Aktualitet

Mashtrim përmes call center/ 7 të arrestuar, nën hetim 25 operatorë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:02 - 01/07/22 |
Opi Nion

Shtatë persona janë arrestuar ndërsa 4 të tjerë janë shpallur në kërkim në kuadër të dy operacioneve të zhvilluara nga policia në qytetin e Shkodrës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e mashtrimit kompjuterik përmes cull-centër.

Në një njoftim për mediat, policia bën me dije se si rezultat i operacionit policor të koduar “North Forex 2”  kanë rënën në pranga administrator i subjektit call center-it, dhe katër drejtuesit e grupeve me inicialet S. Ç., I. T., A. S. dhe M. Sh.

Ndërsa si rezultat i operacionit policor të koduar “North Forex 3” u arrestuan në flagrancë shtetasit: M. Z. dhe E. H., drejtues grupi në subjektin tjetër call center.

Gjithashtu, u bë shpallja në kërkim e shtetasve: E. E., administratore e këtij subjekti, E. D., A. Rr. dhe A. Rr., të dyshuar si organizatorë të veprimtarisë kriminale të këtij subjekti, që ushtrohej në një filial, në Tiranë.

Ndër të tjera bëhët me dije se janë referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për 25 shtetas të tjerë, të cilët ishin punësuar si operatorë në këto 2 subjekte call center. Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se administratorët e këtyre 2 call-centerave kanë rekrutuar punonjës, për të ushtruar aktivitetin kriminal të mashtrimit kompjuterik, në filialet paralele të këtyre 2 subjekteve, në Shkodër, Tiranë dhe Bullgari.

Ky aktivitet kriminal konsiston në mashtrimet kompjuterike nëpërmjet programeve dhe platformave të ndryshme kompjuterike, si 1FTD (first time depozite), Vicidal, Forex dhe Exchange, në dëm të shtetasve të huaj, kryesisht nga vendet e Bashkimit Evropian. Operatorët e këtyre subjekteve telefonin shtetas të ndryshëm, kryesisht të huaj, më qëllim që t’i bindnin për të investuar shuma të ndryshme parash në platformat e lartpërmendura.

Ndërkohë po vijojnë hetimet, me qëllim verifikimin e të gjitha investimeve në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme që kanë kryer personat e perfshirë në këtë veprimtari, me qëllim konfiskimin e të gjitha aseteve të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunim dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”./Opinion.al

Pas