pashë sesa i befasur sesa ishe (i thotë Gjeberas). Më erdhi shumë keq për momentin, por janë gjëra që ndodhin dhe duhet t’i zgjidhim bashkarisht. Sepse një njeri është ashtu si dora atij e zezë, nuk ju shkruajnë ju, por ne popullit. Dhe përmes kësaj mesazhi, them që jo vetëm unë që kam rënë pre, nuk flitet për gjendjen monetare që kam shpenzuar, absolutisht jo, unë do t’i kisha dërbgurar edhe 2 mijë euro edhe sapo të kishte patur nevojë, sepse unë jam një nga ato njerëz që le veten time keq për këta persona sepse unë e kam përjetuar vetë… se çfarë është të rrish spitaleve dhe të humb një njeri. Dhe kjo më bëri mua që të vij këtu, or e pashë në sytë tyuaj në sy të stafit edhe ju tepër të tramatizuar nga kjo. Ndaj bëj thirrje në këtë tudio, të mos bien pre e njerëzve të tillë.

Për të gjithë teleshikuesit, Ardit Gjebrea theksoi se të vetmet mënyra për të kontaktuar me programin janë faqet zyrtare në Facebook, si “E Diela Shqiptare”, “Televizioni Klan” dhe “AnaMedia”. Ndërsa për të kontaktuar me stafin e rubrikës “Ka një mesazh për ty”, mund të përdorni adresën e email kanjëmesazhpërty.al.

Ndërkohë, në studion e emisionit kishte ardhur njeriu i cili e mashtroi për muaj me radhë dhe i mori gruas para, në emër të emisionit e “Diela Shqiptare”.

“Unë jam Ramadan Metushi”

“Ky është Ramadani, njeriu që është hequr si pjesë e stafit tonë dhe pas të gjithë asaj që ka ndodhur, e vetmja gjë që më gëzon është që keni ardhur në studio për të treguar se përse e keni bërë dhe për të na kërkuar falje, në radhë të parë zonjës dhe pastaj ne, për këtë dëm që na keni shkaktuar”, sqaroi për publikun Gjebrea duke iu drejtuar të riut me një pyetje.

Si e bëre këtë Ramadan?

“E nisa si një lojë, nuk e mendoja kurrë se do të ndodhte një gjë kaq e keqe.

Ti ku banon?

“Në Fier, në një fshat të Fierit.”

Kush të shtyu për ta bërë këtë gjë?

“Kam qenë shumë i strestuar ato ditë…”

“E nisa si një lojë këtë gjë. Hapa një adresë me emër të rremë dhe e ktheva në emrin “Ka një mesazh për ty”. Kishte shkruajtur zonja, që të ftonte babain e saj në këtë emision dhe unë i shkruajta pas disa muajsh. I shkruajta se do ta ndihmoja, hiqesha sikur punoja në këtë emision. E di që gabova…”

Kishe shumë informacion në fakt…

“Po unë e shikoj vazhdimisht këtë emision”.

Sa fansa kishe?

“5 mijë e 400”.

Ke patur raste të tjera?

“Edhe një rast tjetër, por jo në faqe”.

Nuk mendove një moment që mund të të kapnin?

“E mendoja”.

“Unë e dija që t’i do të vije një ditë në shtëpinë time për të kërkuar falje dhe koka e falur nuk pritet. Por le të jetë një mësim jo vetëm për rastin këtu, por për të gjithë, sepse jeta është shumë e shkurtër dhe do të vdesim të gjithë dhe ti mund të provosh të jetosh edhe ndershmërisht”, u shpreh Gjerbrea më tej.

Zonja Bujana i kishte kërkuar Ramadanit që të takoheshin ballë për ballë… një takim ky që u mundësua këtë të diel nga Gjebrea.

“I kërkova para se të vija këtu, më trego je apo sje, po ajo vijonte të më sillte rrotull, jam këtu sjam aty dhe unë nga besimi që kisha tek emisioni juaj, i besova këtij njeriu. Unë nuk di çfarë të them, nëse ju bindeni dhe organet kompetetnte bindeni q ëky nuk ka mashtruar njerëz të tjerë…”, rrëfeu Zonja Bujana në studio.

Zonja u shpreh e keqardhur që dëshira e saj për të ftuar babain në studion e “E Diela Shqiptare” u pengua për 6 muaj dhe sot ai nuk mund të ishte prezent. Megjithatë ajo e fali Ramadanin.

Në fund, Gjebrea i tha se të dyja palët e kishin falur dhe i dha edhe dorën… ndonëse me shaka iu drejtua duke i thënë: “Po vij të të jap dhe dorën që të të përcjell. Do të të jepja dhe një shpullë në fakt, e meriton…”

Si ra stafi i emisionit në gjurmët e Ramadanit?

Për këtë në studio ishte e ftuar një specialiste e Krimit Kompjuterit. Ajo shpjegoi se ka shumë raste të ngjashme.

