Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Masat/Policia në gatishmëri për fundvit, ora policore natën e ndërrimit të viteve

2021/12/24 at 10:21 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Masat/Policia në gatishmëri për fundvit, ora policore natën e ndërrimit të viteve

Policia e Shtetit ka publikuar masat e marra për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë festave të fundvitit.


Në një deklaratë për mediat zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Albert Dervishaj, u shpreh se me qëllim krijimin e një mjedisi të sigurt për qytetarët Policia e Shtetit e ka vlerësuar si të domosdoshme marrjen e masave shtesë si dhe kalimin e të gjithë strukturave të Policisë në gatishmëri “Shërbim të përforcuar”.

Kështu Policia e Shtetit ka vendosur:

  • Shtimin e prezencës policore në të gjithë territorin, për faktin se në raste festash kemi rritje të numrit të qytetarëve të cilët kthehen pranë familjeve të tyre për të festuar si Festën e Krishtlindjes, ashtu edhe atë të Vitit të Ri;
  • Mbajtjen nën kontroll e personave me precedent kriminal dhe penal, sidomos e atyre shtetasve që kthehen për të festuar në vendin tonë, duke identifikuar dhe mbajtur në vëzhgim automjetet që përdorin apo ambientet që frekuentojnë ata, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale;
  • Bashkëpunim me agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit brenda dhe jashtë vendit, si dhe me Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore;
  •  Monitorimi i qarkullimit të automjeteve, duke shtuar prezencën policore në të gjitha akset rrugore nacionale, qytetase dhe ndërqytetase, në përdorimin e mjeteve logjistike si radarë e dragera, për parandalimin e drejtimit të mjetit në gjendje të dehur apo me shpejtësi mbi normat e lejuara, në funksion të parandalimit të aksidenteve rrugore;
  • Krijimi i lehtësirave në pikat e kalimit të kontrollit kufitar, brenda kuadrit rregullator, në rast se do ketë fluks në hyrje, duke shtuar burimet njerëzore dhe infrastrukturën, si dhe aplikimin e kontrolleve të lehtësuara kufitare;
  • Shtimi i kontrollit të automjeteve, në bazë të analizave të riskut, me qëllim parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, kryesisht të lëndëve narkotike, në shtimin e patrullave në kufirin e gjelbër, si dhe në bashkëpunimin dhe bashkërendimin e veprimeve me homologët e strukturave kufitare fqinje apo ato ndërkombëtare, për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare;
  • Shtimi i kontrolleve ndaj subjekteve që tregtojnë fishekzjarrë, duke bashkëpunuar me strukturat e tjera ligjzbatuese. Në këtë kuadër po intensifikohen kontrollet për verifikimin e kushteve të prodhimit, magazinimit, tregtimit dhe përdorimit nga subjektet e licencuara, të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrët, me qëllim që të parandalohen situata që dëmtojnë shëndetin e qytetarëve.
  • Policia e Shtetit e vlerëson si mjaft të çmuar bashkëpunimin me komunitetin dhe në këtë kontekst do të analizojë dhe rivlerësojë informacionet për identifikimin e autorëve të ngjarjeve kriminale kundër jetës dhe pronës, konfliktet për motive të ndryshme, për personat në kërkim, për shtetasit që mbajnë armë zjarri pa leje, si dhe do të organizojnë operacione për kapjen e tyre, duke angazhuar edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, Repartin Special “RENEA” dhe Njësinë Speciale “FAST”.

Policia e Shtetit thekson se masat kufizuese ndalojnë qarkullimin e qytetarëve dhe të automjeteve apo mbajtjen hapur të lokaleve pas orës 23:00 të mbrëmjes dhe deri në orën 06:00 të mëngjesit, me përjashtim të natës së ndërrimit të viteve, që nuk do të ketë orë policore.

