Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Masat e reja në Kosovë: Punonjësit e administratës nuk futen në punë pa vaksinë

2021/11/30 at 6:52 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Masat e reja në Kosovë: Punonjësit e administratës nuk futen në punë pa vaksinë

Qeveria e Kosovës po diskuton për masat e reja anti-COVID. Ndërsa zëdhënës për informim në Ministrinë e Shëndetësisë kanë thënë për Express se do t’i propozojnë Qeverisë disa masa të reja bazuar në situatën epidemiologjike në rajon.

Mësohet se kufizimi i qarkullimit të qytetarëve do të vazhdoj të jetë nga ora 00:00 deri në ora 05:00, ndërsa, qytetarët do të vazhdojnë të mbajnë maska.

Ministria e Shëndetësisë ka propozuar që çdo person që hyn në Kosovë duhet të ketë certifikatën e vaksinimit të plotë ose certifikatën e vaksinimit për vaksinimin me një dozë, jo më e vjetër se katër javë, bashkë me testin RT-PCR negativ për COVID-19, të kryer brenda 48 orëve.

Ndërsa, shtetasve të Republikës së Kosovës, si dhe personave me leje qëndrimi të përkohshëm ose të përhershëm në Kosovë, të cilët nuk posedojnë ndonjë nga dëshmitë e mësipërme dhe kërkojnë të hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, iu jepet mundësia të vaksinohen nga ekipet mobile të vendosura në pikën kufitare.

Institucionet publike dhe private do të detyrohen të mbajnë dezinfektatë dhe maska në hyrje të objektit e në brendësi të tij.

Të gjithë punonjësit e institucioneve publike, si dhe personeli i ndërmarrjeve publike në pronësi të Qeverisë apo të një komune, duhet të posedojnë certifikatën e vaksinimit të plotë, ose certifikatën për vaksinimin me një dozë bashkë me dëshminë se personi ka kaluar COVID-19 në mënyrë që t’ju lejohet hyrja në ambientet e punës.

Zëdhënës për informim në Ministrinë e Shëndetësisë kanë thënë sot për Express se do t’ua propozojnë Qeverisë masat e reja bazuar në situatën epidemiologjike në rajon.

Sipas tyre, këto masa pritet të miratohen së shpejti dhe të zbatohen nga të gjithë.

“Disa masa të reja do të propozohen nga MSh për Qeverinë, bazuar në situatën epidemiologjike dhe rreziqet që mund të vijnë edhe nga varianti Omicron, dhe ato pritet të miratohen së shpejti dhe duhet të zbatohen nga të gjithë. Zbatimi i masave me korrektësi dhe vaksinimi janë aktualisht rruga që duhet ndjekur për të parandaluar përkeqësimin e situatës”, është thënë nga MSH.

Më tej Ministria e Shëndetësisë kanë thënë se sistemi shëndetësor në Kosovë është i mobilizuar për t’u përballur me çfarëdo varianti në teren.

“Është e drejtë që kur në cilindo kontinent apo shtet shfaqet ndonjë variant i ri, situata të trajtohet me seriozitet dhe sistemi të mbahet i mobilizuar në maksimum për t’u ballafaquar me çfarëdo skenari në terren. Këtë po e bën edhe sistemi shëndetësor në Kosovë, me të gjitha kapacitetet që i ka”, thuhet tutje nga kjo ministri.

Etiketa: kosovemasat anti-COVID

Ju sugjerojmë

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Sali Berisha
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Sali Berisha

31 Tetor, 2025 7:24 pm
“Dodik, mbrojtës i Krishterimit!” Kush loboi te Trump për heqjen e sanksioneve?
Rajoni

“Dodik, mbrojtës i Krishterimit!” Kush loboi te Trump për heqjen e sanksioneve?

