Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mashtrimi Grek me Fustanellën Shqiptare

2017/05/22 at 8:59 PM
në -Kulturë, Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 7 min
A A
Mashtrimi Grek me Fustanellën Shqiptare

Auron Tare


Krejt rastësisht më ra në dorë një botim lukzos i përgatitur me shumë kujdes dhe publikuar në emër të një institucioni serioz, siç është Muzeu Benaki i Athinës, i titulluar Through Romantic Eyes. Një miku im diplomat i huaj pasi vizitoi për disa orë rrënojat e mrekullueshme të Butrintit, teksa u ulëm për të pirë diçka mbas asaj shëtitjeje të gjatë më dhuroi botimin në fjalë si kujtim të një bisede që kishim bërë dikur mbi udhëtimet e Romantikëve të shek. të 19-të në Shqipëri dhe Greqi.

Epoka e udhëtimeve të Romantikëve Europianë në viset e Turqisë Europiane, siç njiheshin atëherë krahinat e Greqisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë është një temë shumë interesante. Një numër aristokratësh europianë, artistësh të talentuar apo edhe aventurierësh në kërkim të temave ekzotike për bëmat e tyre, udhëtuan në mbarim të shek. të 18-të dhe në fillimin e atij të 19-të në viset e panjohura deri atëherë të Greqisë dhe Shqipërisë.

Ditaret apo publikimet e këtyre udhëtarëve, tablotë apo raportet sekrete kanë mbetur sot dëshmitë më autentike për të njohur jetën dhe historinë e viseve të shkelura prej tyre. Tablotë e pikturuara prej atyre që më vonë u quajtën me termin e përgjithshëm Romantikët e shek. të 19-të, janë dëshmia e vetme që kemi mbi peisazhet tashmë të tjetërsuara nga kohët moderne, mbi qytetet antike të rrethuara nga ndërtimet e qyteteve prej betoni apo mbi kostumet piktoreske të banorëve të këtyre vendeve të zhdukura njëherë e përgjithmonë nga globalizmi.

Romantikët Europianë ishin një përzierje shumë interesante e asaj race universale të etur për udhëtime, eksplorime dhe aventura. Shkrimtarë a poetë, arkeologë apo piktorë, të etur për zbulimin e historisë antike, por edhe grabitës të artit, emra të shquar të salloneve aristokrate të Parisit apo Londrës por edhe vëzhgues të hollë të përfshirë në shërbimet sekrete të vendeve respektive ata krijuan një Epokë e cila la gjurmë shumë të thella në rilindjen e Greqisë Moderne apo të viseve të tjera të Perandorisë Osmane.

Falë ditareve apo botimeve të këtyre udhëtarëve, tablove apo raporteve të tyre ne trashëgojmë një thesar të paçmuar njohurish mbi historinë greko – shqiptaro-turke të asaj kohe. Të gjitha këto kishin qenë tema e bisedës me mikun tim diplomat dhe për këtë arsye mezi prita që ta lexoja këtë botim në qetësi.

E pra pasi shfletova një pjesë të këtij Libri për disa minuta rresht iu riktheva edhe njëherë nga fillimi dhe pashë parathënien e shkruar nga Drejtori i Benaki Museum Dr. Angelos Delivorrias si dhe tekstin e përgatitur nga autorja e Librit Fani-Maria Tsigakou. Nëse ndonjë studiues i huaj në këtë rast studiuesja greke Tsigakou do të kishte botuar një libër me pasaktësira apo edhe manipulime të kujdesshme mbi përmbajtjen e tablove të pikturuara gati 200 vjet më parë do ta kisha futur këtë libër në sirtar dhe do ta quaja thjesht një dashakeqësi apo injorancë të një personi. Por emri i një institucioni serioz si Benaki Museum si dhe mbështetja që i është dhënë këtij libri nga institucione zyrtare si Ministria e Kulturës apo ajo e Turizmit të Greqisë më bëri që të ulem dhe t’i shkruaj këto rradhë.

Libri përveç peisazheve të mrekullueshme të pikturuara nga mjeshtrat e kohës ka dhe një sërë portretesh apo skenash, ku personazhet e pikturuara janë veshur me kostumin tradicional shqiptar. Një sy i zakonshëm si dhe një lexues normal i historisë së asaj periudhe e di mirë se piktorët romantikë shpesh kishin në qendër të veprave të tyre shqiptarët me kostumet e tyre jashtëzakonisht të veçanta.

