Aktualitet

Mashtrimet me kriptomonedha: Agjentët e rremë dhe mijëra “viktima”, përfshirë Shqipërinë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:30 - 01/12/22 |
Opi Nion

Një hetim ndërkombëtar ka identifikuar disa nga rrjetet kriminale që fshiheshin pas më shumë se 470 faqeve interneti mashtruese të investimeve. Një histori që rrotullohet mes call center-ave, agjentëve të rremë dhe mijëra viktimave dhe në vendin tonë, shkruan El Pais.

Rikujtojmë se 8 nëntor policia spanjolle kreu kontrolle në call center-a në Elbasan, Vlorë dhe Tiranë. Operacioni u mbështet nga Eurojust dhe Europol, pasi Spanja, Gjermania dhe Finlanda u kërkuan ndihmë në aksionin për të shkatërruar grupet kriminale që mashtrojnë përmes kriptovalutave.

Gjatë operacioneve të 8 dhe 9 nëntorit në Shqipëri, Bullgari, Gjeorgji, Maqedoninë e Veriut dhe Ukrainë, u kontrolluan 15 qendra telefonike dhe u arrestuan 5 të dyshuar, 4 prej të cilëve në Shqipëri.

Operacioni është mbështetur nga Eurojust dhe Europol, pasi Spanja, Gjermania dhe Finlanda u kërkuan ndihmë në aksionin për të shkatërruar grupet kriminale që mashtrojnë përmes kriptovalutave.

Duke përdorur qendrat telefonike që punojnë 24 orë në shërbim me bazë nnë Ballkan, një rrjet ndërkombëtar i kriptomonedhave ka mashtruar më shumë se 200,000 persona në Europë, shumica prej tyre në Gjermani, Itali dhe Spanjë.

Por ky mashtrim është ekspozuar nga një hetim i koordinuar që përfshin policinë nga shtatë vende. Policia spanjolle përgjoi tre milionë emaile që u mundësuan hetuesve të identifikonin më shumë se 470 faqe interneti të mbështetura nga qendrat telefonike,  platformat teknologjike dhe bizneset.

Nga analiza e të gjitha emaileve që përfundojnë me domenin e nivelit të lartë për Spanjën, policia vlerëson se mund të ketë të paktën 17,000 persona që kanë rënë pre e këtij mashtrimi në atë vend.

Ky numër nuk përfshin personat që kanë email që mbaron me .com, të cilët mund të jenë mashtruar nga një rrjet global që po ndryshon vazhdimisht formë dhe po rilind.

Sipas burimeve policore, kriminelët kanë grumbulluar 2.5 miliardë dollarë nga qindra mijëra njerëz në të gjithë botën. Eurojust (Agjencia e Bashkimit Europian për Bashkëpunim në Drejtësinë Penale) po koordinon hetimin e paprecedentë me shtatë vende europiane që së fundi kryen bastisje t në qendrat e thirrjeve në Shqipëri, Gjeorgji, Maqedoninë e Veriut, Bullgari dhe Ukrainë.

“Këto organizata u krijuan fillimisht në Izrael dhe Europën Lindore. Pak nga pak, ata filluan të krijojnë lidhje me njëri-tjetrin dhe u rritën”, tha Mauro Jordan, një avokat që përfaqëson rreth 20 persona në Katalonjë (Spanja verilindore).

Klientët e tij përfshijnë një grua 80-vjeçare, e cila humbi më shumë se 837,000 dollarë duke investuar në kriptovaluta.

“Këto organizata shumë të mëdha dhe të lidhura ngushtë po krijojnë dhe fshijnë vazhdimisht faqe interneti, dhe po hapin dhe mbyllin kompani,” tha Jordan.

EverFX është një nga markat ndërkombëtare nën shqyrtim. Ajo operoi në Spanjë si ICC Intercertus Capital (e regjistruar në Komisionin e Letrave me Vlerë dhe Shkëmbim të Qipros) dhe sponsorizoi ekipin e futbollit të Seviljes për tre sezone. Kur EL PAIS pyeti ICC Intercertus (tani i quajtur Harindale Ltd. dhe në pronësi të Oryx Group) për hetimin e EverFX, kompania hodhi poshtë çdo akuzë në lidhke me hetimin.

