Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mashtrimet online rrisin trafikimin e qenieve njerëzore

2025/07/09 at 9:34 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Mashtrimet online rrisin trafikimin e qenieve njerëzore

Interpol thotë se qendrat e mashtrimit, të cilat përdorin viktimat e trafikimit për të ushtruar aktivitetet kriminale të tyre, janë kthyer në rrezik botëror.

Trafikimi i qenieve njerëzore, i “furnizuar” nga mashtrimet online, është rritur ndjeshëm në mbarë botën, sipas një studimi mbi prirjet kriminale të kohëve të fundit, kryer nga agjencia ndërkombëtare policore, Interpol.

Fillimisht skema e qendrave të trafikimit, ku viktimat detyroheshin me forcë të merrnin pjesë në mashtrimet në internet, u krijua në shtetet e Azisë Juglindore, por hetuesit kanë zbuluar së fundi të njëjtën skemë edhe në rajone të tjera.

Si ka ndryshuar shtrirja në hartë?

Sipas Interpolit  viktimat janë nga 66 vende të ndryshme të të gjitha kontinenteve, duke bërë që fenonemi të shndërrohet në “krizë botërore” dhe duke përfshirë mijëra vetë.

Qendrat e mashtrimit po rriten me shpejtësi edhe në Lindjen e Mesme, Afrikën Perëndimore – rajoni me rritjen më të shpejtë – dhe Amerikën Qendrore. Viktimat shpesh joshen nga oferta të rreme pune dhe mbahen peng përmes mashtrimeve. Shumë prej tyre shantazhohen me borxhe, dhunohen, shfrytëzohen seksualisht dhe në disa raste torturohen ose përdhunohen.

Brenda këtyre qendrave ata detyrohen të ushtrojnë mashtrime online, kryesisht duke shënjestruar njerëzit jashtë vendit, me qëllimin për t’u vjedhur paratë.

Në vitin 2024, një operacion i Interpol zbuloi dhjetëra raste ku viktimat detyroheshin të kryenin mashtrime në internet, përfshirë këtu edhe bastisjen e një “industrie” mashtrimi në Filipine.

Në të njëjtin vit, policia zbërtheu një bazë trafikimi në Namibi, ku 88 të rinj detyroheshin me forcë që të mashtronin të tjerë. Teknologjitë e reja po “furnizojnë” këtë tendencë të re të botës së krimit. Inteligjenca Artificiale po krijon reklama të rreme punësimi dhe profile “deepfake” për shantazhet me natyrë seksuale.

Cilat janë viktimat?

Interpol thotë se numri i atyre që bien pré e këtij rrjeti është rritur ndjeshëm. Nëse më parë viktimat e trafikimitishin kryesisht njerëz që flisnin gjuhën kineze, dhe origjina e vendeve ishte Kina, Malajzia, Tajlanda apo Singapori, tani të trafikuarit vijnë edhe nga vende si Amerika Latine, Afrika Lindore dhe Europa Perëndimore.

“Lufta ndaj këtij rreziku botëror që po rritet shumë shpejt, kërkon përgjigje të koordinuar ndërkombëtare” – tha shefi në detyrë i shërbimeve policore pranë Interpol, Cyril Gout.

Cilët janë trafikantët?

Sipas raportit, rreth 90% e trafikantëve janë nga Azia, dhe pjesa tjetër nga Amerika Latine dhe Afrika. Rreth 80% e tyre janë meshkujt, 61% prej të cilëve të moshës 20-39 vjeç.

Qendrat e mashtrimit online fillimisht ishin të përqendruara në Kamboxhia, ndërsa më vonë u zbuluan baza trafikimi edhe në Laos dhe Myanmar. Ditët e sotme, aktivitete të paligjshme të ngjashme janë identifikuar edhe në të paktën 4 shtete aziatike. Provat tregojnë se e njëjta skemë po përhapet në rajone të tjera si Afrika Perëndimore, ku krimi kibernetik financiar vepron rëndom.

Në gjetjet e Interpol paralajmërohet se përhapja e rrjeteve të tilla kriminale kërkojnë veprim urgjent dhe të koordinuar, në mënyrë që të ndërpritet itinerari i trafikimit dhe të ndihmohen viktimat.

Një tjetër risi e këtij trafiku, sipas Interpol, është ndërthurja e këtyre bazave me krimet të tjera madhore transnacionale, duke kërkuar kështu edhe një përgjigje të koordinuar në shkallë botërore.

