Aktualitet

Masat anti-COVID, policia gjobit 809 qytetarë për thyerjen e rregullave


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:51 - 17/03/21 |
Opi Nion

Gjatë 24 orëve të fundit, policia ka ndëshkuar 809 qytetarë për thyerjen e rregullave anti-COVID.

Patrullat e Përgjithshme kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, 709 shtetas që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse.

Janë ndëshkuar me të njëjtën masë administrative, 91 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.

Shërbimet e Policisë kanë konstatuar 3 subjekte që ushtronte aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e secilit subjekt është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë.

Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 6 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00.

Ndërkohë që Policia e Shtetit apelon të gjithë qytetarët që të respektojnë masat andi-COVID./Opinion.al

Pas