Një 23-vjeçar shqiptar është arrestuar si autor i dyshuar për vrasjen me thikë të një 19-vjeçari grek. Sipas protothema.gr i riu banonte në Selanik dhe kishte leje qëndrimi të përkohshme në Greqi.
Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të së martës në Selanik. I riu shqiptar u vu në pranga në momentin kur familja i jepte lamtumirën e fundit 19-vjeçarit fatkeq. Varrimi i Alkisit u bë mesditën e së mërkurës në Veri të Greqisë.
Mediat greke e kosiderojnë të riun shqiptar, autor të ngjarjes së rëndë, si një huligan mizor. Sipas raportimeve të tyre ai është proceduar edhe më parë për një rast dhune nga tifozët në vitin 2019.
23-vjeçari u identifikua nga pamjet e kamerave të sigurisë. /Opinion.al