Etiketa: fundvitMasatpolicia e shtetit


Ju sugjerojmë

Gaza në luftë për ndihmat. Grupe rivale, klane dhe mungesë rendi
Bota

Gaza në luftë për ndihmat. Grupe rivale, klane dhe mungesë rendi

2 Korrik, 2025 12:27 pm
Mblidhet sot Kuvendi i Shqipërisë, ja rendi i ditës
Aktualitet

Të Enjten seanca plenare/ Rendi i ditës, ja projektligjet që pritet të diskutohen

2 Korrik, 2025 12:02 pm
Aksident i rëndë në Borizanë: 1 viktimë dhe 3 të plagosur
Aktualitet

Aksident i rëndë në Borizanë: 1 viktimë dhe 3 të plagosur

2 Korrik, 2025 11:57 am
48 gradë Celsius në Sardenjë, anticikloni afrikan Charon kulmon të martën në Itali
Bota

Çfarë është “kupola e nxehtësisë” dhe si i shkakton ajo valët e forta të të nxehtit?

2 Korrik, 2025 11:39 am
Aplikacion i ri për të raportuar abuzimet nga policia, zjarrfikësit e garda
Aktualitet

Aplikacion i ri për të raportuar abuzimet nga policia, zjarrfikësit e garda

2 Korrik, 2025 11:30 am
Në kërkim ndërkombëtar për vrasje, arrestohet 45-vjeçari në Vlorë
Aktualitet

Në kërkim ndërkombëtar për vrasje, arrestohet 45-vjeçari në Vlorë

2 Korrik, 2025 11:17 am
Situata e zjarreve/ MM: 58 vatra gjatë 24 orëve, vetëm një ende aktive
Aktualitet

Situata me zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orë u raportuan 28 vatra, 2 aktive

2 Korrik, 2025 11:16 am
BKH kontrolle në banesën e babait të ish-partneres së Arben Ametajt
Aktualitet

Dosja “Buka”, SPAK dërgon në GJKKO provat e rejat ndaj Arben Ahmetajt

2 Korrik, 2025 11:07 am
Vlorë/ Policia në terren për çlirimin e hapësirave publike, në procedim 5 shtetas
Aktualitet

Vlorë/ Policia në terren për çlirimin e hapësirave publike, në procedim 5 shtetas

2 Korrik, 2025 11:04 am
Rinumërimi i votave në Fier drejt përfundimit: PS shton 27 vota, PD humb 107
Aktualitet

Rinumërimi i votave në Fier drejt përfundimit: PS shton 27 vota, PD humb 107

2 Korrik, 2025 10:51 am
Para
Autorët me kapele/ Vrasja në Kamëz u filmua nga 4 kamera sigurie

Autorët me kapele/ Vrasja në Kamëz u filmua nga 4 kamera sigurie

Shoqërohen dhjetëra punonjës call center-i,kompania në emër të një izraeliti

Shoqërohen dhjetëra punonjës call center-i,kompania në emër të një izraeliti

SPAK letër Kuvendit: Mandati i prokurorëve s’duhet të jetë i kufizuar

Abuzuan me tenderat/SPAK çon për gjykim ish-drejtorin e burgut dhe 5 zyrtarë
















TE FUNDIT

Gaza në luftë për ndihmat. Grupe rivale, klane dhe mungesë rendi

Gaza në luftë për ndihmat. Grupe rivale, klane dhe mungesë rendi
2 Korrik, 2025

Në mungesë të rregullave të qarta dhe me periudha kur sundon thjesht anarkia, ndihmat humanitare janë kthyer në fushëbetejën kryesore...

Lexo më shumë

Të Enjten seanca plenare/ Rendi i ditës, ja projektligjet që pritet të diskutohen

Mblidhet sot Kuvendi i Shqipërisë, ja rendi i ditës
2 Korrik, 2025

Nesër do të zhvillohet seanca plenare në Kuvend, ku deputetët do të diskutojnë rreth rendit të ditës të publikuar tashmë...

Lexo më shumë

Aksident i rëndë në Borizanë: 1 viktimë dhe 3 të plagosur

Aksident i rëndë në Borizanë: 1 viktimë dhe 3 të plagosur
2 Korrik, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Fushë-Krujës. Dy automjete tip “Mercedes Benz” janë përplasur...

Lexo më shumë

Çfarë është “kupola e nxehtësisë” dhe si i shkakton ajo valët e forta të të nxehtit?

48 gradë Celsius në Sardenjë, anticikloni afrikan Charon kulmon të martën në Itali
2 Korrik, 2025

Pjesë të mëdha të Evropës perëndimore u përfshinë këtë javë nga një valë e fuqishme e të nxehtit - me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com