Në territoret e Turqisë Europiane elementi shqiptar ishte dominues për një mori faktorësh të cilat ishin lidhur me emigrimin apo mercenarizmin tradicional të shqiptarëve, të cilët shërbenin në ushtritë e pashallarëve apo bandat e Kleftëve. Ky element mjaft piktoresk në peisazhet e maleve apo ishujve të Greqisë është përshkruar me qindra herë në shënimet e udhëtimit të një numri udhëtarësh dhe artistësh të asaj kohe.

Personaliteti i fuqishëm i Ali Pashë Tepelenës dhe sundimi i tij në të gjithë territoret Greke kishte bërë që shqiptarët të ishin kudo dhe shpesh në udhëtimet e udhëtarëve të kohës të shërbenin si udhërrëfyes apo truproja për të ruajtur këta të fundit. Po kështu përfshirja e madhe e shqiptarëve të krishterë në Lëvizjen për Pavarësi të Greqisë i bëri ata një temë interesante për piktorët europianë të cilët i kanë vendosur shqiptarët si një pjesë të rëndësishme të kompozimeve të tyre dedikuar revolucionit Grek.

Në koleksionin e Muzeut Benaki ndodhen një sërë tablosh të grumbulluara në vite, ku elementi shqiptar i veshur me kostumin e tij të veçantë të përbërë nga fustanella tradicionale është në qendër të tablove. Por çuditërisht studiuesja dhe kuratoria e këtij Muzeu Znj. Tsigakou ka vendosur që në librin e botuar prej saj të gjithë tablotë me elementin shqiptar ti quajë “Malësorë Grekë”

Është për t’u çuditur se si një studiuese e cila shkruan dhe boton një Libër mbi Tablotë e Romantikëve të shek. 19-të mundohet të fshijë me një të rënë të lapsit elementin shqiptar si një burim frymëzimi për një sërë piktorësh të asaj periudhe.

Këtu do të veçoja Tablonë e Carl Hag aq e njohur jo vetëm për publikun shqiptar por edhe atë të huaj. Sigurisht për vlerat artistike të kësaj pikture mund të shprehen mjaft mirë specialistët e kësaj fushe por kjo tablo e njohur e publikuar në qindra botime si një Tablo e një shqiptari tipik jepet në botimin e Benakit me titull “Malësor Grek” Carl Hag 1861.

Që kjo Tablo është e një shqiptari tipik as që ka dyshim pasi jo vetëm kostumi i tij tradicional është tipik shqiptar por nëse vështrohet me kujdes do të shihet se edhe prerja e flokëve është tipike shqiptare për kohën, e rruar në ballë dhe flokët e gjata të lëshuara mbi supe.

Për këtë mënyrë të mbajtjes së flokëve nga shqiptarët e kohës në dallim nga bashkëkohësit e tyre grekë kemi dëshmi të tjera nga Hobhouse miku i udhëtimeve të Bajronit apo nga Tablloja e famshme e Dypresë “Ali Pasha ne Butrint”. Këtu shihet qartë se si rojet e Aliut i kanë flokët e rruara në ballë dhe të lëshuara mbi supe. Nëse Fustanella karakteristike e shqiptarëve është shqiptare apo Greke mendoj se nuk ka vend për diskutime pasi për këtë çështje ka shkruar njëherë e mirë Faik Bej Konica por do të thoja se edhe autorja Tsigakou mundohet që të përdorë një manipulim shumë të hollë të së vërtetës kur shkruan se “fustanela e gjatë është përdorur kryesisht nga Kapedanët Grekë dhe ka qenë dominuese në qendrat urbane greke. Në mesin e shek. të 19-të Mbreti Oto vendosi që kjo uniformë të përdorej si veshje oborri”.

Ose zonja Tsigakou gënjen qëllimisht mbi këtë çështje ose ajo nuk e di që shumë prej autorëve të asaj epoke apo edhe më vonë kanë shkruar mbi fustanellën si një prej veçorive kryesore të veshjes dalluese të shqiptarëve nga Grekët. Fakti që Mbreti Gjerman i Greqisë Oto e futi atë në oborr tregon për nderimin që kishte ai mbi këtë simbol të veshjes së luftëtarëve shqiptarë. Grekët akoma edhe sot nuk kanë një fjalë të tyre për të përshkruar fustanelën por e quajnë “Fustanela” një fjalë kjo e huazuar nga shqipja për të përshkruar këtë veshje.

