Shqiptari, Eduart Danaj doli sot para gjykatës në Greqi, ku ka kërkuar falje para togave të zeza. Ai akuzohet se masakroi me thikë ish-bashkëshorten e tij, Enkelejda Danaj, nënën e dy fëmijëve.
I pandehuri ka kërkuar falje për krimin që thuhet se e kreu në gjendje të qetë shpirtërore. Ndaj tij rëndon akuza e armëmbajtjes pa leje dhe përdorim të armëve.
Informacionet thonë se në kërkim të faljes ai ka pranuar krimin dhe ka deklaruar se “i vjen keq” për veprimin e tij.
Ndërkohë gjykata në Athinë ka caktuar ndaj tij masën e “arrestit me burg”.