Autori i vrasjes së 51 personave në sulmet ndaj xhamive në Christchurch të Zelandës së Re më 15 mars të këtij viti, është akuzuar zyrtarisht për krime terrorizmi, dhe nëse shpallet fajtor mund të marrë dënimin maksimal, atë të burgimit përjetë. Pos kësaj, ai përballet edhe me akuza për vrasje dhe për tentativa vrasjeje.
I vetëshpallur supremacist i bardhë 28-vjeçari dokumentoi gjithçka, që nga letrat e shkruara e deri te transmetimi drejtpërdrejt në Facebook i ngjarjes, ndërsa raportohet se nuk i është ofruar mundësia e pranimit të fajësisë dhe përfitimit nga i ashtuquajturi “gjykim i shkurtuar”.
Disa javë pas ngjarjes tronditëse, parlamenti australian votoi për ndalimin e armëve gjysmë-automatike, ndërkaq Tarrant do të paraqitet në gjykatë në muajin qershor, ndërsa aktualisht po iu nënshtrohet kontrolleve për shëndetin mendor./Opinion.al