Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mashtrimi, si i vodhën biznesmenit të ashensorëve 40 mijë euro online

2016/08/25 at 9:20 AM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Mashtrimi, si i vodhën biznesmenit të ashensorëve 40 mijë euro online

Pronari i një kompanie ashensorësh në Tiranë është mashtruar nëpërmjet porosive për blerje online, duke humbur në këtë formë shuma të konsiderueshme parash.

Burime nga Policia e Tiranës thanë se biznesmeni 67­ vjeçar, Ideal Agolli, ka denoncuar se persona ende të panjohur i kanë vjedhur me anë të mashtrimit në internet rreth 40 mijë euro.

Vjedhja është kryer në tri faza të fundit gjatë muajve të fundit, ndërsa i dëmtuari e ka kuptuar mashtrimin vetëm disa ditë më parë, kur kompania reale ku ai kishte porositur mallrat, i ka shkruar duke kërkuar të kryhej pagesa. Menjëherë pas e­mailit të mbërritur në adresën e tij, nga kompania me qendër në Shangai, biznesmeni i është drejtuar Policisë së Tiranës.

Ai ka bërë denoncim në zyrat e Antikrimit Ekonomik, duke dorëzuar faturat e parave që kishte nisur në adresën e gabuar, si dhe e­mailet e shkëmbyera me kompaninë fiktive, që i kishte zhvatur paratë. Burimet thanë se adresa nga i kanë shkruar 67­ vjeçarit është thuajse e njëjtë me adresën reale ku ai kishte porositur disa materiale për kompaninë e tij, që i priste t’i vinin nga Kina.

I vetmi ndryshim ishin disa numra, të cilat Ideal Agolli nuk i ka vënë re, duke e marrë si të mirëqenë. Për këtë arsye ka kryer tri transferta bankare, të parën rreth 27 mijë dollarë, të dytën 10 mijë euro dhe të fundit 5 mijë euro.

Transferta

Sipas burimeve nga Policia e Tiranës, Sektori Kundër Krimit Ekonomik ka nisur hetimet për vjedhje me anë të mashtrimit kompjuterik, pas denoncimit që ka bërë një biznesmen 67­vjeçar.

Burimet thanë se, më 23 gusht, shtetasi Ideal Agolli ka kallëzuar se është mashtruar online, duke pësuar një dëm ekonomik në shumën prej rreth 40 mijë eurosh. “Në kallëzimin e tij, biznesmeni është shprehur se dëmi i shkaktuar është 10.610,37 euro dhe 27.787,07 dollarë amerikan, nga persona të panjohur, me një adresë e­maili false ‘[email protected]’”, tha dje Policia.

Nëpërmjet mashtrimit me anë të kësaj adrese, autorët kanë devijuar në mënyrë të paligjshme transfertat bankare, të destinuara për të paguar një faturë mbi blerjen e disa mallrave nga kompania kineze “Shanghai CET Electric Co. LTD”.

PANORAMA

Etiketa: biznesmenimashtrimivjedhje

Ju sugjerojmë

Euro të falsifikuara në qarkullim, arrestohen 4 të rinj në Tiranë
Kronikë

Euro të falsifikuara në qarkullim, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

23 Nëntor, 2025 1:35 pm
Qukës- Qafë Plloçë, ARRSH: Është krijuar një bypass i përkohshëm
Aktualitet

Qukës- Qafë Plloçë, ARRSH: Është krijuar një bypass i përkohshëm

23 Nëntor, 2025 1:03 pm
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 23 nëntor 2025, zbuloni shenjat me fat

23 Nëntor, 2025 12:19 pm
Pse disa njerëz nuk flenë dot në heshtje të plotë?
Life Style

Pse disa njerëz nuk flenë dot në heshtje të plotë?

22 Nëntor, 2025 10:25 pm
Sali Berisha zgjidhet zv.president i CDI
Kryesore

Sali Berisha zgjidhet zv.president i CDI

22 Nëntor, 2025 9:19 pm
Moti i keq në Pogradec/ 7 ura të dëmtuara, evakuohen 6 familje, Bashkia ndan ndihma
Aktualitet

Moti i keq në Pogradec/ 7 ura të dëmtuara, evakuohen 6 familje, Bashkia ndan ndihma

22 Nëntor, 2025 8:43 pm
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Zelensky: Parandalimi i pushtimit të tretë rus është rruga e vetme drejt paqes

22 Nëntor, 2025 7:36 pm
20 ditë në burg/ Nicolas Sarkozy shkroi 11 faqe çdo ditë, pritet botimi i librit
Rajoni

Vuçiç i mohon akuzat se kishte lidhje me “safari snajper” në Sarajevë

22 Nëntor, 2025 6:32 pm
20 ditë në burg/ Nicolas Sarkozy shkroi 11 faqe çdo ditë, pritet botimi i librit
Bota

20 ditë në burg/ Nicolas Sarkozy shkroi 11 faqe çdo ditë, pritet botimi i librit

22 Nëntor, 2025 5:36 pm
Trump dhe kryebashkiaku i New York-ut bëjnë paqe, takohen së bashku në Zyrën Ovale
Bota

Trump dhe kryebashkiaku i New York-ut bëjnë paqe, takohen së bashku në Zyrën Ovale

22 Nëntor, 2025 4:32 pm
Para
Incidenti tragjik në Itali, humb jetën 13-vjeçari shqiptar

Incidenti tragjik në Itali, humb jetën 13-vjeçari shqiptar

‘Youtube’ vjen me një format të ri, ja risitë

'Youtube' vjen me një format të ri, ja risitë

Gjobë mujore kinezit, dënohet ish-kreu i Mjedisit

Video/Arrestohet muratori shqiptar, rrahu barbarisht një tjetër shqiptar

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Euro të falsifikuara në qarkullim, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Euro të falsifikuara në qarkullim, arrestohen 4 të rinj në Tiranë
23 Nëntor, 2025

Katër të rinj janë vënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pas një operacioni të Policisë së...

Lexo më shumë

Qukës- Qafë Plloçë, ARRSH: Është krijuar një bypass i përkohshëm

Qukës- Qafë Plloçë, ARRSH: Është krijuar një bypass i përkohshëm
23 Nëntor, 2025

ARRSH ka njoftuar krijimin e një bypass-I të përkohshëm në aksin Qukës- Qafë Plloçë, pasi në kilometrin 35 të rrugës...

Lexo më shumë

Horoskopi 23 nëntor 2025, zbuloni shenjat me fat

Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
23 Nëntor, 2025

Dashi Sot dikush mund të të pyesë se për çfarë po mendon. Sot do të jetë sikur je futur brenda...

Lexo më shumë

Pse disa njerëz nuk flenë dot në heshtje të plotë?

Pse disa njerëz nuk flenë dot në heshtje të plotë?
22 Nëntor, 2025

Shumë njerëz nuk mbyllin dot sytë në një dhomë krejt të qetë, u duhet patjetër televizori, muzika e qetë, tingulli...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com