31 Tetor, 2025 6:24 pm
7 orë në Gjykatën Kushtetuese, përfundon seanca, Veliaj niset drejt paraburgimit
Aktualitet

7 orë në Gjykatën Kushtetuese, përfundon seanca, Veliaj niset drejt paraburgimit

31 Tetor, 2025 5:39 pm
Ky është avioni më i shpejtë në botë
Life Style

Ky është avioni më i shpejtë në botë

31 Tetor, 2025 5:18 pm
SPAK për Belinda Ballukun: Të pandehurës i është njoftuar akuza
Kronikë

SPAK për Belinda Ballukun: Të pandehurës i është njoftuar akuza

31 Tetor, 2025 4:41 pm
Veliaj: Kryetarët e bashkive, nën presion nga prokurorët për t’i futur fisin në punë
Aktualitet

Veliaj: Kryetarët e bashkive, nën presion nga prokurorët për t’i futur fisin në punë

31 Tetor, 2025 4:37 pm
“Kreu i Bashkisë Rrogozhinë në detyrë edhe pse i dënuar”,Veliaj: Standard i dyfishtë
Aktualitet

“Kreu i Bashkisë Rrogozhinë në detyrë edhe pse i dënuar”,Veliaj: Standard i dyfishtë

31 Tetor, 2025 4:29 pm
Nga burgu te betejat brenda PS, karriera dhe jeta politike e Fatos Nanos
Aktualitet

Nga burgu te betejat brenda PS, karriera dhe jeta politike e Fatos Nanos

31 Tetor, 2025 4:18 pm
Balluku pas daljes nga SPAK: Shpresoj në një proces mbi parimet e drejtësisë
Kronikë

Balluku pas daljes nga SPAK: Shpresoj në një proces mbi parimet e drejtësisë

31 Tetor, 2025 4:14 pm
Belinda Balluku paraqitet në SPAK
Aktualitet

Belinda Balluku paraqitet në SPAK

31 Tetor, 2025 3:21 pm
Para
Kuvendi i 11 dhjetorit, Basha: Nuk ka asnjë rëndësi çfarë vendosin

Kuvendi i 11 dhjetorit, Basha: Nuk ka asnjë rëndësi çfarë vendosin

Është i mundur një bashkim me Berishën? Basha: Ka hedhur në erë çdo urë afrimi

“Vendimi ishte i drejtë”, Basha: Unë nuk pështy mbi bashkëpunimin me Berishën

“U ul në gjunjë dhe m’u lut”, Basha-Metës: Trego të vërtetën dhe thuaje se…

“U ul në gjunjë dhe m'u lut”, Basha-Metës: Trego të vërtetën dhe thuaje se...

TE FUNDIT

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Sali Berisha

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Sali Berisha
31 Tetor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar me një status në Facebook pas ndarjes nga jeta të Fatos Nanos...

Lexo më shumë

“Dodik, mbrojtës i Krishterimit!” Kush loboi te Trump për heqjen e sanksioneve?

“Dodik, mbrojtës i Krishterimit!” Kush loboi te Trump për heqjen e sanksioneve?
31 Tetor, 2025

Administrata Trump ka hequr sanksionet ndaj aleati të Presidentit rus Vladimir Putin, i cili u shkarkua këtë muaj nga posti...

Lexo më shumë

7 orë në Gjykatën Kushtetuese, përfundon seanca, Veliaj niset drejt paraburgimit

7 orë në Gjykatën Kushtetuese, përfundon seanca, Veliaj niset drejt paraburgimit
31 Tetor, 2025

Pas 7 orëve në Gjykatën Kushtetuese ka përfunduar seanca për shqyrtimin e kërkesës së Erion Veliajt për shkarkimin e tij...

Lexo më shumë

Ky është avioni më i shpejtë në botë

Ky është avioni më i shpejtë në botë
31 Tetor, 2025

Kur flitet për avionë të shpejtë, shumica mendojnë menjëherë për Concorde-n, simbolin e luksit dhe shpejtësisë në transportin civil. Por...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com