Për katër vitet e fundit, policia rajonale dhe kombëtare spanjolle ka” zbërthyer” kaosin në faqet e  internetit, domeneve, platformave dhe emrave që qëndrojnë pas mashtrimeve në kriptovaluta, mallra dhe produkte e tjera financiare. Autoritetet e zbatimit të ligjit katalanas kanë postuar publikisht një listë të 470 faqeve që mashtrojnë njerëszit, duke përfshirë disa domene EverFX dhe Intercertus.

Një zëdhënës nga Komisioni Kombëtar i Tregut të Letrave me Vlerë në Spanjë tha se rregullatori do të analizojë të gjitha të dhënat e policisë përpara se të ndërmarrë veprime.

Burimet policore thonë se është për të ardhur keq që Qiproja e ka lejuar veten të përdoret nga grupet që kërkojnë legjitimitet për të kryer mashtrime në të gjithë Europën.

Autoritetet spanjolle morën pjesë në operacionin që u zhvillua në vendin tonë, burimi kryesor i mashtrimeve rreth marketingut në gadishullin Iberik. Një urdhër-arresti është lëshuar për Amant J., një pronar call-center me lidhje të ngushta me qeverinë shqiptare, i cili është edhe këshilltar i Ministrisë së saj të Mbrojtjes.

Në Gjeorgji, autoritetet gjermane arrestuan Mikhail B., një kontribues i madh i fushatës politike që zotëronte qendra telefonike dhe faqe interneti që synonin kryesisht qytetarët gjeorgjianë.

Pavarësisht se ishte në luftë, policia ukrainase shkatërroi qendrat e thirrjeve që kishin punësuar më shumë se 800 njerëz. Rrjetet kriminale janë të vendosura qëllimisht në vendet e Ballkanit sepse është më e vështirë për policinë të ndërmarrë veprime atje.

“Nëse ata do të ishin lokalizuar në Spanjë, do t’i kishim arrestuar shumë lehtë”, thanë autoritetet spanjolle. “Disa prej tyre mund të fitojnë 20,000 deri në 30,000 euro në muaj”, sipas disa burimeve.

Si shembull, policia spanjolle postoi një foto në një llogari të mediave sociale EverFX të një punonjësi që mbante një certifikatë “Ali Baba dhe 37 hajdutët”.

“Shpesh pyes veten se si mund të më ndodhte kjo,” tha Carlos. Biznesmeni 61-vjeçar me qendër në Madrid mësoi fillimisht për një nga platformat mashtruese të investimeve në Facebook dhe u vë shumë i varur prej tyre në një kohë shumë të shkurtër.

Ashtu si gjithë të tjerët, ai investoi shumë pak vetëm 260 dollarë por më pas telefonatat e përditshme e shtynë atë të investonte 63,000 dollarë.

Kur ai u përpoq të tërhiqte paratë e tij, ishte e pamundur. Policia tha se paratë nuk investohen kurrë dhe të dhënat dhe grafikët që klientët shohin në faqet e internetit janë të rreme.

“Më kanë humbur të gjitha,” tha një Carlo, i cili përmend gjithashtu dëmin moral dhe psikologjik.

Katër vite më vonë, Carlos ende merr telefonata nga mashtruesit. “Të dhënat e mia janë atje,” tha ai.

Sipas burimeve të industrisë, informacionet personale blihen dhe shiten rregullisht nga të gjitha organizatat kriminale.

Josep (jo emri i tij i vërtetë) gjithashtu vazhdon të marrë telefonata të shumta. “Sot mora një mesazh WhatsApp nga dikush që thotë se po i ndihmojnë njerëzit të rikuperojnë paratë që kanë humbur,” tha ai.

Ky është një tjetër mashtrim, i krijuar shpesh nga të njëjtët kriminelë që hiqen veten si avokatë.

“Unë i besova vetë dhe shkoi çdo keq,” tha një nëpunës civil nga Tarragona (Spanja verilindore) me një përvojë në tregtimin e aksioneve.

Në vitin 2018, ai u regjistrua në një nga faqet e internetit, i joshur nga investimi që iu premtua. Ndërsa investimi i tij rritej, Josep kërkoi një takim ballë për ballë me ndërmjetësit në zyrat e tyre.

“Ndihesh keq që ke kaq shumë besim,” tha Josep, i cili gjithashtu fajëson Komisionin Kombëtar të Tregut të Letrave me Vlerë se nuk ishte më i dobishëm kur telefonoi për të pyetur se sa persona të tjerë ishin mashtruar.

Pas