Kronikë

Mashtrim në kredi, pranga 23-vjeçarit nga Lushnja



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:29 - 12/02/22 |
Opi Nion

Një 23-vjeçar nga Lushnja ka rënë në prangat e policisë i akuzuar për veprën penale “Mashtrim ne kredi”. Sikurse bën me dije policia, i riu, bashkë me 2 persona të tjerë kanë mashtuar një 65-vjeçar duke u preznatuar si punonjës të një fondacioni dhe i kanë këkuar një shumë parash. Policia njofton se shtetasi  R. K., 23 vjeç, banues në Lushnjë, është arrestuar pasi Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan, me vendimin e datës 02.02.2022 ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Mashtrimi në kredi”.

“Ky shtetas, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë(të cilët janë arrestuar nga Policia) duke u prezantuar si punonjës të një fondacioni që krijon lehtësira për të marrë kredi, kanë mashtruar shtetasin R. B., 65 vjeç, banues në Elbasan, duke i kërkuar një shumë parash.

23-vjeçari iu dorëzua shërbimeve të Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme. Materialet do i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedural”, thuhet në njoftim./Opinion.al

 

Pas