“Fshatarët Grekë, shpesh tërhiqeshin në malet e thepisura ku i bënin rezistencë Turkut. Këta malësorë të cilët edhe i frikësonin por edhe i frymëzonin udhëtarët Europianë janë romantizuar nga artistë e poetë si Lord Byron: …. Ja lë tufën shqiponjës e bishës e zbret Poshtë fushës me sulm si rrëkeja në det”

Nëse autorja e Librit ka dyshime mbi temat e Tablove të paraqitura në këtë botim nuk mund të thuhet se ajo është po kaq dyshuese edhe mbi autorësinë e këtyre vargjeve të shkëputura nga konteksti dhe të cituara më sipër. Kushdo që ka lexuar Lord Byron e di mjaft mirë se këto vargje janë marrë nga Poema “Child Harold Piligrimage” Kanto II dhe më saktë nga kënga e famshme, “Tamburxhi Tamburxhi”. Për këtë këngë poeti i famshëm ka shkruar edhe për momentin kur e dëgjoi për herë të parë nga një grup shqiptarësh që e kërcyen këtë këngë me vargje prej të cilave Byroni mori pjesën më të madhe të saj dhe e solli në variantin anglisht.

E pra një studiuese e nivelit të Tsigakou-t nuk mund të mos ketë lexuar këtë pjesë të famshme të Byronit të cilën po e japim më poshtë në përkthimin shqip të pacënuar nga studiuesja greke:

Tamburxhi, Tamburxhi, thirrja jote ushton U ngjall trimave shpresën për luftë na fton Gjithë djemtë e maëlsisë i thërret anembanë Himariotë, Ilirë Suliotë zeshkanë

E kush është aq trim sa Sulioti zeshkan Me fustan të bardhë e të zi tallagan Ja lë tufën shqiponjës e bishës e zbret Poshtë fushës me sulm si rrëkeja në det

Nëse znj. Tsigakou në botimin e saj arrin që të manipulojë edhe vargjet e njohura të Byroni-t për shqiptarët atëherë sa të vlefshme janë opinionet e ngritura për Tablotë e Romantikëve me figura shqiptarësh? Lexuesi mund të gjykojë vetë mbi përgjigjen e kësaj pyetjeje.

Autorja e këtij Libri ka botuar në vitin 1984 një variant të hershëm të këtij botimi në gjuhën franceze të titulluar “La Grece Retruvee” në shqip “Greqia e Rigjetur” me parathënie të profesorit të njohur të historisë antike francezi Jacques Lacarriere.

Në parathënie Profesori francez ka shkruar se në shumë prej tablove të romantikëve të shekullit të 19-të, paraqiten shqiptarët me kostumet e tyre tradicionale. Znj. Tsigakou nuk e hoqi dot këtë pasazh nga parathënia e profesorit të njohur në botimin e parë por me sa duket në botimin e ri ka vendosur që jo vetëm ta injorojë këtë fakt por edhe të mundohet që të manipulojë të vërtetën mbi këto Tablo.

Megjithëse Libri Throught Romantic Eyes i është dedikuar tablove të artistëve europianë dhe artit të tyre për Greqinë nuk ka përse figurat e shqiptarëve që frymëzuan ata për veprat e tyre të manipulohen nga studiuesit e sotëm qofshin këta edhe të mbështetur nga Institucione Zyrtare Greke.

Në nderin e studiuesit do ishte një trajtim realist dhe i vërtetë i këtyre veprave duke shpjeguar ndoshta kontekstin dhe ngjarjet historike nga ato janë marrë. Kjo do t’i shërbente më shumë kuptimit të historisë sonë të përbashkët. Tablotë e shqiptarëve në kontekstin e historisë greke nuk ka përse të mohohen ashtu siç nuk ka përse të mohohet kontributi i tyre i madh në revolucionin Grek.

