Kryesore

Masat anti-COVID, Rama tregon vendimin e rëndësishëm për lokalet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:35 - 27/09/20 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se do të lejohet hapja e ambienteve të brendshme të lokaleve. Rama dha këtë lajm teksa po vizitonte disa biznese.

Rama bëri me dije se njoftimi i ministrisë së Shëndetësisë do të publikohet sot, ku dhe do të jetë i shënuar protokolli që duhet të ndjekin lokalet.

 “I thërrisni pak mendjen, dhe i rrisni pak rrogën. Shqipëria si asnjë vend tjetër pa taksa për biznesin e vogël deri në 2029. Sot do të dalë njoftimi i ministrisë së Shëndetësisë për hapjen brenda të lokaleve. Se është problem tani që fillon koha më e ftohtë. Por duke respektuar masat, mos e merreni me shaka Covid-in. Larg qoftë për secilin. Të jeni mirë dhe shëndet. Puna mbarë”, tha Rama.

Kryeministri ditën e sotme ka zhvilluar një takim me bizneset të cilat janë ‘çliruar’ nga tatim fitimi, TVSH-ja dhe vizitat e inspektorëve. / Opinion.al

Pas