Kryesore

Masat ndaj COVID-19, nga e hëna vetëm një person nga familja mund të dalë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:23 - 27/03/20 |
Opi Nion

Masat për parandalimin e koronavirusit do të ndryshojnë që nga dita e hënë.

Kryeministri Edi Rama shkruan në rrjetet sociale se që nga e hëna vetëm një personi nga familja do t’i lejohet dalja nga shtëpia për të bërë furnizimet e nevojshme me ushqime dhe kjo do të bëhet duke u regjistruar në një aplikacion që do të prezantohet.

Ndërkohë, orari i lëvizjes do të vazhdojë të jetë nga ora 05:00 deri në 13:00/

“Gati aplikacioni për leje-daljen e vetëm një personi nga familja për të bërë pazar!  Njësoj si javën e shkuar, nga ora 13.00 nesër deri të hënën 05.00 të gjithë në shtëpi dhe të gjithë qepenat mbyllur! Nga e hëna askush nuk del dot më në pazar, pa marrë lejen digjitale me e-mail ose telefon në emër të familjes”, shkruan kryeministri./ Opinion.al

Pas