Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës varen nga rrjedha e dialogut me Serbinë

2023/09/16 at 4:59 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës varen nga rrjedha e dialogut me Serbinë

Masat ndëshkuese që Bashkimi Evropian ka vendosur ndaj Kosovës në korrik, mund të hiqen ose shtohen, por kjo varet nga rrjedhja e situatës në terren dhe dialogu për normalizimin e raporteve me Serbinë.


Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, ka diskutuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, gjatë rundit të fundit të dialogut më 14 shtator.

Sipas një burimi, Borrell i ka thënë Kurtit se është i gatshëm të rekomandojë heqjen e masave nëse do të raportonte për sukses në takim. Por, rundi i dialogut dështoi pa një ujdi, pasi siç tha blloku evropian, Kosova nuk pranoi një propozim të BE-së për marrëveshjen për normalizim, andaj nuk pati edhe lëvizje sa i përket masave.

Zyrtari i BE-së, i tha REL-it se masat ndaj Kosovës janë fleksibile, të përkohshme, mund të hiqen, por edhe të shtohen, pasi për to janë pajtuar 27 shtetet anëtare të bllokut të cilat nuk i vënë në dyshim masat. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, përballë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në bisedimet e ndërmjetësuara nga dy zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe Mirosllav Lajçak, më 14 shtator 2023, në Bruksel.

Qeveria e Kosovës ishte njoftuar për masat e BE-së më 28 qershor dhe ato hynë në fillim të korrikut. Ato u vendosën për shkak të mospërmbushjes së kushteve të BE-së dhe Shteteve të Bashkuara për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës. Tensionet në këtë zonë të banuar me shumicë serbe u rritën në fund të majit. Masat ndëshkuese përfshijnë: suspendimin e përkohshëm të punës së trupave të krijuara në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, mosftesën e Kosovës në takime të nivelit të lartë dhe suspendimin e vizitave bilaterale, përveç atyre që fokusohen në adresimin e krizës në veri të Kosovës në kuadër të kornizës së dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Po ashtu masat përfshijnë edhe ndaljen e programimit të fondeve për Kosovën nga IPA 2024 (Instrumentet e Para-Anëtarësimit). Propozimet e Kosovës në kuadër të Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor nuk janë dorëzuar për shqyrtim nga bordi më 29 dhe 30 qershor. Pas takimit në kuadër të dialogut më 14 shtator, nga deklarata e përfaqësuesit të lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, ishte e dukshme se lehtësuesit e këtij procesi nuk mendojnë se janë përmbushur kushtet për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës. Kjo pasi Borrell deklaroi se masat që i ka ndërmarrë Kosova për shtensionimin e situatës në veri, ndonëse mirëpriten nga blloku, nuk mjaftojnë dhe nuk janë në përputhje me kërkesat dhe pritjet e BE-së.

Kosova dhe BE-ja në korrik u pajtuan për disa hapa që synojnë shtensionimin e situatës në veri. Që atëherë, Prishtina ka thënë se ka reduktuar praninë policore në dhe përreth ndërtesave komunale në veri të Kosovës. Po ashtu, është hartuar edhe një udhëzim administrativ që mundëson largimin e kryetarëve të komunave përmes një peticioni. Këto hapa të ndërmarra nga Kosova në BE janë vlerësuar si “veprime në drejtim të duhur”, por jo të mjaftueshme, sepse, sipas një diplomati me të cilin bisedoi REL-i, ato “nuk janë as të menjëhershme, as të mjaftueshme dhe nuk janë tërësisht në përputhje me kërkesat” e bllokut evropian.

Serbia, “nën monitorim”

Pas takimit të 14 shtatorit, i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, të enjten mbrëma ka njoftuar ambasadorët e shteteve anëtare në Komitetin për politikë dhe siguri të BE-së për bisedimeve. Ndonëse aty, sipas burime diplomatike është përsëritur thirrja për “një qasje të balancuar kur janë në pyetje masat”, Lajçak ka marrë mbështetjen për punën e tij, dhe sipas të njëjtave burime, “askush nuk ka vënë në dyshim masat ndaj Kosovës”. Ambasadorët kanë kërkuar që masa të tilla të shqyrtohen edhe për Serbinë sepse ka shumë shtete që besojnë se Kosova nuk është e vetmja fajtore për tensionet në veri.