Nëse studiues shqiptarë apo grekë, institucione private apo shtetërore, përfshihen në manipulimin e të vërtetave historike, ata pa dyshim ndihmojnë në thellimin e hendekut të moskuptimit dhe përbuzjes së dyanëshme./politiko.al

 

Etiketa: auron tarefustanellamashtrimi grek


Ju sugjerojmë

Mbyllet numërimi në Poliçan, PS kryeson me rezultat të thellë
Aktualitet

Mbyllet numërimi në Poliçan, PS kryeson me rezultat të thellë

12 Maj, 2025 12:30 pm
REL: Socialistët në epërsi në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri
Aktualitet

REL: Socialistët në epërsi në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri

12 Maj, 2025 12:05 pm
Votimi elektronik/ Shpallet rezultati në njësinë 10 në Tiranë, ja partia që kryeson
Kryesore

Votimi elektronik/ Shpallet rezultati në njësinë 10 në Tiranë, ja partia që kryeson

12 Maj, 2025 11:54 am
Del rezultati i votimit në bashkinë Vorë, ja cila parti kryeson
Aktualitet

Del rezultati i votimit në bashkinë Vorë, ja cila parti kryeson

12 Maj, 2025 11:50 am
Përfundon procesi i numërimit në Bashkinë Skrapar, kryeson PS
Aktualitet

Përfundon procesi i numërimit në Bashkinë Skrapar, kryeson PS

12 Maj, 2025 11:44 am
Pukë/ Përfundon procesi i numërimit të votave, kryeson PD
Kryesore

Pukë/ Përfundon procesi i numërimit të votave, kryeson PD

12 Maj, 2025 11:40 am
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Gjirokastër/Kanosi për shkak të detyrës një gazetar, procedohet penalisht 26-vjeçari

12 Maj, 2025 11:36 am
Përfundon numërimi në Bashkinë Konispol, ja si u shpërndanë votat për partitë
Kryesore

Përfundon numërimi në Bashkinë Konispol, ja si u shpërndanë votat për partitë

12 Maj, 2025 11:29 am
SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
Aktualitet

Krimet zgjedhore/ SPAK publikon të dhënat: Janë referuar 156 materiale kallëzuese

12 Maj, 2025 11:27 am
Rezultatet paraprake/ Gerta Zaimi: Berisha, problemi pse PD ndodhet në këtë situatë
Kryesore

Rezultatet paraprake/ Gerta Zaimi: Berisha, problemi pse PD ndodhet në këtë situatë

12 Maj, 2025 11:20 am
Para
Fotolajm/ Luana më transparente se kurrë, nxjerr gjoksin në fotot sensuale

Luana Vjollca pjesëmarrëse në ‘Cannes 2017’?

Sa shpesh bëjnë seks njerëzit bazuar në moshën dhe statusin e tyre

Auditi i qeverisë: Shërbimi Informativ dhe Presidenca, institucionet me performancën më të mirë

Ministrat e rinj betohen te Presidenti, nisin menjëherë detyrat
















TE FUNDIT

Mbyllet numërimi në Poliçan, PS kryeson me rezultat të thellë

Mbyllet numërimi në Poliçan, PS kryeson me rezultat të thellë
12 Maj, 2025

Ka përfunduar numërimi i të gjitha kutive të votimit në Bashkinë e Poliçanit. Sipas të dhënave të bëra publike nga...

Lexo më shumë

REL: Socialistët në epërsi në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri

REL: Socialistët në epërsi në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri
12 Maj, 2025

Rezultatet preliminare të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri tregojnë se Partia Socialiste në pushtet është në epërsi, teksa votuesit kanë mbështetur...

Lexo më shumë

Votimi elektronik/ Shpallet rezultati në njësinë 10 në Tiranë, ja partia që kryeson

Votimi elektronik/ Shpallet rezultati në njësinë 10 në Tiranë, ja partia që kryeson
12 Maj, 2025

Është shpallur pak më parë rezultati i njësisë administrative 10 në Tiranë, ku u votua në mënyrë elektronike. Konkretisht, sipas...

Lexo më shumë

Del rezultati i votimit në bashkinë Vorë, ja cila parti kryeson

Del rezultati i votimit në bashkinë Vorë, ja cila parti kryeson
12 Maj, 2025

Është publikuar rezultati i votimit në bashkinë e Vorës ku u votua në mënyrë elektronike. Sipas të dhënave nga Komisioni...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com