Ajo tha se përveç dëmeve financiare, rastet në rritje janë ato të pronografisë me të miturit.

Për këtë specialistja këshilloi të gjithë prindërit që të mos i lenë fëmijët vetëm në internet, sepse mund të bien pre e keqbërësve.

Sa i përket Ramadanit, ai do të vijojë të përballet me të gjithë seancës gjyqësore për gjithçka ai ka bërë./tvklan.al



Ju sugjerojmë

Zvicra në referendum, vendos për pragun prej 10 milionë banorësh të popullsisë
Bota

Zvicra në referendum, vendos për pragun prej 10 milionë banorësh të popullsisë

13 Qershor, 2026 3:02 pm
Detaje nga dosja e SPAK, takimet në Aruba të Artur Shehut me trafikantët
Kronikë

Detaje nga dosja e SPAK, takimet në Aruba të Artur Shehut me trafikantët

13 Qershor, 2026 2:09 pm
Thirrjet kundër tij në protestë, Berisha: S’duhet të errësojnë misionin
Kryesore

Thirrjet kundër tij në protestë, Berisha: S’duhet të errësojnë misionin

13 Qershor, 2026 2:05 pm
QSUT: Asnjë rast për terapi hormonale deri më tani
Aktualitet

QSUT: Asnjë rast për terapi hormonale deri më tani

13 Qershor, 2026 12:41 pm
BE i “hap” derën, nisin negociatat e anëtarësimit për Ukrainën dhe Moldavinë
Bota

BE i “hap” derën, nisin negociatat e anëtarësimit për Ukrainën dhe Moldavinë

13 Qershor, 2026 12:39 pm
Trump njofton vrasjen e numrit dy të ISIS-it që fshihej në Nigeri
Bota

Trump: Eliminuam drejtuesin e kartelit të drogës ”Tren de Aragua”

13 Qershor, 2026 12:33 pm
Tifoz i çmendur i futbollit, trafikanti i drogës arrestohet nga maskotat e Botërorit
Sport

Tifoz i çmendur i futbollit, trafikanti i drogës arrestohet nga maskotat e Botërorit

13 Qershor, 2026 12:30 pm
Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA
Bota

Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA

13 Qershor, 2026 12:27 pm
Kosovë/ Votat nga diaspora i japin Vetëvendosjes dy mandate shtesë në Kuvend
Rajoni

Kosovë/ Votat nga diaspora i japin Vetëvendosjes dy mandate shtesë në Kuvend

13 Qershor, 2026 12:24 pm
Pas 3 vitesh e gjysmë në koma, ndërron jetë princesha e Tajlandës
Bota

Pas 3 vitesh e gjysmë në koma, ndërron jetë princesha e Tajlandës

13 Qershor, 2026 12:21 pm
Para
Krim dhe pasion/ Vrau ish-të fejuarën dhe partnerin e saj, gjykata liron bukëpjekësin shqiptar

Krim dhe pasion/ Vrau ish-të fejuarën dhe partnerin e saj, gjykata liron bukëpjekësin shqiptar

Habit gazetarja: Meshkujt shqiptarë nuk dinë të bëjnë seks !

Habit gazetarja: Meshkujt shqiptarë nuk dinë të bëjnë seks !

Arrestimi i Gjykatësit/ I dënuari fliste nga qelia, ja si prokuroria ra në gjurmët e parave

Arrestimi i Gjykatësit/ I dënuari fliste nga qelia, ja si prokuroria ra në gjurmët e parave
















TE FUNDIT

Zvicra në referendum, vendos për pragun prej 10 milionë banorësh të popullsisë

Zvicra në referendum, vendos për pragun prej 10 milionë banorësh të popullsisë
13 Qershor, 2026

A mundet një vend të vendosë një prag të palëvizshëm për popullsinë e tij? Kjo është pyetja së cilës Zvicra...

Lexo më shumë

Detaje nga dosja e SPAK, takimet në Aruba të Artur Shehut me trafikantët

Detaje nga dosja e SPAK, takimet në Aruba të Artur Shehut me trafikantët
13 Qershor, 2026

Pastrimi i parave të kokainës nëpërmjet kompanive të ndërtimit në Tiranë dhe bregdet ka qenë zbulimi i radhës i SPAK-ut...

Lexo më shumë

Thirrjet kundër tij në protestë, Berisha: S’duhet të errësojnë misionin

Thirrjet kundër tij në protestë, Berisha: S’duhet të errësojnë misionin
13 Qershor, 2026

Me përkrahjen për protestën për Zvërnecin si lëvizje qytetare (edhe pse investimin e aprovon) dhe kundërshtimin për qeverisjen e Ramës, Sali...

Lexo më shumë

QSUT: Asnjë rast për terapi hormonale deri më tani

QSUT: Asnjë rast për terapi hormonale deri më tani
13 Qershor, 2026

Deri më tani, asnjë person nuk i është drejtuar Shërbimit të Endokrinologjisë në QSUT për të kryer terapi hormonale me qëllim përshtatjen...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}