Burimet në BE kanë thënë se shtetet e bllokut “po monitorojnë edhe sjelljen e Serbisë” dhe se “lehtësuesit do të preferonin sikur të mos kishte fare masa ndaj asnjërës palë”. Në BE për një kohë përmendin sanksionimin e Serbisë si “një mundësi”, por deri më tani masa janë vendosur vetëm ndaj Kosovës. Kosova për veprimet apo mosveprimet e saj sa i përket situatës në veri është qortuar edhe publikisht, ndërkaq Serbia është qortuar në takime të mbyllura, por jo edhe publikisht.

Tensionet në veri të Kosovës u rritën në maj, pasi kryetarët e rinj shqiptarë të zgjedhur në prill – në votimet e bojkotuara nga serbët lokalë – hynë në ndërtesat komunale me asistimin e Policisë së Kosovës. BE-ja dhe SHBA-ja vazhdimisht kanë kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të ulin tensionet dhe që në katër komunat veriore të mbahen zgjedhje të reja.

Ndërkaq, gjatë këtij viti, Kosova dhe Serbia kanë arritur gojarisht Marrëveshjen drejt normalizimit dhe Aneksin për zbatimin e saj, por blloku evropian ka thënë se zbatimi i saj nuk ka nisur. Marrëveshja prej 11 nenesh nuk përfshin njohjen reciproke për të cilën insiston Kosova, por kërkon nga Kosova dhe Serbia që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat. Po ashtu palët zotohen se do të zbatojnë marrëveshjet e arritura më herët në procesin e dialogut.

Pas përfundim të rundit të fundit të dialogut në nivel të lartë në Bruksel, Borrell ka deklaruar se “të dyja palët janë në shkelje serioze të obligimeve të tyre nga marrëveshja e dialogut”.

DASH i zhgënjyer me mungesën e përparimit në dialog

Në pyetjet se pse atëherë vetëm njëra palë, në këtë rast Kosova, është duke u përballur me masa ndëshkuese e Serbia jo, një zyrtar i BE-së tha se “masat janë specifike dhe kanë të bëjnë ekskluzivisht me hapat për shtensionimin e situatës në veri” të Kosovës.

“Vendet anëtare po monitorojnë edhe sjelljen e Serbisë. Serbia nuk ka bërë asgjë për të zbatuar obligimet e saj nga marrëveshja. Ka mundur të bëjë shumë gjëra në mënyrë të njëanshme, si për shembull sa i përket njohjes së dokumenteve. Nuk ka pasur nga ana e Serbisë as masa, e as dënim të njerëzve përgjegjës për dhunën në veri të Kosovës, edhe pse identiteti i tyre është i njohur”, tha një zyrtar i BE-së, i cili shtoi se mund të jetë e gjatë lista e gjërave që nuk ka bërë Serbia.

Megjithatë, ky zyrtar tha se “duhet së pari Kosova të nisë procedurën për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, pasi është një proces i gjatë dhe ne pastaj do të siguronim që Serbia t’i kryejë detyrat e veta”.

Se cili do të jetë fati i masave ndaj Kosovës, nëse ato do të hiqen apo do të shtohen masa të reja, apo nëse do të vendosen masa ndaj Serbisë, pritet të merret vendim në javët në vijim pasi të zhvillohen konsultimet mes shteteve anëtare të BE-së dhe pas konsultimeve mes BE-së dhe SHBA-së./REL



Ju sugjerojmë

Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Putin: Rusia gati për paqe me Ukrainën, por vetëm mbi bazën e marrëveshjeve të…

23 Qershor, 2026 10:32 pm
Kim Jong Un: Koreja e Veriut përshpejton programin bërthamor
Bota

Kim Jong Un: Koreja e Veriut përshpejton programin bërthamor

23 Qershor, 2026 10:26 pm
Rama publikon videon: Dritan Goxhaj dhe i ati ishin mercenarë me pagesë në UÇK
Aktualitet

Rama publikon videon: Dritan Goxhaj dhe i ati ishin mercenarë me pagesë në UÇK

23 Qershor, 2026 9:21 pm
Thirrja nga protesta e qytetarëve: Në 4 Korrik, e gjithë diaspora këtu
Aktualitet

Thirrja nga protesta e qytetarëve: Në 4 Korrik, e gjithë diaspora këtu

23 Qershor, 2026 9:16 pm
Dita e 24-të në Tiranë, qytetarët nisin protestën
Aktualitet

Dita e 24-të në Tiranë, qytetarët nisin protestën

23 Qershor, 2026 7:19 pm
Temperaturat ekstreme paralizojnë Londrën dhe rrjetin hekurudhor
Bota

Temperaturat ekstreme paralizojnë Londrën dhe rrjetin hekurudhor

23 Qershor, 2026 6:51 pm
FSHF miraton ndryshimin e formatit të kampionatit “Abissnet Superiore”
Sport

FSHF miraton ndryshimin e formatit të kampionatit “Abissnet Superiore”

23 Qershor, 2026 6:38 pm
Francë/ Temperatura rekord dhe 40 të vdekur gjatë valës ekstreme të të nxehtit
Bota

Francë/ Temperatura rekord dhe 40 të vdekur gjatë valës ekstreme të të nxehtit

23 Qershor, 2026 5:41 pm
Protesta, Braçe: Aty ka 7-8 agjenda, disa primitive e shumë të rrezikshme
Politikë

Protesta, Braçe: Aty ka 7-8 agjenda, disa primitive e shumë të rrezikshme

23 Qershor, 2026 5:30 pm
La grupin e PS,Koçeku:Ky mesazh i drejtohet Bajrajve, nëse familjes sime i preket…
Kryesore

Deputetja nxjerr mesazhet me Ramën dhe i kërkon dorëheqjen: S’kam frikë të…

23 Qershor, 2026 5:16 pm
Para
Libia nis hetimet për shembjen e dy digave që shkaktuan përmbytjet shkatërruese

Libia nis hetimet për shembjen e dy digave që shkaktuan përmbytjet shkatërruese

Mali i Zi/Akuzohen 21 persona për kontrabandë me kokainë, mes tyre edhe kryetari i Budvës

Mali i Zi/Akuzohen 21 persona për kontrabandë me kokainë, mes tyre edhe kryetari i Budvës

E diagnostikuar me kancer gjiri, ndahet nga jeta gazetarja e Zërit të Amerikës

E diagnostikuar me kancer gjiri, ndahet nga jeta gazetarja e Zërit të Amerikës
















TE FUNDIT

Putin: Rusia gati për paqe me Ukrainën, por vetëm mbi bazën e marrëveshjeve të…

Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
23 Qershor, 2026

Presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi se Moska mbetet e gatshme të zhvillojë negociata paqeje me Ukrainën, por vetëm mbi bazën...

Lexo më shumë

Kim Jong Un: Koreja e Veriut përshpejton programin bërthamor

Kim Jong Un: Koreja e Veriut përshpejton programin bërthamor
23 Qershor, 2026

Koreja e Veriut ka deklaruar se do të përshpejtojë forcimin e kapaciteteve të saj ushtarake dhe programit bërthamor, ndërsa lideri...

Lexo më shumë

Rama publikon videon: Dritan Goxhaj dhe i ati ishin mercenarë me pagesë në UÇK

Rama publikon videon: Dritan Goxhaj dhe i ati ishin mercenarë me pagesë në UÇK
23 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për Dritan Goxhajn, i cili lexoi deklaratën me disa kërkesa në protestën para Kryeministrisë....

Lexo më shumë

Thirrja nga protesta e qytetarëve: Në 4 Korrik, e gjithë diaspora këtu

Thirrja nga protesta e qytetarëve: Në 4 Korrik, e gjithë diaspora këtu
23 Qershor, 2026

Mbahet sot Tiranë protesta qytetare, për të 24 ditë. Grumbullimi i qytetarëve ka nisur si çdo ditë në sheshin Skënderbej,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}