Shtigjet e trafikimit të përdorura për qendrat e mashtrimit përdoren gjithashtu për trafik droge dhe armësh zjarri, duke vënë kështu në rrezik edhe botën e egër, veçanërisht për specie si tigri dhe pangolinët. DW

Ju sugjerojmë

Bie në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij, humb jetën 60-vjeçari
Kronikë

Ra në kontakt me rrymën elektrike, Durrës, humb jetën 43-vjeçari

11 Shtator, 2025 9:24 am
Shiu përmbyt sërish disa lagje të Vlorës dhe Durrësit
Aktualitet

Shiu përmbyt sërish disa lagje të Vlorës dhe Durrësit

11 Shtator, 2025 9:18 am
Kombëtarja fiton terren në renditjen e FIFA-s, ngjitje edhe për Kosovën
Sport

Kombëtarja fiton terren në renditjen e FIFA-s, ngjitje edhe për Kosovën

11 Shtator, 2025 9:15 am
Në pritje të emrave për qeverinë e re, Rama: Shihemi në 11:00
Kryesore

Në pritje të emrave për qeverinë e re, Rama: Shihemi në 11:00

11 Shtator, 2025 9:13 am
Mesazhi i  Dredhës pas dorëheqjes: E rëndësishme të dish të largohesh me dinjitet
Aktualitet

Mesazhi i Dredhës pas dorëheqjes: E rëndësishme të dish të largohesh me dinjitet

11 Shtator, 2025 9:11 am
U qëllua me armë, ndërron jetë në spital aleati i ngushtë i Trump, Charlie Kirk
Bota

U qëllua me armë, ndërron jetë në spital aleati i ngushtë i Trump, Charlie Kirk

10 Shtator, 2025 10:52 pm
Siguria e prodhimeve, eksperti: Në qarkullim ka edhe pesticide me kafkë
-U tha në Opinion

Siguria e prodhimeve, eksperti: Në qarkullim ka edhe pesticide me kafkë

10 Shtator, 2025 10:45 pm
Granit Sokolaj: Nikeli te pjeshkët vjen nga lumi Shkumbin, në speca janë përdorur…
-U tha në Opinion

Granit Sokolaj: Nikeli te pjeshkët vjen nga lumi Shkumbin, në speca janë përdorur…

10 Shtator, 2025 10:31 pm
Qëllohet me armë aleati i Trump në Utah
Bota

Qëllohet me armë aleati i Trump në Utah

10 Shtator, 2025 10:16 pm
“Do t’ju hapim barkun me plumba!” Kërcënohen Forcat Shqiponja në Shkodër
Kronikë

“Do t’ju hapim barkun me plumba!” Kërcënohen Forcat Shqiponja në Shkodër

10 Shtator, 2025 9:54 pm
Para
Trump kërcënon me tarifa të reja ndaj BE-së, Brukseli në alarm: Po japim shumë..

Trump kërcënon me tarifa të reja ndaj BE-së, Brukseli në alarm: Po japim shumë..

Trump “shuplakë” Putinit: SHBA-të gati të dërgojnë raketat Patriot në Ukrainë

Trump “shuplakë” Putinit: SHBA-të gati të dërgojnë raketat Patriot në Ukrainë

Në kërkim për organizatë kriminale dhe trafikim narkotikësh, arrestohet 46-vjeçari

Në kërkim për organizatë kriminale dhe trafikim narkotikësh, arrestohet 46-vjeçari

TE FUNDIT

Ra në kontakt me rrymën elektrike, Durrës, humb jetën 43-vjeçari

Bie në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij, humb jetën 60-vjeçari
11 Shtator, 2025

Një 43-vjeçar ka humbur jetën pasi ra ne kontakt me rrymën elektrike. Ngjarja është regjistruar në afersi të stadiumit “Niko...

Lexo më shumë

Shiu përmbyt sërish disa lagje të Vlorës dhe Durrësit

Shiu përmbyt sërish disa lagje të Vlorës dhe Durrësit
11 Shtator, 2025

Reshjet e dendura të shiut kanë përshirë qytetin e Vlorës në orët e para të mëngjesit të sotëm, duke shkaktuar...

Lexo më shumë

Kombëtarja fiton terren në renditjen e FIFA-s, ngjitje edhe për Kosovën

Kombëtarja fiton terren në renditjen e FIFA-s, ngjitje edhe për Kosovën
11 Shtator, 2025

Fitorja 1-0 kundër Letonisë në Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026, i ka dhënë Kombëtares disa pikë shtesë që e...

Lexo më shumë

Në pritje të emrave për qeverinë e re, Rama: Shihemi në 11:00

Në pritje të emrave për qeverinë e re, Rama: Shihemi në 11:00
11 Shtator, 2025

Holli i Pallatit të Kongreseve është për Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste. Paraditen e kësaj të enjteje, përpara anëtarëve të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com