Aktualitet

Mashtrimi me agjencine, thellohet skandali i Indrit Fortuzit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:53 - 27/11/15 |
b.f

Ish futbollisti i njohur i kombëtares dhe Tiranës, Indrit Fortuzi është larguar së bashku me familjen para një jave nga Shqipëria.

Besohet se vendimi për të lënë vendin ka ardhur pasi gruas së tij, Junida Fortuzit i është bërë një kallëzim nga një 20 vjeçar se e ka mashtruar.

Ajo ka një agjenci turistike “Just Travel” dhe i ka shitur të riut 4 bileta avioni në shumën 1200 euro, të cilat më vonë kanë rezultuar të pavlefshme.

Pak ditë më parë 20 vjeçari është paraqitur në polici dhe ka bërë kallëzim penal ndaj Junida Fortuzit. Por burimet nga uniformat blu bëjnë të ditur se Indrit Fortuzi së bashku me familjen kanë lënë Shqipërinë një javë më parë.

Por burime nga policia bëjnë të ditur se ky nuk është rasti i vetëm. Janë bërë edhe denoncime të tjera për mashtrim ndaj Fortuzit dhe agjencisë së tij.

Një tjetër arsye që ka bërë që Fortuzi të largohet jashtë vendit është fakti se ai ka humbur shuma të mëdha në lojërat e fatit. Njerëz pranë ish futbollistit thonë gjithashtu se Fortuzi kishte marrë shumë para borxh.

Indrit Fortuzi ka qenë një ndër futbollistët më të mirë të Tiranës duke regjistruar në të njëjtën kohë edhe disa pjesëmarrje në kombëtare.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas