Aktualitet

Masat anti-covid/ Gjobiten 612 qytetarë dhe 20 administratorë lokalesh


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:38 - 12/11/20 |
Opi Nion

Vijojnë kontrollet në gjithë vendin, për respektimin e masave anti-covid. Policia njofton se në 24 orët e fundit janë ndëshkuar me gjobë 612 qytetarë të cilët janë konstatuar pa maskat mbrojtëse.

Gjithashtu, autoritetet bëjnë me dije se janë konstatuar 20 lokale, në ambientet e të cilëve kishte muzikë pas orës 20:00 dhe nuk respektoheshin protokollet e sigurisë. Secili prej administratorëve të këtyre lokaleve është ndëshkuar me gjobë 1.000.000 lekë.

Gjithashtu, janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 7 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi janë identifikuar, janë ndëshkuar me gjobë 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Kontrollet kanë vijuar edhe pas orës 22:00, për të monitoruar zbatimin e masave shtesë për kufizimin e lëvizjes.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në këtë fashë orare, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se  përgjithësisht qytetarët i kanë zbatuar urdhrat për kufizimin e lëvizjeve, ndërsa disa qytetarë këshilluar për shkak se ishin të paqartë për rregullat e lëvizjes./ Opinion.al

 

 

Pas