Ministria e Punëve të Brendshme në Kosovë ka vendosur të mbyllë të gjitha parqet në Kosovë nga ora 08:00 deri në ora 20:00, me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Lajmi u bë i ditur në një komunikatë për media, ku është thënë se Policia e Kosovës do të vëzhgojë të gjitha këto hapësira dhe nuk do të lejojë asnjë qytetar pranë tyre.
Përveç kësaj, Grupi Ndërinstitucional për Menaxhimin e Incidenteve ka urdhëruar dyqanet, që lejohen të zhvillojnë veprimtarinë e tyre, të vendosin shenjat për mbajtjen e distancës prej një metër.
“Gjithashtu nga nesër në të gjitha lokalet do të ndalohet shërbimi i kafes si brenda ashtu edhe për t’i marrë me vete (Take Away), pavarësisht llojit të shërbimit primar”, është thënë mes tjerash në njoftim.
Aktualisht në Kosovë raportohet për 24 persona të infektuar me Covid-19./Opinion.al